Përbërësit e nevojshëm
- 1 copë filet pule
- 1 lugë kafeje me kripë Himalaje
- 1 lugë kafeje kanellë Ceiloni
- ½ lugë kafeje piper
- Një gisht piper i kuq
- Një gisht hudhër pluhur
- ¼ lugë kafeje xhenxhefil pluhur
- 1 lugë gjelle uthull balsamike
- 1 lugë gjelle vaj kokosi të shkrirë (për pjekje)
Përgatitja:
Kombinoni përbërësit dhe përzieni mirë. Shponi gjoksin e pulës me një thikë për t’i thithur më lehtë përbërësit, pastaj derdhni marinadën mbi ato. Mishi duhet të qëndrojë në frigorifer për rreth 2 orë. Lyeni tavën me vaj kokosi, shtoni mishin dhe piqni për rreth 90 minuta në 200 gradë. Pas 60 min. nxirrni jashtë, spërkateni me ujë dhe piqeni edhe pak. Shërbejeni me një sallatë të freskët dhe të lehtë.