LUFTA E NDJENJAVE – KUR PIKËLLIMI DËSHIRON TA MPOSHTË JETËN –

LUFTA E NDJENJAVE – KUR PIKËLLIMI DËSHIRON TA MPOSHTË JETËN –

Të gjithë ne kohë pas kohe jemi të pikëlluar.Pikëllimi është pjesë e pandashme e jetës sonë. Kjo mund të na ndihmoj që më mirë ta kuptojmë botën tonë të brendshme, t’i kuptojmë njerëzit tjerë rreth nesh, ta begatojmë përvojën tonë dhe t’i japim kuptim jetës sonë. Por sërish, nëse këto gjendje të pikëllimit ose të hidhërimit vazhdimisht ndikojnë mendimet, ndjenjat, sjelljen dhe mirëqenien e një individi, ndoshta jemi në prag të dëmtimit ose keqësimit serioz të shëndetit-depresion.

A është çdo ndryshim i humorit shenjë e depresionit?

Është normale që në disa faza të jetës të ndjehemi jo të lumtur dhe të mbizotrojnë ndjenjat e pafuqisë, mungesës së shpresë, dëshprimit dhe apatisë.Humori ose disponimi depresiv jo gjithmonë paraqet keqësim ose dëmtim shëndetsor.Ky, poashtu mund të jetë reagim normal i disa ndodhive ose gjendjeve të caktuara jetësore dhe efektit të tyre përkatës.Megjithatë, reagimet e këtilla priten në jetë dhe zakonisht zgjasin një periudhë të shkurtë kohore.Çdo përsëritje ciklike e gjendjes ose të themi “sundimi” vazhdueshëm i kësaj gjendjde më gjatë se sa dy javë mund të jetë shenjë e paraqitjes së depresionit.

Të pikëlluar pa ndonjë arsye

Edhepse ndonjëherë arsyet për depresion janë të dukshme ose evidente, ajo shpesh herë shfaqet pa ndonjë paralajmërim.Përnjëherë, mbi personin shfaqen re të zeza të pikëllimit, pa ndonjë arsye të qartë.Ndjeheni të zymtëdhe të raskapitur, edhepse nuk keni përjetuar ndonjë gjendje ose ndodhi tronditëse e cila e ka shkaktuar këtë depresion. Përveç kësaj, asgjë nuk mund t’i shpërndaj ose t’i dëboj këto re. Ata strehohen ashtu si strehohet përditësia jonë.Hyjmë në dëshprim duke mos e ditur arsyen e saktë ose të qartë.

Ndodhit të cilat mund të na nxjerrin nga binarët

Mgjithatë, disa ndodhi ose ngjarje në jetë mund të shkaktojnë humor ose disponim depresiv.Këtu e kemi fjalën para së gjithash për mënyrën dinamike të jetës, vështirësitë ekonomike, problemet në vendin e punës, diagnozat mjeksore, humbjen e ndonjë të afërmi, katastrofat natyrore, izolimin social, problemet në lidhjet, xhelozia, divorci dhe lëndimet katatrofike.Ndodhitë traumatizuese të cilat kanë ndodhur në fëmijëri mund të shkaktojnë depresion ose të krijojnë mënyrë patologjike të cilat mund të na shpien në depresion. Trajtimi jo i barabartë nga ana e prindit, poashtu mund të jetë faktor i rëndësishëm rreziku.

Shenjat për alarmim!

Secilin individ është personalitet në vetvete, gjë që nënkupton se edhe simptomet depresive, lloji dhe thellësia janë individuale, gjegjësisht ndryshojnë sipas personaliteve të ndryshme.

