MJETET KONTRACEPTIVE ZGJEDHJA JUAJ, VENDIMI JUAJ!

MJETET KONTRACEPTIVE ZGJEDHJA JUAJ, VENDIMI JUAJ!

Kontraceptimi nënkupton procesin për parandalimin e shtatzanisë së padëshiruar dhe për parandalimin e proceseve natyrore të riprodhimit. Për këtë qëllim, përdoren mjete kontraceptive dhe metoda të cilat dallohen sipas mënyrës së përdorimit, efikasitetit dhe kohëzgjatjes.

Përdorimi i mjeteve konraceptive nënkupton zgjedhje dhe hap i vetëdijshëm i ndërmarrë për vetveten, për ardhmërinë tuaj dhe për shëndetin tuaj.

Rinia dhe mjetet kontraceptive ose mbrojtëse

Edhe përkrah shumë fushatave dhe të dhënave publike, siç duket cilësia e shëndetit reproduktiv dhe të gjithë rreziqet që kanë të bëjnë me jetën seksuale te të rinjët, akoma janë në nivel të ulët.Shtatzania e hershme dhe e padëshiruar, abortet vazhdimisht më të shpeshta dhe sëmundjet e transmetueshme seksualishte mbushin bazën statistikore pa asnjë tendencë reduktuese në të ardhmen.Andaj, në Maqedoni përqindja e shtazanisë së adoleshentëve është disa herë më e madhe se sa në vendet Evropiane.
Faktorët për këtë gjendje akoma qendrojnë në stereotipet e shoqërisë sonë, paragjykimet dhe mungesën e informacioneve të cilat përkojnë me përdorimin e mjeteve dhe metodave kontraceptiv, në sistemet e arsimit, si dhe në faktorët ekonomik.

Familja si bazë e shëndoshë

Ndoshta një nga faktorët kyç, kur bëhet fjalë për rininë, është jeta e tyre aktive seksuale kurse për shëndetin e tyre riprodhues është komunikimi jo i mjaftueshëm në familje dhe relacioni prind-fëmij lidhur me temat për përdorimin e mjeteve kontraceptive, mbrojtjen nga shtatzania e padëshiruar dhe sëmundjet të cilat mund të transmetohen nga mardhëniet seksuale. Kryesisht prindërit i konsiderojnë këto tema si tabu, por në shumë raste mungesa e dialogut me fëmijën nënkupton edhe mungesën e informacioneve se fëmiju është aktiv në aspektin gjinor.
Kur e gjithë kësaj do t’i bashkangjitet edhe mungesa e sistemit të volitshëm edukativo-arsmor në fushën e edukimit dhe informimit seksual, atëherë të dhënat statistikore paraqesin fotografinë reale.

Roli i prindërve si edukator primar është element i rëndësishëm për rritjen e vetëdijes te të rinjët për rëndësinë dhe domethënien e përdorimit të mjeteve kontraceptive.

Çka është më e rëndësishme?

Më e rëndësishme është që rinisë t’i ofrohen të dhëna të rëndësishme për jetë të sigurtë dhe të shëndoshë seksuale pa asnjë komplikim dhe pasojë, për të kuptuar rëndësinë dhe dobinë e mjeteve kontracpetive, si dhe për zgjidhjen e të gjitha dilemave dhe polemikave të cilat lidhen me mjetet kontraceptive.

Si tëmbrohemi?

Ekzistojnë disa forma dhe metoda të mjeteve kontraceptive. Pothuaj asnjëra prej tyre nuk është 100%e sigurtë, por në çdo rast është më e sigurtë se sa nëse i a lëm rastësisë.Disa lloje të mjeteve kontraceptive mbrojnë nga shtatzënia e padëshiruar, kurse disa të tjerë nga sëmundjet e transmetueshme seksualisht. Cila dhe çfarë forme e mbrojtjes do të përdoret, varet nga disa faktorë, si mosha, gjinia, stili jetësor dhe shprehitë, faktorët shëndetsor, etj. Për formën dhe metodën e duhur, më i përshtatshëm është rekomandimi nga punonjësi shëndetsor.

NDIHMO VETVETEN. INFORMOHU!
Përveç vendimit për përdorimin e mjeteve kontraceptive, shumë me rëndësi të madhe është edhe cilin mjet ose metodë kontraceptive do ta zbatoniInformimi paraqet hapin e parë në këtë drejtim.