MIGRENA – më shumë se kokëdhimbje e thjeshtë

MIGRENA – më shumë se kokëdhimbje e thjeshtë

MIGRENA – më shumë se kokëdhimbje e thjeshtë

Dhimbje pulsuese me intenzitet të mesëm deri në atë të fuqishëm, shpeshherë e njëanëshme, shoqërohet me pështjellje, shtytje për vjellje, ndjeshmëri shumë e madhe ndaj dritës dhe zhurmave janë vetëm një pjesë e karakteristikave që e shënojnë kokëhimbjen e njohur si migrenë.

Kokëdhimbje apo shumë më shumë se kjo?
Migrena është kokëdhimbje kornike që zgjat nga disa orë deri në disa ditë. Simptomet dhe dhimbja mund të jenë shumë të padurueshme dhe ta prishin rehatinë dhe funksionalitetin e të sëmurit. Më shpesh paraqitet mes moshë 20-40 vejaçare të jetës dhe më e shprehur është te femrat se sa te meshkujt. Nga kokëdhimbja e migrenës vuajnë 15-20% e popullatës botërore.

Shkaktarët
Arsyet për paraqitjen e migrenës janë me natyrë të ndryshme dhe karakter të ndryshëm, kurse më shpesh mund të jenë kombinim i më shumë shkaktarëve. Sërish, si faktorë më të theksuar të cilat na shpien te paraqitja e migrenës janë:

Paradispozita gjenetike
Nëse një nga prindërit ka migrenë, 55% ekzistojnë mundësitë që të fitojnë migrenë. Nëse vuajnë të dy prindërit nga migrena, ka 75% mundës që të sëmureni nga migrena.

Sëmundjet kronike
Kjo më shpesh ka të bëj me femrat, prandaj gjatë procesit të menstruacioneve ose gjatë menopauzës më e shpeshtë është dukuria e sulmeve të migrenës. Nuk përjashtohen madj as edhe gratë në shtatzani.

Ushqimi dhe alkoholi
Padyshim, një nga faktorë më me rëndësi për zhvillimin e dhimbjes së migrenës. Kjo përfshin jo vetëm llojin e ushqimit, por edhe shprehitë e ngrënies. Prandaj nga këtu, si faktorë mund të jetë edhe parangrënia, jo konsumi i rregullt i vakeve, uria, agjerimi ose disa regjime të caktuara dietare. Në grupin e ushqimit që e rrit mundësinë për paraqitjen e migrenës bëjnë pjesë disa lloje të djathit (që përmbajnë tiramin), mishi dhe preparatet e mishit (salami, proshutë, salsiçe që përmbajnë nitrite), si dhe ushqimi që përmban aditive për ndryshim të shijes.
Gluteni, gjegjësisht erëzat që përmbajnë gluten (miell i bardhë, produktet, meze e lehtë), direkt lidhen me paraqiten e migrenës.
Alkoholi, sidomos vera ekuqe dhe birra, si dhe konsumi i tepërt i kofeinës janë pothuaj faktorë të sigurtë për parqitjen e dhimbjes së kokës, migrenës.

Stresi
Stresi në punë ose problemet familjare e rrisin rrezikun nga paraqitja e migrenës.

Gjumi dhe të fjeturit
Gjumi luan një rol shumë të madh për paraqitjen e migrenës. Mungesa e gjumit, por edhe gjumi i gjatë, e rrisin mundësinë për paraqitjen e migrenës.

Kushtet klimatike dhe udhëtimi
Secili ndryshim në shtypjen atmosferike dhe në temepraturën e ajërit, sidomos ndryshimet e mëdha, janë rrezik-faktor për paraqitjen e migrenës.
Stimulimi i ndjenjave
Drita e fuqishme, muzika e zëshme dhe zhurma mund të shkaktojnë migrenën.

Lodhja fizike
Aktiviteti fizik i lodhëshëm ose stërvitjet e lodhëshme llogariten si faktorë të rrezikut.

Barnat
Migrena mund të jetë rezultat i disa barnave që i merrni. Nëse dyshoni se disa barna shkaktojnë migrenën, konsultohuni me mjekun tuaj që ta rekomandoj zëvendësimin e tyre.