  • ndjenja të pafuqisë dhe mungesës së shpresës;
  • humbja e interesitpër aktivitete ditore, për shoqërinë me familjen dhe miqt, për kënaqësi dhe lumturi në përgjithsi;
  • reduktimi madje edhe humbja e plotë e dëshirave seksuale;
  • ndryshime në oreks,me rritje ose humbje të madhe të peshës;
  • çrregullimi i gjumitnë formë të pagjumësis ose ekstremi tjetrë – gjumë i tepërt;
  • irritueshmëria dhe nervozae cila mund të kalon në zemrim, madje edhe në agresivitet, humbja e energjisë për shkaktë cilës individët ndjehen të sfilitur, madje edhe aktivitetet e vogla dhe detyrat e lehta i lodhin;
  • vetë urretja,për shkak të së cilës një individ ndjehet i pa vlerës, fajtor dhe shumë vetëkritik me gabimet vetijake;
  • sjellje e pavetëshme e cila mund të rezulton në keqpërdorimin e narkotikëve, alkoholit, sporteve të rrezikshme, vozitje të shpejtë, etj.;
  • probleme me koncentrimin;
  • dhimbje të pasqarueshme,më shpesh kokëdhimbje, dhimbje në qafë dhe në kurriz, muskujt dhe stomaku.

Nga ato që u tha më lartë, kujdes të veçant duhet t’i kushtojmë thellësis së pikëllimit dhe mungesës së shpresës.Depresioni është shumë më shumë se sa keqardhja dhe dëshprim, dhe vetëm një javë “sundim”me ju dhe pltoësisht e merr kontrollin mbi jetën tuaj. Depresionipothuaj vazhdimisht është i pranishëm, kurse të gjithë gjërat që dikur ua ndryshonin humorin tashmë nuk kanë ndikim pozitiv. Te një njeri i cili vuan nga depresioni mund të ndryshohet mënyra e të menduarit.Botën e konceptojnë më ndryshe, madje shpeshherë në këndvështrim negativ, ndikon mbi jetën familjare dhe profesionale, andaj themi se mund të shkakton edhe izolim social.

Njohja në kohë e shenjave të para të depresionit dhe ndërmarrja e masave të duhura mund ta kthejnë individin në jetë normale, si anëtarë funksional i familjes ose në mjedisin e punës.

Bëhuni zot i jetës suaj
Jo gjithmonë është gjithçka e zezë dhe e pashpresë.Në disa situata të caktuara, paraqitja e simptomeve të depresionit mund të jenë edhe një mundësi e shkëlqyer për transformim personal. Çdo krizë dhe rënie mund ta shëndrojmë në mundësi për gjetjen e vetvetes. Të zbulojmë se kush jemi dhe të ecim drejt rrugës së re të pavarësis, dhe lirisë personale dhe “rilindjes” sonë.
Në ven që të mbetemi të ngecur në labirinthin e pashpresës, drejtoni timonin e jetës suaj dhe me disa ndryshime në jetën dhe shprehitë tuaja jetësore tejkaloni stuhinë e humoreve dhe ndjenjave negative.

Mësohuni si t’i merrni gjërat shtruar

Ndonjëherë vërtetë ndjehimi sikur jemi në marshin e gjashtë. Patjetër të mësoni kur është e nevojshme që t’i merrni gjërat shtruar dhe t’ju thoni “jo” njerëzve dhe planeve të cilat ju nervozojnë dhe ju dëshprojnë.Do të njeheni më të qetë. Kushtojuni vëmendje vetëm gjërave dhe individëve të cilët ju ushqejnë me energji pozitive.

Kujdes me sistemin tuaj digjestiv

Nëse dëshironi që jetoni më të lumtur, patjetër të kujdeseni për sistemin tuaj të tretjes.Nëse ushqeheni me artikuj të shëndosh mjeksor, sistemi juaj i tretjes do të punon siç duhet, dhe në mënyrë natyrore do të reduktoni ose zbusni nervozën dhe stresin.
Reduktoni artikujt të cilët ndikojnë humorin tuaj, siç janë kafeja, çaji i zi, alkoholi, sheqeri dhe produktet nga mielli i bardhë.Përdorni ushqim natyror. Mos ta inkuadroni më shumë peshkun në sofrën tuaj në vend të mishit të kuq.Angazhohuni për blerjen dhe përgatitjen e ushqimit.
Konsumoni sasi të mjaftueshme të ujit– 8 gota në ditë duhet t’ju bëhet rutinë. Ujin konsumojeni në kohë të duhur,sepse pasi të ndjeni etje, ju tanimë jeni dehidruar.

