Molla japoneze

Molla japoneze

Molla japoneze përmban një mori lëndësh ushqyese si vitaminat A, B, C, jod dhe hekur. Forcon imunitetin dhe mbron organizmin nga infeksione të ndryshme, gjë që e bën atë një frutë ideal dimëror. Rekomandohet veçanërisht për njerëzit me anemi ose sëmundje të zemrës. Për shkak se përmban një përqindje të vogël të acideve të frutave, është e këndshme edhe për stomakun.