Migrena Sëmundje me një profil të personalizuar

Migrena Sëmundje me një profil të personalizuar

Rreth 12% e popullatës së rritur përjetojnë migrenë. Shkaqet e sakta të kësaj gjendje nuk dihen ende. Ulja e niveleve të serotoninës në tru, ndryshimet në nivelet e hormoneve, stresi, lodhja fizike, dieta e dobët, janë vetëm disa nga shkaktarët e mundshëm që zbatohen për disa pacientë, por jo për të tjerët. Trajtimi gjithashtu ndryshon, ajo që funksionon për një person të caktuar, ka zero efekt te një tjetër. Për këto arsye, mjekët këshillojnë pacientët të mbajnë një ditar në mënyrë që të zbulojnë shkaqet e sakta të dhimbjes së kokës, dhe më pas të veprojnë sipas tyre. Për më tepër, lexoni ditarët e dy grave (emrat janë ndryshuar) dhe shënimet e mjekut për të mësuar se si t’i qaseni çështjes suaj.

70% e rasteve të migrenës janë të trashëgueshme

Laura Sampedro, 35
Historia e sëmundjes: Dhimbjet e kokës së Laurës filluan 6 muaj më parë. Deri më tani ajo kishte 4, dhe secila prej tyre zgjati 24 orë. Nëna e saj është një rast kronik. Laura nuk kishte vizituar ende një mjek, por ajo filloi të shkruante se çfarë po ndodhte gjatë atyre ditëve të dhimbshme.
(Gjenet rrisin rrezikun e migrenës me 50%)

Dita: E diel
U ngrita rreth orës 6 të mëngjesit, pas 6 orësh e gjysmë gjumë të rëndë. Unë piva kafe dhe fillova të gatuaj, sepse për darkë kisha mysafirë. Me mysafirët hëngrëm një sallatë me karkaleca, pak mish pule, patate të skuqura me djathë të shkrirë, piva dy gota verë. Isha e zgjuar deri në orën 11:00, duke  rregulluar në shtëpi.
(Nuk është e qartë pse, por nganjëherë kafeina shkakton migrenë, dhe nganjëherë e kuron atë. Prandaj, pini një filxhan kafe në ditë dhe gjithmonë në të njëjtën kohë.)
(Më shumë se 20% e pacientëve janë të ndjeshëm ndaj alkoolit, zakonisht verë të kuqe ose pije të nxehta të errëta që janë të pasura me përbërës që shkaktojnë migrenë si kongenerët.)

Dita: E hënë
Isha shtrirë në shtrat gjithë natën, mezi fjeta për 4 orë. U ngrita rreth orës 7 me një dhimbje koke, kështu që u ktheva në shtrat për të fjetur edhe pak. Deri më tani, migrena më sulmon ditën e parë të ciklit menstrual, por tani ajo ndodhi një javë më herët. Në punë më pengonte ndriçimi, qepallat e mia ishin të rënda. Në drekë piva analgjetik, por dhimbja u bë më e fortë dhe u përqendrua prapa syrit të majtë.Me gjithë fuqinë e saj, migrena më sulmoi rreth orës 3:30 pasdite. E gjithë fytyra më dhembte, madje syzet po më shtrëngonin. Sapo shkova në shtëpi, shkova në shtrat në një dhomë të errët.
(Një rënie e estrogjenit që ndodh rreth menstruacioneve mund të shkaktojë një sulm.)
(Pini ilaçin tuaj të provuar të migrenës sa më shpejt që të fillojë dhimbja e kokës, rezultati do të jetë më pak i dhimbshëm.)
(Migrena ka tendencë të dhemb në njërën anë dhe mund të zgjasë nga 4 deri në 72 orë.)

Dita: E martë
U zgjova rreth orës 8 me me migrena e mbeturnga dje. Unë piva një shishe të madhe me ujë dhe dy ibuprofen dhe u ktheva të fle në një dhomë krejtësisht të errët, Unë kisha frikë se mos kishte kaluar. Më në fund u ngrita në orën 11, por prapë ndihesha e rraskapitur. U rregullova dhe shkova në punë. Kur u ktheva në shtëpi, vazhdova të pi ujë dhe shkova në shtrat. Shpresoj se nuk kam dhimbje koke shpejt, shpesh kam dhimbje koke, por migrena më viziton të paktën një herë në muaj.
(Migrenat u ngjajnë përzierjeve, ditën tjetër do të ndiheni të paaftë dhe me marramendje. Mundohuni të pushoni dhe të pini lëngje derisa të kalojë përfundimisht.)
(Frika nga migrena është krejtësisht normale, por kujdesi mund të kontribuojë në dhimbje koke shtesë, dhe ju nuk do të donit të binit në atë rreth vicioz.)

