Përveç sasisë më të madhe të ushqimit të pasur me hekur, poashtu rekomandohet edhe konsimi plotësues i vitaminës C ( limon, portokall dhe të tjera) që të lehtësohet dhe të përmirësohet marrja e hekurit.
Ushqimi mund shumë të ndihmon shërimin, por nuk duhet të jetë metodë e vetme.
Hithëri – kjo bimë përmban sasi më të madhe të hekurit, ku përqindja më e madhe gjendet në gjethe. Hithëri është “ilaç” shumë efikas për shërimin e anemisë, faktikisht, konsiderohet fabrikë e përbërësve (hekur dhe vitamin C ), të cilët stimulojnë prodhimin e rruzave të kuqe te gjakut. Gjethet e thata dhe të freskëta të hithërit mund të shfrytëzohen për përgatitjen e çajrave, qulleve, çorbave dhe sallateve të ndryshme.
Panxhari – konsumi i lëngut të panxharit është shumë i rëndësishëm për njerëzit të cilët kanë predispozita për aneminë. Rekomandohet që të konsumohet disa muaj dy gota lëng në ditë, për përmirësimin e pasqyrës së gjakut.
Luleradhiqja – mund të konsumohet e thatë, me përgatitje të çajit ose si ushqim plotësuese në sallatë.
Kopër – mund t’i micëroni farat ose t’i përdorni si erëza, për shembull, gjatë përgatitjes së thjerrëzave.
Tharmi i birrës – me porcion ose në sallatë, të konsumohet një lugë tharmi birre në ditë.
Përgatiteni vetë
Lëng portokalli dhe limoni
Lëngu nga portokalli dhe limoni, si të gjithë llojet tjera të ushqimit të pasur me vitamin C, ndihmon në absorbimin e hekurit. Rekomandohet që në gjendje të anemisë, të rritet konsumi i vitaminës C me anë të citruseve. Lëngu nga limoni mund të përdoret si shtesë në perime (spinaq dhe sallatë jeshile), të cilat janë të pasura me hekur, ose në porcione si thjerëza, fasule, brokoli dhe lakër.
Lëng domatesh, spinaqi dhe hudhre
Në blender vendosen domati i kuq, disa gjethe spinaqi, thelë hudhre dhe një gotë ujë. Përzijeni mirë. Pihet menjëherë.
Lëng majdanozi dhe limoni
Presim imët një tufë majdanozi dhe e vendosim në blender.Shtojmë një gotë ujë dhe lëngun e një limoni. Përzijhet mirë dhe shtrydhet. Konsumohet në mëngjes. Hekuri i majdanozit absorbohet më mirë nëse konsumohet së bashku me limon.
Lëng nga panxhari dhe karrota
Dy panxhare të freskëta dhe dy karrota të freskëta përzijhen në blender.Nëse dëshironi, mund të shtoni dy lugë tharm ose ½ lugë anason. Lëngu pihet gjatë tërë ditës.
Lëng nga manaferra, luleshtydhja dhe molla
Një grusht manaferra, luleshtrydhe dhe molla përzijhen me një gotë uijë. Kjo pije është më e mirë nëse konsumohet në mëngjes, në stomak të zbrazur.
Lëng nga portokalli, bajamet, tharmi, mjalta dhe e verdha e vezës
Përbërja: 1 gotë lëng portokalli, 2 bajame, 1 lugë tharm birre,1 lugë dyll blete, 1 e verdhë e freskët e vezës. Tërë këto përbërës përzijhen disa minuta.
Lëngu konsumohet ngadal.
E verdha e vezës me limon dhe mjaltë
Rrihni të verdhën e vezës me lëngun e limonit dhe një lugë me mjaltë natyrore të bletëve. Konsumoni 3 herë në ditë, 3 herë në javë.
Kundër anemisë me fara të hithërit
Përbërsit e nevojshëm:
400 g mjaltë
50 g fara të bluara të hithërit
2 limon
100 g bajame të grira
Përgatitja:
Bajamet priten ose bluhen më trashë (sipas shijes). Limonat shtrydhen. Në një pjatë më të madhe prej qelqi me lugë druri ose porcelani përzijhet mjalta, fara e hithërit, lëngu nga limoni dhe bajamet. Pasi përzijerja të njësohet ose bashkohet, vendoset në kavanoz dhe e mbuluar ruhet në frigurifer.
Përdoret tri herë në ditë, nga një lugë të vogël.
Sallat kundër anemisë
Sallat është shumë e lehtë për përgatitje dhe, përveç që është e mirë për pasqyrën e gjakut, është e volitshme edhe për individët me kolesterol të lartë, për gratë shtatzëna dhe për diabetikë.
3 gota fasule të kaftë
1 piper i kuq pritet në katror
1 piper i verdhë pritet në katror
1/2 qep e kuqe (pritet imët)
1 tufë majdanoz (grirë)
2 limona të shtrydhur
1 lugë vaj ulliri, krip sipas shijes
Pasi të përgatitet fasulja, kullohet mirë dhe vendoset në pjatë. I shtoni edhe specat, qepën dhe majdanozin.Pastaj vendoset vaji i ullirit, lëngu i portokallit dhe kripa sipas shijes.