Magnezi, bashkë me kaliumin, kalciumin dhe me natriumin, janë elementet bazë të domosdoshme për funksionimin e duhur të organizmit të njeriut i cili nuk është në gjendje ta sintetizoj këtë mineral. Për shkak të kësaj, nevojitet që çdo ditë të konsumohet ushqim i pasu me magnezi.
Magnezi është një nga elementet më të përhapura në korren e tokës(pothuaj2%), dhe është elementi i tretë më i pranishëm i zbërthyer në ujin e detit.Joni i magnezit është esencial për tërë qelizat e gjalla.
Hulumtimet tregojnë se madje 50% e individëve që vuajnë nga kokëdhimbjet e shpeshta kanë koncentrime të ulëta magnezit në gjak.
Përse na duhet magnezi?
Magnezi është shumë i rëndësishëm për organizmin, sepse ndikon në aktivitetin e më shumë se 300sistemeve enzimatike, duke përfshirë sintezën e proteinave dhe sintezën acidevenukleinike.Para se gjithash, luan rol të madh në punën e sistemit kardiovaskular, sistemit nervor, muskujve, veshkëve, mëlçisë së zezë, gjëndrave të cilat tajojnë hormone.Është me rëndësi të madhe për çlodhjen e muskujve dhe për gjumë të madh, dhe i pengon vështirësitë, siç janë: lodhja kronike, kokëdhimbja dhe migrena. Magnezi ndihmon në preveneimin dhe mjekimin e shumë sëmundjeve si astma, autizmin, sëmundjet e zemrës, epilepsinë, sklerozës e shumëfishtë dhe PMC.
Magnezi dhe zemra
Magnezi është me rëndësi themelore për funksionin e drejtë të punës së zemrës. Ai përfshihet në transferin e elektroliteve tjera, siç janë kalciumi dhe kaliumi, të rëndësishëm për bartjen e sinjaleve nervore dhe kontraksionet muskulore. Është dëshmuar se mungesa e magnesit mund të shkaktoj pengesë në punën e zemrës, që njihet si aritmia.
Magnezi dhe shtypja e gjakut
Është dëshmua se konsumi më i madh i magnesit mund të ndihmoj në parandalimin e shtypjes së lartë të gjakut. Nivelet e ulëta të magnezit kanë të bëjnë me rrezikun nga hipertensioni dhe sëmundjet e zemrës, sidomos nga infarkti.
Ngërçet e shpeshta dhe sëmundjet në muskuj
Koncentrimet e ulëta të magnezit në organizëm mund të jenë arsye për ngërçet e shpeshta dhe të dhimbshme në muskuj. Kjo mund të shprehet te sportistët dhe te individët me aktivitet të rritur fizik.
Magnezi dhe gjumi
Indikator i shpesht dhe i jashtëzakonshëm për mungesën e magnezit mund të jetë edhe paraqitja e pagjumësisë.Madje edhe nivelet më vogla të mungesës së koncentrimeve të kalcionit mund të jenë arsye e mjaftueshme për vështirësitë me gjumin ose për zgjimin e vazhdueshëm gjatë natës.
Koncentrimet e rekomanduar ditore
Sasirat e rekomanduara ditore varen nga mosha, gjinia, si dhe nga gjendjet specifike në organizëm. Në përgjithsi, konsumi i rekomanduar ditor te meshkujt e rritur është 420 mg, kurse te femrat është320 mg.
Simptiomet gjatë mungesës së magnezit
Simptomet të cilat manifestohen si rezultat i mungsës së magnesit janë të shumëllojshme, por si më të shpeshta janë:
– lodhje dhe ngërçe në muskuj;
– eshtra të butë dhe të brishtë;
– kokëdhimbje/migrenë;
– koncentrime jo stabile të sheqerit në gjak;
– shtypje e lartë e gjakut dhe aritmia;
– depresioni;
-mungesa e oreksit.
Ushqimi i pasur me magnez
Nevoja e trupit për magnez duhet të sigurohet me ushqime të volitshme. Në ushqimin i cili është i pasur me magnez bëjnë pjesë:bajamet dhe produktet tjera me bërthamë, produktet nga soja (tofu), bananja dhe perimet e gjelbërta,si spinaqi dhe panxhari gjethe.
Një qind gram bajame përmbajnë pothuaj290mg mangnez, gjysmë gote me spinaq përmban 78 mg magnez. Një banane mestare përmban pothuaj 32 mg magnez.Farat e lulediellieve sigurojnë 325 mg magnez në 100 g, kurse susami siguron 350 mg në 100 g. I pasur me magnez është edhe çokolata e zezë e cila 100 g përmban rreth 320 mg magnez.
Burimet tjera të mira të magnezit janë bishtajat, soja, qumështi, fasulja e zezë, avokado, krundet prej gruri dhe orizi, tërshëra, farat e kungullit.
Organizmi ynë absorbon vetëm1/3 magnez nga ushqimi. Konsumi i miellit të bardhë në formë të bukës,gatimeve të pjekura të brumit shpenzon rezervat e magnezit nga organizmi. Poashtu, ruataj e gjatë, ngrirja dhe përgatita (gatimi) i ushqimit, e varfërojnë këtë mineral.
Konsumi i pa kontrolluar i magnezit në formë të shtesës në ushqim mund të rezutoj në dozimin e tepërt. Simptomet karaktestike kur marrim dozë më të madhe të magnezit janë: diareja, plogështia dhe përgjumja. Prandaj, para përdorimit të çfardo lloj shtojce në ushqim, konsultohuni me farmacistin tuaj.