Mushkonjat janë grabitqartë cilët në një farë mënyre e„prishin“kënaqësinë gjatë netëve të nxehta. Këto insekte me dy krahë, thonjëgjatë, përveç që njihen jo vetëm si grabitës të cilët e prishin qetësinë tonë gjatë periudhës së verës, poashtu kanë ndikim më të madh mbi shëndetin tonë. Kjo don të thotë, mushkonjat bëjnë pjesë në grupin më të rëndësishëm të insekteve-bartës të faktorëve për sëmundje të ndryshme ngjitëse.
Përhapja dhe rëndësia mjeksore
Në botë kemi më shumë se tre mijë lloje të mushkonjave, por nga aspekti mjeskor, me rëndësi janë vetëm disa nga këto, sepse pjesa dërmuese e tyre nuk i kafshojnë njerëzit.Nga sëmundjet më të rëndësishme të cilat barten dhe përhapen me kafshimin e mushkonjave janë:malarja, ethet e verdha dhe llojet e ndryshme të encefalitisit.
Në Maqedoni ekzistojnë rreth 140lloje të mushkonjave të cilat, fatmirësisht, përveç që shkaktojnë rekasione lokale alergjike dhe prishjen e qetësisë gjatë aktivitetetve ditore dhe gjatë qëndrimit në natyrë, nuk janë bartës serioz të sëmundjeve. Por, për shkak të ndryshimeve evidente klimaterike dhe tregut të hapur për transportin e produkteve dhe mallrave të cilat mund të jenë mjet i përshtatshëm për zhvillimin e mushkonjave, nuk përjashtohet mundësia e paraqitjes së llojeve të reja siç edhe vazhdimisht e më shpesh përmendet mushkonja tigër (bartës i virusit të etheve tropikale (denga)).
Kur dhe kush është “viktima” e radhës“?
Mushkonjat kryesisht janë aktive gjatë periudhës së verës, por varësisht nga kushtet e motit, aktivitetin e tyre mund ta fillojnë edhe në pranverën e hershme e deri në vjeshtën e vonë. Orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit janë rezuervuar për marshimine tyre grabitëskur mushkonjat janë më aktive në kërkim të “gjakut të freskët”.
Edhepse mushkonjat “sulmojnë” disa njerëz më shumë se disa të tjerë, kjo s’ka asnjë lidhje me sasinë e sheqerit në gjakë, aromat e luleve ose ndonjë element tjetër. Të gjitha mushkonjat tërhiqen nga dioksid karboni, acidi qumshtor dhe nga disa lloje të caktuara të bakterieve të cilat te disa njerëz janë të pranishme me koncentrim më të madh.
Përse mushkonjat thithin gjak?
Proteinat e gjakut janë të domosdoshme për zhvillimin dhe prodhimin e gjenerateve të reja të mushkonjave.
Si të shpëtojmë nga kafshimet e pakëndshme?
· Mbrojtja e hapsirave ku jetojmë me rrjetë dhe me perde.
· Në parqe, livadhe dhe hapsira tjera të hapura rekomandohet veshje e lehtë me krahë të gjatë, sipas mundësive me ngjyrë të ndritur ose të bardhë.
· Përdorimi i medikamenteve kimike të cilat dëbojnë mushkonjat–repelentet(nëse është e domosdoshme) dhe në përputhje me udhëzimt për përdorim.
· Përdorimi i prodhimeve natyrore, në rend të parë vajra eterik dhe ekstrake nga bimët, si alternativë e mençur për mbrojtje të mirë dhe të sigurt nga mushkonjat.
Fakte intresant për mushkonjat
· Mushkonjat mund të nuhasin viktimin e tyre në largësi prej 50 мetra.
· Kafshojnë vetëm mushkonjat femra sepse kanë nevojë për proteina që të lëshoj vezë.
· Mushkonjat nuk duhet të konsiderohen si insekte naive.Mund të jenë bartës të malarjes,
etheve të nilit perendimordhe shumë sëmundjeve tjera, para se gjithash në qarqet tropike.
· Mushkonjat nuk bartin HIV virusin nga një njeri në tjetrin.
· Ngjyra e zezë i tërheq mushkonjat.Për këtë arsye mos veshni tesha të errëta.
Bëjeni vet
Livando– Me lule të livandosfërko pjesët pas vesëhëve, nyjet dhe qafën. Jo vetëm që do t’i dëboni mushkonjat rreth jush, por do të mbani edhe aromë të këndshme.
Zhubrica– Një hulumtim ka dëshmuar se karvakroli dhe alfa-terpentini, të dy përbërësit e vajit esencial të zhubricës,janë efikas për dëbimin e mushkojave.
Borzilok dhe votka– Një dorë borzilok të freskët përzijeni me një gjysmë filxhan ujë të nxehtë dhe le të ri katër orë dhe pastaj kullojeni.Shtoni gjysmë filxhani votkë dhe mbusheni një shishe me spërkatës.Para përdorimi tundeni sipas përdorimit.
Këshilla për lehëtsimin e simptomeve pas kafshimit
Kur tashmë është vonë, kruarja pas kafshimit nga ky insekt është problemi kryesor.
Ju paraqesim mënyra natyrore të cilat ndihmojnë pas kafshimit. Pjesa dërmuese e këtyre preparateve gjenden në shtëpitë tona.
Akulli
Terapia me akull do të ul ose reduktoj kruarjen dhe do të pengoj ënjtjen e kafshimit. Akulli reziston nervat të cilët shkaktojnë kruarje dhe dhimbje, kështu që me ndihmën e leckës së ftohtë do të çliroheni nga të dy këto probleme.
Sodë bikarbon
Sodaka komponentë alkaline e cila e neutralizon bilancin e pH në lëkurë. Vë sodë në vendin e pickimit.
Broziloku
Gjethi aromatik i brozilokutpërmban kamfor dhe timol– dy komponente të cilat ulin kruarjen.Gjethin mund drejtpërsëdrejti ta vendosni në vendin e kafshuar.