Ngarja e biçikletës në dimër pothuaj me asgjë nuk dallohet nga ngarja e biçkletës në verë ose pranverë. Nodoshta kemi nevojë për pak kujdes më të madh, por ngarja në borë mund të jetë ngarje me më shumë andrenalinë.
Miti u zbulua
Ftohja e parë deri para ca vitesh për shumë njerëz nënkuptonte „paketim” i biçikletës deri në verën e ardhëshme. Ekspanzioni i ngarjes së biçikletës gjatë disa viteve të kaluara ngadal po sigurt e zhveshi këtë mit, kështu që secila ditë bëhet ditë e mirë për ngarje të biçilketës. Në botë ka shumë shembuj ku biçikleta, sidomos si mjet transporti, përdoret gjatë tërë vitit. Në këtë kryesojnë vendet e Evropës perendimore dhe vendet skandinave.
Ngarja e biçikletë përveç që sjell shumë përfitime shëndetsore shëndrohet në kulturë të veçantë të sjelljes ndaj vetes dhe shoqërisë në përgjithsi. Gjithsesi se ekzistojnë edhe faktorë të cilët drejtpërsëdrejti ndikojnë në promovimin dhe motivimin e përdorimit të biçikletës si mjet udhëtimi dhe si mjet kreativ. Disa nga këto janë e keqe e domosdoshme, siç është përdorimi shtegjeve të organizuar dhe të shënuara mirë për vozitje, por një pjesë e mirë prej tyre janë arsye „e shkretë” që biçikleta edhe këtë dimër të mbetet e fshehur diku në qilarë.
A është sigurtë?
Ngarja e biçikletës në dimër pothuaj nuk dallohet aspak nga ngarj e saj në verë ose pranverë. Njëlloj është sikur shëtitja juaj dimrore. Megjithatë, skeptikët do të thonë se është shumë ftohtë për biçikletë, kurse një pjesë e mirë e tyre do ta shfrytëzojnë bukurinë dimrore madje edhe në temepratura -10˚ C ose -15˚ C do të „nxehen” me skijim.
Ndoshta ke nevojë për përvojë më të madhe nëse rrugicat janë të mbuluara me dëborë ose shtresë akulli, por sërish, me kujdes të veçantë akulli ose bora mund të jenë vetëm kënaqësi plotësuese me andrenalin.
Çka është e nevojshme?
Ngarja e biçikletës në kushte dimrore nuk kërkon përgatitje të veçanta nga biçikleta juaj. Gjithsesi, servisimet teknike dhe mirëmbatja e biçikletës në gjendje të mirë teknike është e domosdoshme. Nëse ngitni biçikletën në sipërfaqet me dëborë atëherë është e nevojshme voztje me goma më të trasha dhe duhet të reduktohet shtypja e gomave.
Duke pasur parasyshë se ngarja e biçikletës paraqet edhe aktivitet fizik, nuk rekomandohet që të mbajmë tesha të trasha shumë. Nga njëra anë kjo mund të pengoj lëvizjen tuaj, kurse nga ana tjetër mund të rezulton edhe në djersitje të tepërt. Rekomandohet që në fillim të keni pak ftoht, kurse ngadal gjatë vozitjes do të nxeheni dhe do të ndjeheni mirë. Teshat e duhura nënkuptojn kapuçin dhe helemetën mbrojtëse, dorezat dhe maskën për fytyrë. Nëse temepraturat janë nën zero, nëse frynë era ose bjen borë, rekomandohet edhe mbrotje plotësuese e syve me syza. Rekomandimi është që të shmangen teshat prej pambuku.
Ushqimi dhe uji
Ashtu si te çdo aktivitet fizik, ashtu edhe kur ngasim biçikletë shumë lehtë mund të dehidratoni, edhepse jashtë është ftoht. Andaj konsumoni ujë më shpesh. Por kujdes edhe nga ushqimi. Ushqimi duhet të jetë i lehtë dhe i shëndetshëm që t’ju mundësoj sasi të mjaftueshme të energjisë e cila u nevojitet për ngarje të biçikletës.
Pjesëmarrës ose bashkëpuntor të drejtpërdrejtë
Jemi dëshmitarë të ndotjes vazhdimisht e më të madhe të mjedisit dhe refletkimeve të tij në shëndetin tonë , cilësinë e jetës sonë. Kjo theksohet shumë në muajt dimror kur shfrytëzimi i automobilave është më masovik. Në këtë rast, vendimi që të shfrytëzoni biçikletë si mjet alternativ bartës mund t’ju bëj pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në promovimin e vlerave dhe aktiviteteve të cilat lidhen me mbrojtjen e mjedisit. Në të kundërtën, do të ngelin vëzhgues pasiv dhe bashkëpuntor në anën më të errët.
Dobitë janë të shumëllojshme
Dobitë nga ngarja e biçikletës vërtetë janë të shumëta. Përderiasa ngisni biçiklet, ju thjeshtë ushtroni, shmangni trafikun e ngarkuar dhe mbroni mjedisin.
Përveç kësaj:
- e përmirësoni kondicionin fizik
- humbni peshë
- reduktoni rrezikun nga sëmundje kardiovaskulare
- ndjeni liri dhe mobilitet në lëvizje
- kurseni të holla
- zhvilloni intuitë plotësuese dhe ndjenjë për orientim
Dhe gjithsesi, shpërblimi juaj është imunitet më i fortë dhe trup më të shëndetshëm. Përveç kësaj, vozitja e biçikletë din të përmirëson edhe humorin, kurse humori i mirë garanton edhe ditë të sukseshme.
Dhe ndoshta edhe më e rëndësishme – nëse jeni prind do të bëheni shembull i mirë për fëmijët tuaj dhe kod sekret për ndërtimin e vetëdijes së tyre, kurse më vonë edhe për interesat dhe mardhëniet e tyre me sportin dhe kudesin ndaj mjedisit dhe shoqërisë.
Pra, të nderuar dashamairë të çiklizmit, nuk ju ngel asgjë tjetër përveç që të lëvizni në idilën dimrore me rrotullim të thjeshtë të pedalëve të biçikletës suaj.