NDIHMA E PARË NË RAST TË PICKIMIT NGA INSEKTET

NDIHMA E PARË NË RAST TË PICKIMIT NGA INSEKTET

Vera është periudhë e kënaqësis së plotë jashtë dhe në natyrë. Por përveç rekomandimeve dhe rreziqeve lidhur me ndikimet negative dhe mbrojtjen nga temperaturat shumë të larta dhe rrezet UV, këtu e kemi edhe një lloj tjetër të rrezikut në formë të pickimeve dhe kafshimeve nga format e ndryshme të insekteve të fshehur te pemët në rrethinë, sipërfaqet me gjelbërim dhe lule…


Fatmirësisht, një numër i madh i insekteve nga nënqielli ynë nuk bëjnë pjesë në kategorinë e rrezikshme për jetë, por shpesh pickimet ose kafshimet e tyre mund të jenë të pa këndshme dhe mund të shkaktojnë edhe dëmtime të vogla shëndetsore.Më shpesh gjithçka mbaron me kruarje, ëntje, skuqe, por varësisht edhe nga shkalla e ndjeshmërisë ndonjëherë edhe kafshimi nga bleta mund të jetë vdekjeprurës.
Me qëllim që të evitojmë shqetësimet e padëshiruara dhe prishjen e qetësis personale disa masa mbrojtëse dhe gjithësesi edhe disa këshilla mund të jenë shumë të dobishme për vetëndihmë dhe lehtësim të simptomeve nëse ndodh kafshimi.

Kafshimi nga bletët, grenzatdhearëzat e mëdha
Shumë shpesh në periudhën e verës jemi synim i kafshimit nga grenza, bletët ose nga arëza e madhe. Kafshimi mund të jetë shqetësues madje edhe i rrezikshëm për jetë.

Kompresë e ftohtë pas kafshimit
Kafshimi nga bleta,grenza osearëza e madheshkakton ëntje e cila zgjerohet rreth vendit të kafshimit dhe fillon të mizëron. Me qëllim që të pengohet përhapja e ëntjes, që sa është e mundur më shpejtë të vendoset kompresë e ftohtë ose një pjesë akulli. Me ftohje reduktohet sasia e ëntjes por e njejta kontribon te reduktimi i dhimbjes dhe kruarjes.

Largoni thimthin
Kafshimetnga grenzaose bleta si duket janë të ngjajshme, por sërish ai i bletës është më i rëndë sepse është alergjen më i fortë. Pickimet e tyre dallohen edhe për shkak se bleta lëshon më shumë helm dhe e lëthimthinnë vendin e kafshimit.Prandaj është shumë e rëndësishme që thimthimenjëherë të largohet nga vendi i kafshimit me ndihmën e thonjëve nëse është e munudur.Pastaj të bëjmë kujdes që të mos e shtypim qesja e cila do të shkaktoj derdhje të helmit të mbetur.
Thimthi i arëzës së madheështë më e gjatë dhe më e trashë. Shpesh besohet se arëza e madheështë më i rrezikshëm nga insektet e mbetura. Kafshimi i tij është më me dhimbje por vetëm për shkak të madhësisë dhe trashësisë së thimthit të tij që natyrisht shkakton dhimbje më të madhe. Helmi i tij përmban substanca të cilat shkaktojnë ndjenjë më të madhe të djegies por esencialisht helmi i tij është më pak toksik se ai i grenzes.

Shoku anafilaktik
Pickimet nga grenza, bleta dhe arëza e madhemund të kenë edhe përfundim dramatik.Paraqitja eventuale e shokut anafilaktik mund të jetë edhe vdekjeprurëse. Për shkak të kësaj, pas pickimit duhet të përcillet gjendja dhe të regohet në kohë nëse paraqitet ndonjë reaksion i pa dëshiruar. Te disa persona pas pickimit të parë mund të paraqitet reaksion alergjik, i cili në rast të kafshimit vijues mund të shkaktoj reaksion të madh në formë të shokut anafilaktiknë të cilin nëse nuk ka intervenim mjeksor mund të ketë pasoja serioze.
Që kafshimi ka shkaktuar alergjik mund të dyshojmë nëse paraqiten dhimbje të mëdha dhe ëntje, frymëmarrje të rënduar dhe frymë të shkurtër. Shoku anafilaktik plotësohet me ndryshimin e lëkurës, skuqe, dhe kruarje. Përveç kësaj simptoma të shpeshta janë edhe ëntjet e mukozës, kruarja rreth syve, hundës dhe gojës, madje edhe ëntjet e gjuhës dhe gojës.Te rastet më të rënda shkaktojnë edhe obstrukcione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Personat me simptoma të shokut anafilaktik duhet urgjentisht të dërgohen në institutin më të afërt shëndetësor. Nëse ju ose ndonjë anëtar i afër i familjes suaj keni tendencë të vërtetuar ndaj paraqitjes së reaksionin anafilaktik gjatë kafshimit nga grenza, bleta ose arëza e madhe, është e nevojshme ta mbani këtë në mendje dhe të merrni masa plotësuese mbrojtëse madje edhe mbatjen e një seti për vetëndihmë nëse jeni largë nga mjedisi urban.


