Jemi disa vetëm hapa larg mbajtjesvjetore të maratonit të Shkupi. Manifestimi i cili filloi në mënyrë modeste që më vonë shëndrohet në tubim kombëtar ose masiv në Shkup me pranim të sportistëve dhe atletëve shumë të njohu nga tërë shteti.
Ajo që është për respekt është se manifestimi bëhet vazhdimisht e më masiv me praninë e entizuastëve dhe amaterëve të cilët dalin në mejdan nëpër rrugicat e Shkupit, por në një mënyrë plotësisht ndryshe.Mjdan (luftë) me kohën ose me vetvetën?
Sërish, të vrapohen në një maraton don të thotë një përvojë e re. Përvojë jo vetëm me vrap, por përvojë edhe me dhimbjen, lëndimet fizike,luftë e brendshme, gëzim dhe gjetje e vetëvetes.
A është e mundur që secili nga ne të vrapon një maraton dhe si duhe të përgatitemi?
Pyetja epike për secilin që ka sjellë vendim të transformimitdhe ka vendosur që të lëshohet në aventurën që quhet maraton. Por ne sërish u lëshuam në kërkim të njeriut që ndoshta mund ta di përgjigjen. Sinqerisht, patëm fat, dhe nuk ishte edhe aq e vështirë për ta gjetur personin e duhur. Nuk është sportist profesional, por edhe më shumë se kjo. Më duket se është më kompetent që të na udhëzon në fshehtësitë e maratonit.Njeriu i cili ka marrë pjesë në më shumë maratone,ultramaratoni, bartës i rekordit Ginis… Njeriu këmbët e të cilit kanë shkelur më shumë kilometra dhe për shumë njerëz ikonë amatere Maqedonase atletike – Aleksadër Çekorov.
Farmacisti Juaj: Çka është Aleksandri? Atlet, pjesëmarrës në maraton, garues ose më shumë se gjithë këto?
Aleksandër Çekorov: Vetveten më së shumti e shoh si kërkues i plotësimit dhe lumturisë vetiake. Vrapimi në shtegje të gjata është rezultat i këtij lloj kërkimi. Kisha fat që dëgjova për meditimin dhe fillova ta praktikoj. Gjithça tjetër më vonë është rezultat i angazhimit tim me meditimin. Ajo më inspiron dhe më mundëson mënyra të ndryshme të jashtëme dhe të brendshm që të plotësohem dhe të realizohem.
Farmacisti juaj: Kur dhe si lindi dashuria për vrapim në shtegjet e gjata?
Aleksanër Çokorov: Përgjithsisht, dashuria ndaj vrapimit filloi në 1993/1994 kur fillova të praktikoj teknika për meditim të zemrës dhe të inspirohem nga humanisti i madh, paqëdashësi, sportisti dhe arsimëtari i meditimitShri Çinmo. Meditimi më ndihmonte me vrapin dhe vrapimi më ndihmonte me meditimin. Ndonjëherë vetë vrapimi ishte meditim, përjetim i ndjenjës së kënaqësisë së pakrahësueshme në zemër, qetësi në tru,vala e enrgjis së madhe dhe në të njejtën kohë vetëdisimi për vetvet, fakti që ne vetë i përcaktojmë dhe i zhvendosim kufijtë tonë me mendjen tonë.Sa më të gjata ishin garat, aq më të gjata, më të thella, më plotësuese dhe më edukuese ishin prëvojat.
Farmacisti juaj: Çka është ajo që të motivon për një luftë të këtillë sfilitëse?
Aleksandër Çokorov: Kënaqësinë që do ta përjetojmë për tejkalimin e vetvetes dhe vetëdisiminse mundemi edhe më shumë., edhe më shpejtë, është shumë e madhe. Çdo fitore mbi vetveten vetëm
Farmacisti juaj:Cili është maratoni i parë ku Aleksandëri morri pjesë?
Aleksdandër Çekorov: Ky oishte një maraton jo zyrtar në parkun e Qytetit në Shkup, mendoj se ishe në 1995,ku bashkë me disa kolegë të mi vendosëm të marrim pjesë në maraton. Ndryshe, maratoni i parë zyrtar mendoj se ishte në Nish, në Janar të 1996.
Farmacisti juaj:Ku dhe në cilët maratone profesionale botërore ke marrë pjesë?
Aleksandër Çekorov:I kam vrapuar maratonët në Romë, Nju Jork, Beograd, Budimpeshta, Nish, Plovdiv, etj.
