MARULA – BEGATI E GJELBËRT PËR SHËNDET DHE BUKURI

MARULA – BEGATI E GJELBËRT PËR SHËNDET DHE BUKURI

Marula e gjelbërt është shoqëruese e rregult e procioneve tona të përditshme. Shumë popuj evropian, si Spanjollët, Portugjezët, madje edhe Francezës pothuaj çdo ditë në tryezën e tyre kanë marulë të gjelbërt, por jo si shtesë e ushqimit, por si parahaje. Një parahaje e tillë me sallata të freskëta plotësohet me njohuri të mëdha gastronomike dhe me kreativitet. Si erëza dhe si shtojca përdoren: vaji i ullirit, i lulediellit ose ndonjë vaj tjetër ushqimor, uthëll vere ose ndonjë tjetër, lëng limoni, ullinjë (gjelbërtë ose zi), salce të ndryshme nga hudhëra me majdanoz, qepë, senf, bimë të ndryshme aromatizuese, patate, panxhar, mish i përzijer.
E tërë kjo dëshmon rëndësinë e madhe të marulës si parahaje, madje edhe si ushqim kryesor. Shembull karakteristik është Sallata Cezariane.

BARNATORJA E GJELBËRT
Marula është barnatore e vogël e gjelbërt. Është e pasur me minerale:

  • Kaliumi – e përforcon imunitetin dhe ka ndikim qetësues në nervat, veshkët dhe zemrën;

  • Kalciumi – ndikon përmball ndezjes dhe është me rëndësi më të madhe për eshtrat, muskujt dhe nervat;

  • Natriumi – përgjegjës për rregullimin e ujit në organizëm dhe për krijimin e acideve klorohidrike në lukth;

  • Vitamini C – e mbron organizmin nga ftohja, gripi, goditja në tru dhe parandalon paraqitjen e diabetit të tipit 2;

  • Vitamini E – antioksidans i fuqishëm i cili i mbron qelizat nga dëmimit dhe prosecet kancerogjene;

  • Vitamini A dhe B2 – të dobishëm për syrin, lëkurën dhe gjëndrat, parandaj emrohen ose njiohen edhe si vitamina të bukurisë.

  • Përveç këtyre vitamineve, përmban edhe acid folik, hekur, magnez, bakër, mangan dhe zink.

 

Në shërbim të shëndetit

  • Marula e gjelbërt ndihmon në vendosjen e barazpeshës alkaline në organizëm, e cila rezulton në rritjen e energjisë.

  • Përbërës i rëndësishëm është acidi folik i cili është kyç për shumë procese. Këto vitamine ndikojnë kundër llojeve të anemisë, mbron nga osteoporoza, kurse bashkë me vitaminin B12, është i domosdoshëm për krijimin e rruzave të reja të gjakut. Shumë është i rëndësishëm edhe për gratë shtatzënë.

  • Marula e gjelbërt përmban edhe laktium –substancë e cila ka ndikim qetësues dhe për këtë arsye rekomandohet për darkë në raste nervoze, tendosje, mungesë gjumi dhe irritimi.

  • Marula e gjelbërt është e mirë për zemrën, sepse vitamini C dhe beta-karotini të cilat i përmban, e zbërthejnë kolesterolin, i cili, sërish pengon formimin e shtresave te arteriet.

  • Mineralet te marula e gjelbërt ndihmojnë në pastrimin e organizmit nga toksinet dhe e mirëmbajnë barazpeshën e acideve dhe bazave. Kjo barazpeshë ndihmon në rritjen e energjisë, ndihmon në koncentrimit, gjumë të mirë dhe për lëkurë të shëndritshme dhe të bukur.

  • Marula e gjelbërt ka indeks të ulët glikomik dhe rekomandohet për ushqim te diabetikët.

  • Kjo bimë e gjelbërt është shumë e pasur me celulozë dhe thjerrëza bimore të cilat ndikojnë në funksionin e duhur të zorrëve dhe e ndihmojnë tretjen e ushqimit. Ka ndikim të mjaftueshëm në shërimin e kapsllëkut kronik dhe shkarkimin e rregullt dhe të sigurt të zorrës. Duke ju faleminderuar këtyre cilësive, poashtu ndihmon edhe në ruatjen e barazpeshës së peshës trupore.

 

Rregulla e gjelbërt!
Për marulën e gjelbërt vazhdon rregulla: sa më të gjelbërta dhe më të errëta të jenë gjethet, aq më e madhe është vlera e tyre ushqyese. Për shkak të mungesës së njohurive, shumë njerëz i largojnë gjethet e para, të jashtëme të marulës. Kjo është gabim sepse ata përmbajnë dyfishë më shumë vitamin C, në rapoirt me gjethet e brendshme.

KLOROFILI – ari i gjelbërt
Klorofili – energjia diellore e shëndruar në lëng, një nga përbërësit më të shtrenjtë të cilët konsumohen në organizëm. Klorofili përmban sasi të madhe të oksigjenit dhe prandaj luan rol shumë të rëndësishëm për mirëmbatjen e bakterieve të mira (earobe) në roganizmin tonë.

