Manaferra është murrizë e cila rritet si kaçube e egër në skajet e maleve, por mund të kultivohet edhe si e butë. Manaferrat e egra kanë fryta më të imët se ato të kultivuarat.
Aftësitë shëruese
Manaferra është antioksidans i mirë. Përmban vitamina dhe minerale, nga të cilët theksohen vitamina C dhe hekuri.
Fryti është i pasur me thjerrza rritëse dhe me acide të dobishme esenciale. Është e mirë për reduktimin e kolesterolit.
Përveç që është e rëndësishme në ushqim, si çdo pemë tjetër, manaferra është dëshmuar si mjet i fuqishëm për përmirësimin e pasqyrës së gjakut.
Me përdorimin disa ditor të manaferrës, rritet niveli i hekurit dhe hemoglobina, me këtë edhe rruzat e kuqe të gjakut (eritrocitet). Kjo është shumë me rëndësi për personat me anemi. Gjatë shtatzanisë, mund të vij deri te zvogëlimi ose reduktimi i hekurit, ku manaferra mund të ndihmojnë shumë që kjo paraqitje të zvoglohet.
Gjedhet e manaferrës poashtu janë shumë shëruese dhe mund të përdoren për përgatitjen e çajit. Ky çaj është shumë i mirë kundër diares, por vepron edhe si diuretik. Poashtu, çaji nga gjethet e manaferrës mund të përdoret për shpërlajre të gojës në rast të paradentozës ose lëndimeve në gojë, si dhe për përforcimin e qiellëzës. Për përgatitjen e çajit rekomandohen gjethe të vogla, nga manaferra e egër.
Më mire është që manaferra të hahet e freskët, por poashtu është e mire edhe e ngrirë, e cila mund të gjendet gjatë tërë vitit.
Manaferra përdoret si lëndë e pare në industrinë e ushqimit për xhem, ëmbëlsirë, lëng dhe verë manaferre.
Vera e Manaferrës
Vera e manaferrës është produkt i shkëlqyer i cili rekomandohet për konsumim për personat të cilët kanë problem me kolesterolin dhe aneminë.
Rekomandohet për zemër dhe enët gjakut të shëndosha, madje edhe si prevenim dhe reduktim i rrezikut të paraqitjes së ndonjë kanceri.
Vera e manaferrës mund të blihet ose të bëhet në kushte shtëpiake.
Recetë për Verën e Manaferrës
2 kg manaferra,
500 g sheqer i kaftë.
Në një enë më të madhe prej qelqi (kavanoz) vendosen paraprakisht manaferrat e shtrydhura dhe sheqeri, dhe përzihen mirë. Kavanozi mbushet deri 2/3, që të mund përzierja të zijej pa pengesë dhe mbulohte me pjatë ose gazë. Përzierja ruhet 20 ditë në vend të ngroht. Çdo të dytën ditë përzierja duhet të përzihet.
Pas 20 ditëve, vera e manaferrave kullohet dhe mbushen shishet e pastërta prej qelqi. Të mbuluara me gaza, shishet duhet të qëndrojnë edhe 7 ditë tjera. Pastaj shishet mbyllen mire dhe ruhen në vend të ftohtë.
Rekomandohet që në ditë të konsumohet ose pihet 50 deri 100 g nga vera e manaferrave, një muaj.