MOLLA
„Një ditë pa një mollë, është ditë e humbur“
Qoftë e kuqe, e verdhë ose e gjelbërt- kanë shije të njejtë dhe vlerë të njejtë ushqyese. Vjen nga parajsa dhe është mëkat më i vogël nëse konsumohet. Pa dyshim, një nga frutat më të shëndetshëm dhe më shpesh të konsumuar të natyrës.
Mollat mund të gjenden shumë lehtë dhe janë të pranishme gjatë tërë stinëve të vitit në formë të freskët. Nënqielli jonë është tokë ideale dhe fidanishte e formave të shijshme dhe të shëndetshme të mollës. Shumë lehtë mund të ruhet në depo, andaj mund të gjendet e freskët gjatë tërë vitit me çmime gjithmonë të volitshme.
Ekzistojnë rreth 10 000 lloje molle të cilat dallohet sipas shijes, sipas ëmbëlsis, dhe sipas bashkëekzistencës dhe sipas sasis së lëngut. Llojet më të njohura te ne janë delishes i kuq, delishes i artë, jonatan, gremi smit, etj.
Molla, përveç si e freskët, përdoret edhe për përgatitje të ëmbëlsirave të ndryshme, filleve për pite, kompost prej molle, pure nga molla, lëngje, etj.
Nutricistët rekomandojnë që çdo vit të konsumojmë së paku 30-40 kg molla.
Pjesa dërmuese e komponenteve të vyeshme përmbahen në korre. Për shkak të kësaj, rekomandohet që molla të mos çorohet por të konsumohet e tëra, kuptohet pasi të pastrohet plotësisht me ujë.
Molla tretet në lukth për 10-15 min. Nëse konsumohet me ushqim tjetër, mund të qëndroj edhe disa orë, prandaj rekomandohet që të hahet gjysmë ore para vaktit kryesor ose disa orë pas vaktit.
Lëngu i mollës, i përgatitur nga molla e freskët, nuk duhet të qëndroj më shumë se gjysmë ore, prandaj duhte të pihet menjëherë.
Me pjekjen e mollës humbet një sasi e vitaminit C.
Përbërësit e dobishëm për organizmin:
Molla përmban shumë ujë (madje 85% e mollës është ujë) dhe shumë pak kalori. Përveç kësaj,është e pasur me:
· fije bimore
· hekur
· kalcium, kalium, natrium, magnez
· vitaminat A,C,E
· oligo elementet
· sheqer (fruktza, grlukoza)
nuk ka shumë kalori dhe vlerë energjetike, andaj shumë shpesh gjendet në meny të ndryshme dhe dieta për mirëmbatjen e linjës së hollë.Për shkak të përmbatjes së lartë të ujit dhe fijeve bimore, jep ndjenjën e ngopjes. Për këtë qëllim, mjafton të konsumohet një mollë para vaktit.
E shkëlyqer për sistemin digjestiv
Për shkak të fijeve bimore që i përmban, molla e përmirëson edhe punën e sistemit digjestiv. Molla është e mirë edhe kundër diares dhe kapsllëkut.
Për imunitet më të mirë
Molla e përmirëson dhe e stimulon punën e sistemit imunitar. Është e pasur me vitamin C dhe antioksidans të cilët menaxhojnë radikalet e lira në trup, me këtë e ruan organizmin nga sëmundje të ndryshme.
E mirë për zemrës dhe për sistemin kardiovaskular
Për shkak të përmbatjes së pektinit dhe përzierjes së polidenolit (që gjenden kryesist në lëvozhgë), molla është e mirë dhe për sistemin kardiovaskular. E redukton nivelin ekolesterolit të keq, kurse e rezikon nga shpërthimi i venëve dhe shtypjen e lartë të gjakut. Ndihmonë prevenimin e sëmundjeve të zemrës dhe arteriosklerozën.
Preveneimi i Kariesit
Me vetë kafshimi dhe përtypjen e mollës, stimulohet tajitja e pektinit në zgavrën e gojës dhe me kërë reduktohet rrezikun për krijimin e kariesit. Kalciumi vetëm e rrit efektin pozitiv të mollës te dhëmbët.
Janë të mëdha dobitë nga konsumimi i rregullt i mollës, sidmos në formë të freskët. Mes tjerash, molla duhet të ndihmoj në rregullimin e sheqerit në gjak, mundëson frymëmarrje më të lehtë, ndihmon detoksikimin e mëlçis së zezë, e redukton rrezikun nga paraqitja e kataraktës.
Uthull molle
Kur flasim me mollën, nuk mund të mos përmendim edhe uthëllën e mollës, të pasur me kalium, i cili fitohet me zierje të mollës ose me trazimin e lëngut të mollës.
Uthulla e molës përdoret për dieta, por poashtu, përdoret edhe në mjeksinë tradicionale madje edhe për:
– infeksione të ndryshme
– dhimbje në fyt
– venët e zgjeruara
– problemet me tretjen
– peshën e lartë trupore
– sistemin imunitar
– punën e veshkëve
– problem me fshikzën e tëmthit