Farmacisti juaj:Keni marrë pjesë edhe në disa ultramaratone. Si duket jeni i vetmi Maqedonas i cili ka marrë pjesë në garën që zgjat 10 ditë. Nga ku lindi kjo ide?Na thoni disa fjalë më shumë rreth kësaj.
Aleksandër Çekorov: Po, menjëherë pas maratoneve ku kamë marrë pjesë(42.2км) lindi dëshira që të provoj diçka më shumë se kjo.Gjatë periudhës në Beograd u mbajt ultramaratoni i parë në Ballkan, gara 12-orëshe. Atje për së pari herë vrapova në garën 12-orëshe dhe vrapova 100 km, ja kjo është hera e parë që një Maqedonas të vrapoj100км. Pastaj, vijuan sfidat më të mëdha, si gara 24 orëshe, pastaj ajo 6 –ditor dhe në fund ishte ajo 10-ditore, ku momentaisht jamë i vetmi nga RM që ka vrapuar dhe ka arritur 890 км.Përvoja ime pas çdo gare të gjatë ishte se e dija se mundesha edhe më shumë ose edhe më shpejtë. Përvoja e tillë me shtynte që të kërkoj diçka edhe më të gjatë dhe kështu erdhën garat vijues. Shumë më ndihmoi që praktikoja meditimin dhe e dija kur të hyj brenda vetes, si ta gjej brenda në zemrën time frymëzimin e nevojshëm, energjinë, besimin, vullnetin që të përballoj garën. Pasi të bëni një kontakt të fuqishëm të brendshëm, do të kuptoni se shpirti juaj është gjëja më e fuqishme dhe vetëm i dorëzohen asaj dhe ajo vazhdon të përshkoj trupin tuaj.
Farmacisti juaj:A mundet secili të vrapoj ose marrë pjesë në maraton?
Aleksandër Çekorov:Po, gjithsesi se mundet.Ajo që duhet është vetëm këmbëngulje, besim i fortë në vetvete, dhe përgatitje
Farmacisti juaj:Cilat përgatitje janë të nevojshme? Sa gjatë dhe ku duhet përqendruar?
Aleksandër Çekorov:Është e nevojshme që të përshtatet trupi me orvatjet ose ushtrimt më të gjata. Gjithsesi, kjo ndodh gradualisht. Është e nevojshme që disa herë në javë të vrapojmë me pauza mes ditëve që trupi të mund të pushoj. Gradualisht në çdo 2 javë duhet të zgjatet gjatësia e strëvitjes më të gjatë nga 2 km, dhe kështu për disa muaj trupi do të përshtatet për 42 km.Gjithsesi, edhe pajisja është e rëndësishme. Duhet të kemi atlete të mira, të rehatshme dhe të buta, të vrapohet drejtë dhe kjo është e tëra, shkurtimitsht. Për pothuaj 6 muaj, me programë të përshtatshme për vrapim, besoj se secili mund që kurrë nuk ka vrapuar , të merrë pjesë në maraton.
Farmacisti juaj: Sa është i rëndësishëm ushqimi në këto gara?
Aleksandër Çekorov:Maratoni është një mozaik dhe duhet më shumë punë të përputhen ose përshtaten që më lehtë mund të varapojmë. Një prej tyre është ushqimit. Rekomandohen karbohidrate komplekse të konsumohen para vetë garës, si dhe gjatë javës paraprirëse. Poashtu, me rëndësi është edhe konsumi i lëngjeve gjatë kohës së vetë maratonit. Mund të përdoren edhe xhelle të ndryshme energjetike gjatë kohës së maratinit që ndihmojnë shumëdhëniene enrgjisë kur ka më shumë nevojë. Nga prëvoja ime personale, më me rëndësi është përgatitja e përshtatshme mentale dhe vendoshmëria që të qëndrojmë në ceremoni, sepse maratoni është ceremoni.
Farmacisti juaj:Për fund,ju jeni bartës i rekordit Ginis në garën 24 –orëshe me shyrje të veturës në çifte. Vitin e kaluar Maratonin e Shkupit e „kërcyet“ me litar. Çka vijon dhe çka presim nga Aleksandri?
Aleksandër Çekorov:Po, në dhjetor 2014 bashkë me Aleksandër Smilkov e rëzuam rekordin e Ginisit me garën 24-orëshe me shtyrje të veturës në çifte. E saktë është se edhe vjet në Maratonin e Shkupit për së pari herë vrapova duke kërcyer me litar. Momentalisht kamë vendosur ti kthehem më shumë vrapit maratonik kështu që ky momentalisht do të jetë përqendrimi im.Nëse nga brenda ndjej inspirim dhe ndonjë ide të re, do të mundohem ta realizoj.