25% e pacientëve vuajnë nga migrena me aurë ose simptoma që ndodhin 15 deri 60 minuta para migrenës: probleme të shikimit, mpirje të trupit, probleme në të folur, ulje të ekuilibrit dhe koordinimit

HAPAT E ARDHSHËM:
Edhe dhimbjet e lehta të kokës së Laurës mund të llogariten si migrenë, dhe sipas përkufizimit ato janë kriza që zgjasin nga 4 në 27 orë dhe kanë dy nga karakteristikat e mëposhtme: vendndodhja e njëanshme, pulsimi, dhimbja mesatare deri e rëndë, përkeqësimi i aktivitetit fizik shoqëruar me përzierje dhe të vjella. Laura duhet të vizitojë një neurolog.

90% e pacientëve përjetojnë sulmin e tyre të parë para moshës 40 vjeç

Xhuli Howard, 27
Historia e sëmundjes: Një vit më parë, Xhuli filloi të përjetonte çdo ditë migrena intensive – 8 nga 10 në shkallën e dhimbjes. Mjeku i saj përshkroi ilaçe kundër depresionit dhe ilaçe për shtypjen e gjakut. Ajo gjithashtu filloi të injektonte Botoxnë skalpin e kokës, qafës dhe shpatullave çdo 12 javë. 6 muaj më vonë, migrena i jep asaj më pak agoni, por gjithsesi është e shpeshtë.
(Të parët ndihmojnë në mbrojtjen nga krizat duke rritur nivelet e serotoninës; të dytat relaksojnë enët e gjakut dhe kështu zvogëlojnë dhimbjet e kokës.)
(Injeksionet e krijuara për të hequr rrudhat bllokojnë nervat që transmetojnë mesazhe të dhimbshme në tru. Ato janë veçanërisht të dobishme për pacientët që kanë migrenë 15 herë në muaj.)

Dita: E hënë
U ngrita në orën 6:30 dhe për kafjall hëngra drithëra me kos grek dhe mjedra. Në 7:45 dola, ishte shumë nxehtë jashtë. Koka ime filloi të dhemb, dhimbje e padurueshme, veçanërisht tëmthi i majtë. Në orën 11:00 dhimbja u qetësua vetvetiu. Deri në drekë, ndjeva një presion të lehtë në pjesën e pasme të kokës. Në orën 18:30 hëngra piza me proshutë, rrokulle dhe vaj ulliri. Në orën 22:00, si çdo natë, mora ilaçet dhe shkova në shtrat.
(Mjedrat përmbajnë tiraminë e cila shkakton dhimbje koke, është gjithashtu i pranishëm te frutat e thata dhe djathrat e pjekur. Shmangni ëmbëlsuesin artificial fenilalaninën, glutamat natriumin e pranishëm në ushqimin aziatik dhe teobrominin që gjenden në çokollatë.)
(Temperaturat dhe lagështia e ngritur mund të shkaktojnë dhimbje koke, por është e vështirë të veprosh mbi këtë dhimbje, sepse koha nuk dihet kurrë.)
(Shmangni mishin e përpunuar, ai zakonisht përmban substanca që zgjerojnë enët e gjakut.)

Dita: E martë
U ngrita në 6:30, koka po pulsonte nga maja deri te supet. Në 7:45 kur shkova në punë, vura re se kishte shumë dritë jashtë. Në orën 10:00 koka nuk kishte ndërmend të qetësohej, kështu që unë pivaibuprofenprej 400 mg. Në orën 14:00 dhimbja pulsuese filloi të qetësohej dhe deri në fund të ditës u zhduk plotësisht.
(Receptorët në sy janë të lidhur drejtpërdrejt me hipotalamusin, pjesën e trurit që besohet të jetë qendra e dhimbjes së migrenës. Syzet janë veçanërisht të dobishme në ndjeshmërinë e dritës.)
(Barnat OTC mund të shkaktojnë ndryshime të trurit që do të përkeqësojnë dhimbjet e kokës në të ardhmen. Mos pini më shumë se 10 në muaj.)