Simtomet
https://previews.123rf.com/images/thesupe87/thesupe870902/thesupe87090200080/4324286-A-clamp-squeezing-tightly-on-the-head-of-a-wooden-man-A-great-concept-shot-for-headaches-or-stress--Stock-Photo.jpgEpizodat e kokëdhimbjes mund të zgjasin nga 4-72 orë. Më shpesh shfaqen në njërën gjysmë të kokës, me karakter pulsues dhe me intenzitet të ndryshëm (me dhimbje mesatare dhe të lartë). Mund të jenë me frekuencë të ndryshme(nga një herë në disa muaj deri në 2-3 herë në javë. Përveç dhimbjes fizike simptomet shfaqen edhe në formë të:
Ndjeshmëri të madhe ndaj dritës, zërit dhe aromës- АУРА
–       dëmtimi i shikimit (kapsitja e pikave të dritës, paraqitja zik-zak dhe linjat e lakuara)
–       dëmtimi i nuhatjes (paraqitja e aromave të këqija –halucinacioni aromatik)
–       dëmtimi i dëgjimit (paraqitja e halucinacioneve të zhurmëshme)
Vjellje dhe pështjellje
Me ose pa dhimbje, migrena mund të shoqërohet me revulzion, pështjellje, madje edhe me vjellje.
Lodhja dhe përgjumja
I sëmuri ndjen lodhje dhe përgjumje, madje shpesh gogësimi është simptom për paraqitjen e migrenës.
Depresioni, irritimi ose eksitimi
Ndryshimet në humor ose disponim janë pjesë e simtomeve për paraqitjen e migrenës. Disa nga të sëmurit mund të ndjejnë depresion të papritur, kurse disa tjerë energji ose eksitim të madhe.
Uria
Dëshirë e madhe për ushqim dhe ndjenja e urisë, edhepse i sëmuri ka ngrënë paraprakisht, mund të konsiderohet si shenjë paraprake për paraqitjen e migrenës. Ndjenja e urisë drejtohet ka një lloj i caktuar i ushqimit dhe shpesh kjo është ushqim i ëmbël.
Urinim i shpesht
Nëse paraqitet urinimi i shpesht, kokëdhimbja shfaqet për disa orë.

Diagnoza dhe trajtimi
Nuk ekziston ndonjë test specifike, prandaj diagnoza mbështet mbi përshkrimin e dhimbjes, shpeshtësinë e saj dhe simptomatologjinë përcjellëse.
Poashtu, nuk ekziston bar specifik, andaj terapia shpesh shkon në dy drejtime dhe atë:
me terapi simptomatik – me barna specifik për trajtimin e kokëdhimbjes migrenale, analgjetikët, barnat kundër vjelljes etj.,te migrena me shpeshtësi më të rrallë me terapi prevenuese dmth., përdorimi i vazhdueshëm e barnave që të pengohet, gjegjësisht të reduktohet koha e atakeve.

Si pjesë e terapisë, mund të merret edhe ndryshimi i shprehive jetësore, sidomos të ushqyerjes, të cilat dukshëm do të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe gjithsesi, do t’i redukton sulmet në nivelin “e arsyeshëm dhe të durueshëm”.

Këshillat
Këto këshilla në masë të madhe mund ta përmirësojnë fotografinë e përgjithshme kur bëhet fjalë për migrenën, frekuncën e saj dhe intenzitetit.
ü  Relaksohuni dhe provoni të sa më shumë kohë në natyrë me familjen tuaj.
ü  Provoni të bëni um të shëndetshëm. Përshtatni bioritmin tuaj në nivel optimal. Provoni mos të shkoni në gjumë shumë vonë.
ü  Kujdes për ushqimin. Mos i teklaloni vaktet, dhe mos u stërngopuni. Shmangni ushqimin për të cilin keni të dhëna se shkaktojnë kokëdhimbje të migrenës.
ü  Mbani ditar ku do të evidentoni gjithçka që është arsye e mundshme për paraqitjen e migrenës, , për shembull: çka keni konsumuar, kur keni hëngër, sa kohë keni pushuar, dhe a keni qenë nën stres. Shkruani këto ndryshime kohore, humorin, dhe lidhni ata me sulmet. Me anë të ditari ekzistojnë mundësi të zbulohen arsyet që shkaktojnë migrenë.
Në raste kur kokëdhimja është e padurueshme dhe keni nevojë për terapi medikamentoze, këshillohu me mjekun ose farmacistin tuaj.

Porosia jonë
Përcaktoni një qëllim vetiak dhe nga ushqimi largoni sheqerëra, miellin e bardhë dhe pluhurin për pjekje. Bëjeni këtë në periudhë që do ta caktoni vetë (1, 2 ose më shumë muaj). Rezultatet mund të jenë befasuese. Provoni! Shëndeti është në shprehit dhe këmbënguljen!