MËLLAGA E BARDHË

MËLLAGA E BARDHË

Althaea officinalis – mëllaga e bardhë i përket familjes Malvaceae. Mëllaga e bardhë është një nga bimët medicinale që janë përdorur për qëllime terapeutik që nga kohërat e lashta. Ajo rritet në zona të sheshta dhe të lagështa në Evropën Jugore dhe Qendrore. Për shkak të aftësisë shruese, është rritur në të gjithë botën. Si një përbërës medicinal përdoren gjethet dhe rrënjët e kësaj bime. Nga përbërësit që gjenden në rrënjët  mallagës së bardhë, më e rëndësishmja është mukoza që shkakton një efekt terapeutik gjatë kollitjes, acarimit të fytit, pezmatimit të stomakut, dhe gjithashtu ka një veprim antitumor, antiviral dhe imunostimulues. Mëllaga e bardhë është përmendur edhe si “rojtare e rrugëve ajërore”. Përdoret gjithashtu për probleme të fshikëzës, veshkave, inflamacioneve të zorrëve, diarresë, sëmundjeve të zorrëve etj. Në kombinim me mjaltin, rrënja e mëllagës së bardhë bëhet përzierje për kompresa që ndihmojnë me puçrrat, ulçerat me qelb, djegiet, inflamacionin e syve etj.