Dita: E mërkurë
Në orën 07:00 po nxitoja për të kapur avionin që do të më dërgonte në një udhëtim pune .11:00 në fund u ngritëm me një vonesë prej 3 orësh. Era e çuditshmenë aeroplan ma keqësoi dhimbjen e freskët të kokës sime. Në 16:00 arrita në hotel e lodhur dhe me një dhimbje koke të fortë. Qëndroja ulur ne dhomë duke u munduar te çlodhesha. Në orën 20:00 piva 6 mg melatonindhe shkova të fle.
(Stresi dhe dehidrimi janë shkaktarët kryesorë të dhimbjes, prandaj merrni frymë thellë dhe pini shumë ujë.)
(Erërat shkaktojnë një dhimbje koke momentale, sepse receptorët në hundë janë të lidhur drejtpërdrejt me hipotalamusin.)
(Studimet tregojnë se 3 mg melatoninë 1 orë para gjumit do të zvogëlojë efektet e migrenës.)

Dita: E enjte
Në orën 7:00 jam zgjuar pas 11 orësh gjumë me dhimbje të mprehtë dhe të pareshtur. Nga ora 8:30 deri në 17:00 vrapoja vazhdimisht dhe isha nën tension. Dhimbja e kokës zgjati gjithë ditën.
(Gjumi i tepërt ose mungesa e gjumit mund të shkaktojë luhatje hormonale. Synoni për një gjumë të qëndrueshëm 7 ose 8 orë.)

Dita: E premte
Në 8:30 u ktheva në punë, kisha përpara një ditë tjetër pune. Në orën 15:00 pata një zënkë me partnerin tim në telefon, dhe kjo më ka sjellë stres. Koka po më copëtohej nga dhimbja. Në orën 19:00 shkova në darkë me një klient. Ngadalë por me siguri ndjesitë pulsuese u shuan.
(Stresi është shkaku më i zakonshëm i migrenës, megjithëse disa njerëz hyjnë në telashe sa të fillojnë të çlodhen si rezultat i rënies së adrenalinës.)

Hapat e ardhshëm: Xhuli ka të ngjarë të përjetojë një dhimbje koke të përditshme, të tensionuar dhe të vazhdueshme, fillimi i së cilës mund të përcaktohet lehtësisht, gjë që është e vështirë te migrena. Kjo lloj dhimbje koke mund të jetë një simptomë e presionit të ulët të gjakut ose lëngjeve rreth trurit. Por për shkak të hulumtimeve të kufizuara mbi këtë lloj dhimbje koke, ajo trajtohet si një migrenë.

Mosha nga 25 deri në 40 vjeç është mosha kur migrena sulmon zakonisht

TRAJTIMET E MUNDSHME
Secilit i ndikon një medikament i veçantë dhe derisa të zbuloni të duhurin për ju, jini të përgatitur për gabimet.
–  Analgjetikët janë më efektive nëse merren në fillimin e dhimbjes. Formulat e veçanta të migrenës bazohen në kafeinë ose kalium, përbërës që zvogëlojnë acarimin nervor.
– Triptaniështë ilaçi më i përdorur kundër migrenës që ngushton enët e gjakut dhe mban nivelet e serotoninës në tru.
Medikamentet parandalues, të tillë si ilaçet kundër depresionit dhe bllokuesit beta, zvogëlojnë ngacmueshmërinë e qendrave të dhimbjes në tru.
Steroidetqë bllokojnë nervat dhe injektohen në lëkurën e kokës, shkurtojnë ditët e kaluara me dhimbje.
Terapia njohëse-sjellësedo t’ju mësojë të heqni qafe mendimet stresuese sa më shpejt që simptomat të sulmojnë; ju do të zvogëloni dhimbjen me 50%.
Meditimi– Në një studim, pacientët që medituan për 30 minuta në ditë për 8 javë ishin në gjendje të shkurtonin episodet e migrenës me 3 orë.
Teknikat e relaksimit– Pushimi në një vend të qetë, akulli në ballë, shtrirja e muskujve, masazhi dhe dhimbja do të zvogëlohen me 32%.

 

3 herë më shumë gra vuajnë nga migrena sesa burrat