Mishi i zijer i viçit me garnir perimesh dhe salcë

Mishi i zijer i viçit me garnir perimesh dhe salcë

Përbërësit e nevojshëm

  • 500 g mish viçi
  • 3 karrota
  • 1 kokërr qep
  • ½ rrënjë selinо
  • 1 pastinake
  • 1 gjeth dafine
  • Spec, krip dhe erëzë

Përgatitja

Mishi vendoset në ujë të nxehtë(detyrimisht). 20 minuta para se të zijhet, shtohen perimet. Kullohet dhe vendoset në pjatë(uji ruhet për përgatitje të salcës). Si garnir mund të përdoren lulelakra, brokoli,lakra e Brukselit, etj.

Salcë me kërpudha

  • 200 g kërpudha (ose sipas dëshirës)
  • 2 lugë miell,/
  • vaj,
  • krip, spec
  • 2 lugë maze
  • Lëng limoni

Shampinjonet priten në fleta të holla dhe i lëm që të avullohen, shtojmë miellin, llëngun (nga uji i mishit) dhe erëzat. Zijhet disa minuta dhe në fund shtohet maze dhe lëngu i limonit.

Salc me rrepkë

  • 50 g gjalp ose vaj
  • 2 lugë miell
  • ¼ l lkëng(ose sipas dendësis së përshtatshme)
  • 1 maze
  • 2 lugë rrepke të renduara (ose nga kavanozi)
  • Lëng limoni, krip, majdanoz i grirë, spec dhe erëza

Mielli pak skuqet me gjalp/vyj, shtohet nga lëngu pak dhe zijhet. Në fund, shtohet maze, lëngu i limonit dhe erëzat.

Këto salce, përveç me mish të zijer, mund të përdoren edhe për mishin e pjekur.