Për shkak të shumë hulumtimeve shkencore, pothuaj nuk ekziston sëmundje në shërimin e të cilës nuk mund të ndihmon klorofili:

  • i regjeneron qelizat,

  • e rrit numrin e rruzave të kuqe të gjalkut,

  • e rrit nivelin e hekurit në gjak,

  • e redukton aciditetin në organizëm,

  • i neutralizon dhe i hudh helmet ( toksinet) nga trupi,

  • ndihmon në përforcimin e sistemit imunitar,

  • i pastron mushktritë e zeza dhe zorrën e trashë,

  • e rigjeneron sistemin kardiovaskular,

  • e përforcon shikimin.

Nga perimet, më i pasur me klorofil është spinaqi, i cili është „shampion i gjelbërt“. Për përdorim më të mirë, kemi nevojë për përpunim të shkurtër termik sepse me tretjen e vazhdueshme vjen deri në humbjen e madhe të klorofilit. Kur ngjyra e perimeve të gjelbërta kalon nga e gjelbërta e bukur në kafe të errët kjo don të thotë se ka ndodhur zbërthim i kolorofilit në substanca më pak aktive dhe më pak të dobishme. Për këtë proces, mjafton të zihet vetëm disa minuta në ujë të nxehtë sepse nëse zihet mëshumë se 20-minuta atëherë humbet 2/3 e klorofilit.

Kur është koha që marula të aromatizohet?
Sa i përket erëzave, me rëndësi është të dihet se marula e gjelbërt gjithmonë duhet të përzijhet dhe të erëzohet në momentin e fundit, para ngrënies, që të ngel e fortë dhe e freskët.

SI TA PASTROJMË MARULËN E GJELBËRT SIÇ DUHET
SË PARI, LARGOHEN TË GJITHË GJETHET E DËMTUARA, PASTAJ ÇDO GJETH, ME KUJDES DHE PËRIMTËSISHT PASTROHET NËN ÇURG TË UJIT TË FTOHTË. GJETHET E PASTRUAR MË SË MIRË ËSHTË QË MENJËHERËT TË SHFRYTËZOHEN OSE TË RUHEN NË FRIGURFIER MË SË SHUMTI NJË DERI DY DITË.

Llojet e MARULAVE në tregun tonë
Në botë kemi më shumë se 200 lloje të marulave të gjelbërta, nga të cilat më të njohura dhe më të përfaqsuara janë: marula gjalp – gjalpore, kristalore, marula romake, çikorja, radhiqe, rrukulli, marula e lepurit dhe të tjera.

SALLATA CEZARIANE:

Përbërësit e nevojshëm:

Një kokërr të vogël të marulës së gjelbërt,

½ mish të bardhë pule, të pjekur ose të përgatitur në zgarë, dhe e prerë në rrikse,

3-4 fletë të holla të pancetës së proshutës, të skuqura pa vaj,

3-4 lugë të katrorëve të bukës së thekur (mund të blihen edhe të gatshme),

4 katër domate,

1 lugë parmezan,

Salcë:

vaj ulliri,

1 lugë senf,

lëng limoni,

5 lugë kos,

pak majonez sipas dëshirës.

Përgatitja:

Në një pjatë të madhe radhisni marulën e prerë ose grisur në pjesë, nëpër të radhisni rrisqet e mishit të pulës, mbi të radhisni domatin çeri të prerë në gjysmë. Mbi të hudhni nga salci. Shtoni edhe pjesët e thekëta të bukës, zbukuroni ata me gjethet e parmezanit ose hudhni parmezanin mbi të, pastaj dekoroni ata me fleta proshute.

Sallata e larme.

450 g sallat të llojeve të ndryshme (gjelbërt dhe kuqe)

150 g qepë të reja,

200 g kërpudha shampinjon,

pak majdaniz dhe borzilok,

Për salcë janë të nevojshme: lëng limoni ose uthëll,, vaj ulliri, 2 lugë senf, krip ose piper.

Tërë marulat i presim në rriske, shtojmë qepën dhe shampinjonet e prera hollë. Tërë përbërësit për salcin përzijhen dhe derdhen në sallatë.

Sallatë e gjelbërt me perime të freskëta
Në gjethet e grira të marulës së gjelbërta, shtoni kastravecin e prerë në rrethe të holla, rrepkën e prerë hollë, karrotën e renduar, specin e kuq dhe të verdhë dhe domatin. Perimet e prera i spërkasim me krip, piper, dhe pak vaj ulliri dhe lëng limoni.

Marulë e gjelbërt me misër

Bëni një gotë me misër dhe të njejtën lejoni që të ftohet. Shtoni marulën e gjelbërt, qepën dhe domatin. Aromatizoni me vaj ulliri, limon dhe krip. Sipas dëshirës mund të shtoni edhe ndonjë perim tjerët të zijer, si patate dhe bizele të zijera.