Përbërësit e nevojshëm:
- 280 g pastinak
- 2 lugë vaj ulliri
- 1 qepë e kuqe
- 25 g selino
- 45 g presh
- 1 thelbi hudhër
- 120 g gështenja
- 15 g bajame të bluara
- 1 lugë sherbelë
- 1 lugë majdanoz
- kripë, piper i zi dhe djathë parmezan sipas shijes
Përgatitja:
Ngroheni furrën në 175 gradë. Pastinakun e qëruar prisni për së gjati dhe lyeni me 1 lugë vaj ulliri. Hidhni kripë dhe piper dhe piqeni për 35 deri në 40 minuta. Ndërkohë, përgatisni salcën duke i skuqur me 1 lugë vaj ulliri qepën e grirë hollë, selinon, preshin dhe hudhrën. Gatuani në temperaturë mesatare dhe shtoni 1 lugë ujë për të zbutur perimet. Shtoni gështenjat e grira në copa më të mëdha, bajamet e bluara dhe aromatizoni me sherbelë, majdanoz, kripë dhe piper të zi. Gatuani edhe për 2-3 minuta të tjera dhe shtoni ujë sipas nevojës. Hidhni salcën sipër pastinakut dhe spërkateni me pak parmezan.