Arsyet për paraqitjen e simptomeve depresive

Arsyet për paraqitjen e depresionit janë komplekse.Përveç ndryshimeve biokimike në tru, kjo më shpesh paraqitet edhe për shkak të kombinimit të faktorëve biologjik, psikologjik dhe sociologjik, gjegjësisht më shumë për shkak të zgjedhjes së stilit jetësor, partnerit, shkathtësive personale për zgjidhjen dhe trajtimin e problemeve.Faktorët gjenetik dhe historia familjare mund të jenë faktorë predispozitues.
Keqpërdorimi i barnave helmues, stimulanseve dhe alkoholit poashtu lidhet me paraqitjen e simtomeve depresive.

Kthehuni ka natyra

Përdorimi i disa bimëve të caktuara mjekuese pa dyshim mund të ndihmojnë në situata stresuese. Kantarioni është një ndër bimët më të njohura mjekuese kundër depresionit.Gjethet e saj të verdha shkëlqyese simbolizojnë fuqinë e diellit, kurse efeketet e tij antidepresive vlerësohen lartë në mjeksinë koncencionale.
Kantarioni nuk është “kurë instante”, por tregon rezultate të shkëlqyera afatgjate. Bima e ndihmon trupin dhe dhe shpirtin që të shërohen dhe mundëson ndërtimin themelit të fortë për kthimin e plotë të humorit.
Sipas rregullës, çaji konsumohet 3 herë në ditë, vetëm nëse nuk udhëzohet ndryshe sipas udhëzimeve, por para se të shfaqen përmirësimet e para patjetër të kalojnë së paku 1 ose 2 javë. Zakonisht, një trajtim mjeksor zgjat 3-6 muaj.

Riktheni buzëqeshjen

Mënyrat më të mira për përmirësimin e humorit ose disponimit janë aktivitetet fizike, shorëqimit dhe shëtitja në natyrë.Është dëshmuar se ushtrimet jo vetëm që përmirësojnë humorin tuaj, por edhe e reduktojnë anksiozitetin, i rregullojnë homonet e stresit dhe e prëforcojnë trupin tuaj.
Mundohuqi që të shoqëroheni më shumë, të kontaktoni dhe të biedoni me miqt dhe të afërmit.
Insistoni që të kaloni më shumë kohë në natyrë në rreze të diellit.Bëni shëtitje më shpesh në park, mal dhe liqene.Veëm prania në mjedise të këtilla është gjysmë shëndet.

Praktikoni joga

Shkenctarisht është dëshmuar se joga është e mirë për trupin, mendjen dhe për shpirtin. Ajo jo vetëm që mundëson shëndet të mirë fizik, por edhe ndihmon në mirëmbatjen e mendjes së kthellët dhe shpirtit të pastër.
Joga praktikohet si ilaç kundër depresionit, stresit, por edhe për probleme tjera shëndetsore. Anëtarësohuni në qendrën më të afërt për joga ku përveç dobive nga joga do të krijoni edhe miqësi të reja. Me ushtrimin e jogës do të vetëdisoheni për qenien tuaj dhe ndjenjat tuaja. Do të mësoni se si t’i menaxhoni ndjenjat dhe frikën. Do ta ushqeni trurin dhe trupin, do të përfitoni ose përvetësoni një diciplinë e cila do t’ju ndihmon që botën ta shikoni nga një këndvështrim tjetër, më të ndritur.

Ndihma profesionale

Sërish, nëse angazhimi personal për jetë të shëndoshë dhe pozitive, mbështetja nga familja dhe miqtë nuk tregon rezultate në luftën kundër depresionit, atëherë duhet të kërkoni ndihmë profesionale e cila mund të shoqërohet edhe me terapi të volitshme.