METEOROPATIA – KUR MOTI NDIKON MBI SHËNDETIN

METEOROPATIA – KUR MOTI NDIKON MBI SHËNDETIN
Sot e dimë se pothuaj të gjithë në mënyra të caktuara reagojnë ndaj kushteve të papërshtatshme të moitit. Viteve të fundit kemi qenë dëshmitar të ndryshimeve të mëdha klimaterike dhe ndryshimeve të stinëve vjetore pa periudha paraprirëse. Dallimet e temepraturave ditore ndonjëherë arrijnë15-20 Со, kurse nxehmja globale në planetën tonë ec shumë më shpejtë se sa është paraparë. Andaj intersi i njerëzve për kushtet klimaterike dhe ndikimi i tyre mbi shëndetin në botë vazhdimisht e më shumë rritet. Në këtë drejtim, është zhvilluar edhe një degë e re e metereologjisë-biometeorologjia e cila trajton studimin e ndikimit të motit mbi bimët, kafshët dhe njerëzit. Parashikimi biometeorologjik përmban përshkrim të gjendjes meteorologjike dhe e paralajmëron ardhjen e atyre kushteve të motit të cilat mund të ndikojnë shëndetin e njerëzve në mënyrë jo të përshtatshme. Qëllimi i prognozës biometereologjike qështë që në kohë t’i palarajmëroj njerëzit të ndjeshëm ndaj kushteve jo të përshtatshme të motit, që të mund me kohë të pengojnë vështirësitë ose së paku t’i reduktojnë paraqitjet e vështirësive shëndetsore. Edhepse biometeorologjia është shkencë e re, studimi i ndikimit të kushteve klimaterike mbi shëndetin e njeriut daton qysh para 2500 viteve. Kjo don të thotë,  madje edhe Hipokrati, „babai i mjeksis moderne“,  në dokumentet e tij„ Për ajërin, ujin dhe tokën“  kishte përshkruar ndikimin e motit mbi shëndetin e njeriut.
Çka është meteoropatia?
Meteoropatia është rezultat i reagimeve negative te njerëzit nga ndryshimet  e motit, gjezësisht një ose  më shumë faktorë meteorologjik.
Faktorët meteorologjik të cilët mund të ndikojnë për paraqitjen e këtyre simptomave dhe reagimeve janë: temepratura dhe lagështia e ajërit, era, shtypja atmosferike, shiu dhe efektete e jonizimit.
Kush është meteoropat?
Edhepse meteoropatia njihej qysh më herët, studimet e reja vërtetuan ndikimin e thellë të kushteve të motit mbi organizmin tonë.
Për meteoropat kopnsiderohet persono tek i cili paraqitja e vështirësive shëndetsore ose keqësimi i sëmundjeve elementare, rregullisht lidhen me kushtet e pavolitshme të motit.
Përveç se mbi shëndetin, kushtet e motit ose ato klimaterike ndikojnë edhe mbi humorin, sjelljen dhe  gjendjen e përgjithshme trupore të oganizmit. Vështirësitë meteoropatike janë më të shprehur  ndaj ndryshimeve të mëdha të temepraturës, shtypjes së amosferës ose rritjes së shpejtë të lagështis së ajërit.
Simptomet
Në shumë raste simptomet paraqiten para ndryshimit të motit dhe mund të zgjasin deri në 24-48 orë.  Kokëdhimbja e fortë, dhimbja në nyje e këmbëve dhe eshtrat, lodhja dhe problemet me gjumin janë simptome të njohura për meteoropatët. Koha ose moti i cili ndikon te të gjitha njerëzit kur bie shtypja atmosferike, fillon të fryj era dhe sasi të caktuar të lagështisë dhe nxehtësisë. Kjo është prognozë jashtzakonisht e pavolitshme biometeorologjike dhe meteoroppatët duhet të kenë kujdes. Poashtu,  nëse një ditë temepratura e ajërit është 30 Со, kurse ditën tjetër 10 Со, organizmi, sidomos te njerëzit e moshuar, nuk ka mjaftë kohë që të përshtatet. Ata ndjenjë vështirësi në zemër, për shkak të reduktimit të elasticitetit të enëve të gjakut. Gjatë shprehjes së këtyre ndryshimeve rritet edhe rritet numri i infarkteve dhe goditjeve në tru.
Përse jemi meteoropatë?
Meteoropatia nuk është gjendje natyrore, por ajo shkakohet nga sitili modern i jetës…
Një nga sqarimet për shpeshtësinë e rritur të meteoropatisë sot është mënyra bashkohore e jetesës me të cilin vazhdimisht e më shumë largohemi ose distancohemi nga  natyra.
Shkenctarët konsiderojnë se jeta e cila zhvillohet kryesisht në hapsira të mbyllura, shpesh të klimatizuara e redukton aftësinë natyrore të organizmit tonë që të përshtatet me kushtet e ndryshme  metereologjike. Organizmi i njeriut sot është mësuar me hapsirat e mbyllura, të cilat dimrit janë shumë të nxehta, kurse verës shumë të ftohta, ku  mekanizmat e vetërregullimit te njeriu nuk kanë afëtsi që në mënyrë optimale të reagojnë ndaj ndryshimeve  klimaterike.
Këshilla për meteoropatët
Një parakusht i mirë për reduktimin e pasojave negative nga kushtet meteorologjike është ushqimi i shëndetshëm dhe i duhur i pasur me perime dhe pemë, sasi e duhur e freskët dhe ujë të shëndetshëm dhe sasi të duhur të gjumit.
Ja disa këshilla të dobishëm për ju në rast se paraqitet ndryshim i motit:
  • Kur ndryshon moti, përforcimi i erës dhe mjegullimi i shpejtë, do t’ju ndihmojnë në relaksimin e nervave dhe muskujve, ashtu si nga xhenxeni shërues. Këto çajra janë m; efektiv, sidomos gjatë kalimit  nga vjeshta në dimër.
  • Meteoropatët gjithmonë duhet të kenë çaj prej kamomile, murriyi ose bliri të cilët e ulin tendosjen dhe irritimin e nervave.
  • Çaji nga valeriana është një nga pijet natyrore kundër pagjumësis,  ideal për meteoropatët të cilët kanë problem me gjumin.
  • Çaji prej balsami me mjaltë është shumë efikas kundër lodhjes dhe kokëdhimbjes
  • Mos u nxehni shumë kur moti është i ftohtë sepse do të ngadalsoni qarkullimin. Mundohuni që temepratura në dhomën e ndejës të jetë rreth 20 Сº.
Kujdes
Nëse jeni meteoropat nuk është edhe aq tragjike nëse dini si të merreni me të.

Për meteoropatët preventiva më e mirë është qëndrimi në natyrë, madje qoftë edhe një ose dy orë në ditë, në të gjitha kushtet e motit.

Përse do të ndjehemi mirë vetëm nëse është koha me diell dhe nxehtë?
Në vend se të „fshiheni“ në hapsirë të mbyllur, mësohuni që të knaqeni në shi, erë dhe borë, sepse ka njerëz që pavarsisht moshës së tyre, sëmundjeve dhe problemeve, motin e keq e presin me buzëqeshje në fytyrë. Tentoni që edhe ju të jeni mes tyre sepse kjo është preventiva më e mirë, jo vetëm për humorin tuaj, por edhe për shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Nëse jeni meteoropat nuk është edhe aq tragjike nëse dini si të vepronë me të.
Për fund, mos lejoni që shikimi në qiellin e kaltër t’ju prish humorin, sepse e nesërmja është ditë e re dhe e bukur.