Përbërësit e nevojshëm
3 lugë vaj ulliri
1 qepë, e grirë imët
3-4 thelpinj hudhre
4 gjethe sherbele të grira
2 speca djegës të thatë
200 g domate të vogla
100 g kërpudha
400 g shpageta ose makarona të tjera
Përgatitja:
Skuqni qepën, hudhrën dhe kërpudhat në vaj ulliri në nxehtësi të ulët derisa të zbuten dhe uji të avullojë. Shtoni sherbelën dhe djegësin dhe skuqini edhe për disa minuta. Qëroni dhe grini domatet dhe shtoni në tigan dhe rrisni zjarrin dhe gatuajini derisa masa të trashet. Zieni shpagetat dhe shtoni në salcë. Dijeni këtë: Hudhra, domatet, vaji i ullirit dhe djegësi së bashku zbërthejnë toksinat duke ulur rrezikun nga kanceri.