NJË DITË PAS TRYEZËS SË BEGATSHME

NJË DITË PAS TRYEZËS SË BEGATSHME
Festat, përveç që janë një mundësi e mirë për relaksim dhe momente të mira me të afërmit, së paku në hapsirat tona, shpesh me vete bartin edhe tryezën e begatshme. Shumë shpesh, kur pyesim se si kaluat  gjatë festave, përgjigja është „U stërngopëm shumë“. Më shpesh bëhet fjalë për ngrënie sasiore, por gjithsesi edhe për konsumin e ushqimeve të ndryshme të rënda dhe me yndyrë, të mbëla dhe të tharta, dhe e tërë kjo me erëza të shumta me sasira të mëdha të alkoholit dhe pijeve të gazuara.
Simptomet e Stërngopjes
Nëse ndjeheni të lodhur dhe të përgjumur pa energji të mjaftueshme, e cila shoqërohet me përzierje, , lemzë dhe kokëdhembje, pa dyshim keni tejkaluar pragun e knaqësisë me mish të pjekur mirë, me sallatën shumë të shijshme ruse dhe shumë lëngje dhe ëmbëlsira tjera të shijshme. Kur këtyre simptomeve ju bashkangjiten edhe ndryshimet në shtypjen e gjakut, atëherë vërtetohet „diagnoza “ e stërngopjes.
Pas një tryeze të këtillë të begatshme, nutricionistët rekomandojnë kalimin shumë të shpejtë në ushqim të lehtë dhe të balancuar të shëndetshme e cila do të plotësohet me aktivitet të duhura fizike. Por, nëse vetëm pak e kemi tepruar me pijet alkoholike, atëherë rekomandohet që së paku dhjetë ditët në vijim të mos konsumohet alkohol aspak dhe pije të gazuara me përmbatje të lartë të kalorive dhe pije joalkoholike të ëmbla.
Si deri te energjia e re
Menjëherë pas ditës „D“, mëngjesin filloni me një lëng të shtrydhur të portokallit ose me 2 gota uji të vakët me një limon të shtrydhur.
Konsumoni rreth 2 litra ujë në ditë për të pastruar organizmin dhe më lehtë të eliminoni toksinet.
Me rëndësi është që tre vaktet e para të jenë të lehtë dhe me sasira të vogla me mes-vakte në formë të mezeve me pemë (mollë, dardhë, kivi dhe të tjera). Në këtë mënyrë mbrohuni nga goditja e dhënë nga radikalet e lira të pranishme me konsumin e antioksidansëve të fortë me anë të këtij lloji të ushqimit.
Menyja ditore
Kafjalli
150 g sallat perimesh aromatizuar me 4 kumbulla të thata
2lugë muelsi të futura në një filxhan me kos pa yndyrë
Meze
1 banane
2 mandarin ose
sallatë e vogël perimesh prej ananasi, grejpfruti, ose kombinim sipas dëshirës
Dreka
pjate e madhe me përzierje të sallatës së gjelbërt, arugula, spinaq të freskët, karrotë e renduar, e lyer me vaj ulliri dhe lëng limoni
perime të zijera me sallat të freskët
Darka
Supë e shëndritshme prej perimeve. Kombinimi me pras, selino dhe kungull është ideale për darkën e parë pas stërngopjes.
Çorbë krem nga perimet. Kombinimi i selinos, karrotës, brokolit, lulelakërës, qepës dhe një patate të vogël të bluar me blender.
Gjithsesi, gjatë ditës konsumoni dhe lëgje të freskëta të shtrydhura dhe çarja (xhexhefili, nane, çaj i gjelbërt , etj.).
Këtë mënyrë të përgatitjes së ushqimit zbatoni i së paku disa ditë me çka organizmit tuaj do t’i mundësoni rehabilitim të shpejtë dhe të shëndetshëm.
Mbani mend: ushqimi optimal dhe i balancuar mirë është fuqia jonë shtytëse dhe burimi i vitaliteti dhe enrgjisë.
Tryezat festive të pasura me ushqim të yndyrshëm dhe të njelmët, përveç ndikimit të stërngopjes, për shkak të sasi së madhe të kripës, mund të shkaktojnë edhe mbatje të ujit në organizëm dhe në këtë mënyrë mund të shkaktojnë rritjen e peshës trupor për dy, madje edhe për më shunmë kilogramë.

Çorbë perimesh (çorbë perimes pa yndyrë)

Përbërësit e nevojshëm:
1 patate,
1 karrotë,
1 qepë,
1 spec,
1 l ujë
½ l lëng domatesh
2 lugë erëza,
1 majdanoz kërcellë,
krip dhe spec sipas dëshirës
Përgatitja:
Lahen, pastrohen dhe priten në kube patatja, karrota, qepa dhe speci. Perimet vendoset në pjatë të thellë. Pastaj shtohet 1 l ujë dhe zijhet. Para mbarimit shtohet lëngu i domateve dhe erëzat. Pjatën e largojmë nga zjarri dhe kriposet sipas shijes. Në fund shtohet majdanozi i grirë imët.