Kafshimi nga mushkonja
Një shqetësim i madh gjatë periudhës së verës, sidomos pranë sipërfaqeve me ujë janë mushkonjat. Fatmirësisht nuk kemi raste të bartjes së smundjeve të rrezikshme siç janë malaria, virusi denga ose edhet e verdha që shkaktohen nga kafshimi i mushkonjave.Ajo që neve na shkakton kokëdhimbje janë kafshimet që shkaktojnë reagime alergjike si skuqe, ëntje dhe shumë kruarje. Më me rëndësi është pas kafshimit në vendin e pickimit mos të kruhet kurse kruarja të neutralizohet. Për këtë mund të ndihmojnë soda bikarbon, uthulla e mollës dhe limoni. E rëndësishme gjatë shfrytëzmit të këtyre preparateve është të përdorim kompresë të lagur në vendin e kafshimit pa fërkimtë lëkurës. Ajo që ndihmon reduktimin e kruarjes mund të jetë edhe përdorimi i brozilokut. Një gjeth të brozilokut fërkojeni ose vendoseni në vendin e kafshimit. Gjethi aromatik i brozilokut përmban kamfor dhe timol–komponente të cilat nuk e reduktojnë kruarjen.

Rriqëra
Edhe një furacakpickues të cilin duhet ta kuptojmë shumë seriozisht. Përveç reaksionit alergjik dhe shqetësimit lokal në vendin e kafshimit, rriqëra mund të jetë edhe bartës i sëmundjeve serioze. Ajo që është me rëndësi gjatë kafshimit nga rriqëra është që të njejtën ta largojmë nga trupi aq shpejtë sa është e mundur.
Rriqëra nuk mund të qëndroj në lëkurë më shumë se 24 orë!


Nxjerrja e rriqërës:me pincë kapet pjesa e sipërme, aq sa është e mundur afër lëkurës, dhe ngadal tërhiqet pa rrotullime në të majtë ose në të djathëPastaj vendi i kafshimit nuk duhet të lyhet me asgjë.
Rriqërën mund ta largoni edhe vetë vetëm me kusht nëse jeni plotësisht i sigurtë dhe i shkathtë për këtë veprim. Nxjerra jo profesionale e rrit rrezikun nga komplikimet e mëtjeshme dhe pothuaj gjithmonë është e pa suksesshme, sepse turini i rriqërës mbetet në lëkurë.  Prandaj nëse nuk jeni të sigurtë drejtohuni në institucionin më të afërt shëndetsor dhe aq shpejt sa është e mundur, gjegjësisht mos lejoni që rriqëra të rri në lëkurë më gjatë se 24 orë.

Zakonisht rreth vendit të kafshimit paraqitet ëntje dhe skuqje, por kjo nuk duht t’ju shqetësojë sepse është pasojë e irritimit të lëkurës por nuk është ndonjë infekim.Edhepse rrallëherë rekomandohet vëmendje më e madhe dhe përcjellje e reaksioneve eventuale plotësuese disa ditë me radhë. Në rast se paraqiten dhimbje në nyje, muskuj,ndezje e lëkurës, kokëdhimbje, pështjelle dhe vjellje, vizita në mjekë është e domosdoshme.

Pa parfum dhe me veshje të përshtatshme
Prevenimi është gjithmonë bar më i mirë. Në rastin e mbrojtjes nga kafshimi i insekteve kjo nuk don të thotë se nuk duhet të lëvizim në vendet kritike ose të shkojmë të fortifikuar me veshje mbrojtëse. Rekomandohet që të mbajmë roba të lehta por me mëngë dhe këmbë të gjata dhe me rëndësi është që të mos hyni në territorin e insekteve ( foletë e grenzave, bletëve, etj.)

Ndoshta tingëllon çuditshëm por aromat e parfumëve dhe ngjyrat dhe motivet e fuqishme dhe të ndritshme i tërhqin  grenzatdhe bletët. I tërheqin edhe mbeturinat dhe ushqimi i ëmbël, prandaj është mirë t’i pastroni siç duhet dhe largë nga vendi ku jetoni.
Për mbrotjte nga mushkonjat poashtu është edhe shmangia e kënetave dhe moçalevepor mirë është që t’ju kushtojmë kujdes edhe enëve me ujë të mbetur, shisheve dhe vazave që mund të bëhen vende ideale për shumimin e mushkojave. Përdorimi i rapilentëve sidomos ata me bazë natyrore poashtu janë me prevenim të mirë.