Luleshtrydhja

Luleshtrydhja

Nëse ekziston ndonjë perim me dukje të parezistueshme, aromë të mirë dhe shije të këndëshme, por në të njejtën kohë e shëndetshme dhe shëruese, atëherë kjo është luleshtrydhja. Bën pjesë në familjen e  trëndafilave (Rosaceae) dhe paraqet një bimë të çuditshme e cila shfaqet me specificitetet e saj. Luleshtrydhja është e vetmja pemë farat e të cilës janë jashtë dhe nuk fshihen në fryt dhe kanë shumë lloje, dhe shpesh mund të hasim edhe luleshtrydhe me ngjyrë të verdhë.

Pjesashëruese: Përveç fryteve, për shërim mund të përdoren edhe rrënja edhe gjethet e luleshtrydhes.Përmban sasi të madhe të vitaminës C, vitaminës A, fije, hekur dhe acid folik, i cili përveç përdorimeve tjera është i nevojshëm për shtatzëna ose gra të cilat synojnë të lindin.
Përbërës shërues: Përbërësit shërues të luleshtrydhes njihen qysh nga kohërat antike.Çaj nga gjethet e luleshtrydhes me shekuj përdoret kundër kapsllëkut, ndezjes në fyt, influenzës dhe ftohjes. Luleshtrydhja mund të ndihmon gjatë rimëkëmbjes pas sëmundjes, për përforcimin e imunitetit, te të sëmunrët nga verdhëza, si prevenim i sëmundjeve të lukthit, te artiritisi dhe reumatizmi, gurit në veshkë dhe te rritja e kolesterolit në gjak. Poashtu luleshtrydhja mund të përdoret edhe si mekanizëm për kujdesin ndaj lëkurës për shkak të vitaminës C dhe vitamins A të cilat e mbajnë lëkurën të butë dhe të tendosur. Rekomandohet që një deri dy herë në ditë ta vendosni në fytyrë luleshtrydhen e prerë në rathë ose të vendosni maskë të butë dhe pastaj pastrojeni fytyrën një herë me ujë të vakët pastaj me të ftohtë.

Mënyra e shfrytëzimit:
Çaj:Dy luglë të plota të gjetheve të luleshtrydhes dhe përzijeni me 250 ml ujë. Pas15 minutave filtroni çajin dhe konsumojeni tre herë në ditë nga një filxhan pas ushqimit. Çajin mund ta përdorni edhe për gargara.
Për pastrimin e organizmit: Nëse dëshironi ta pastroni organizmin, rekomandohet që në mbrëmje të konsumoni një porcion luleshtrydhe(pa sheqer ose krem) dhe në mëngjes do të zgjoheni të freskët, të pushuar dhe plotë energji.
Kundër dhimbjeve: Luleshtrydhja përmban salicilate natayrore dhe prandajka ndikime analgjetike, por nëse ju dhemb koka konsumoni një pjatë me luleshtrydhe. Poashtu ajo ka edhe veprime antipiretike dhe antibakterike dhe mund të përdoret për qetësimin e proceseve të ndezjes, për uljen e temepraturës dhe kundët dhimbjeve të muskujve. Është masë  shumë e dobishme kundërt djegëjeve.
Celuliti: Duke ju falimenderuar vitaminës A dhe vitaminës C, luleshtrydhja ose dredhëza ndihmon në luftën kundër celulitit.Këto vitamina kanë ndikime antioksiduese të cilat përshpejtonë procesin e plakes si dhe humbjen e elastuicitetit të indit, por edhe i shkatrojnë  radikalet e dëmshme. Rregullisht konsumoni luleshtrydhe që të përshpejtoni qarkullimin e gjakut dhe ndohmon në luftën kundër celulitit.
Trashësinia: Nëse keni problem me tepricën e kilogramëve, luleshtrydhja është ushim i përshtatshëm sepse përban pak kalori, por e përshpejton metabolizmin dhe ul oreksin.