Pastrimi në praniverë (Nga teknologjitë)

Pastrimi në praniverë (Nga teknologjitë)

Shfëltimi i celularit është po aq i nevojashëm sa kafeja e mëngjesit dhe njoftimet me ngjyrë të kuqe të pahapura janë po aq provokuese sikur të ishin një dhuratë që e gjeni të fshehur në dollap – për shkencëtarët kjo quhet varësi nga ekrani. Mos e mohoni, është koha për detoks!

SIMPTOMAT

  1. Mbani gjithmonë një karikues, madje edhe një bateri rezervë.
  2. Dridhja menjëherë drejton vëmendjen tuaj ka ekrani blu.
  3. Ju shtriheni dhe ngriheni duke shfletuar celularin tuaj.
  4. Është më keq për ju të harroni telefonin tuaj sesa portofolin tuaj.

ÇKA NUK ËSHTË NË RREGULL?

Ekspozimi ndaj dritës blu, ajo që emetohet nga celulari, zvogëlon sekretimin e melatoninës, e cila ndikon në mënyrë të barabartë edhe në cilësinë edhe kohëzgjatjen e gjumit. Shkencëtarët në Universitetin e Harvardit kanë zbuluar se ndërverprimi me teknologjinë, një orë para gjumit, vonon prodhimin e melatoninës për 90 minuta, duke zvogëluar sasinë e tij përgjysmë. Ndërsa shumë procese biologjike në trup varen nga gjumi, mbani në mend se falë celularëve dhe veglave të tjera, ju rrezikoni shumë më tepër sesa mëngjesin.

Lajmi i keq është se nuk jeni të sigurt as ditën. Drita blu mund të shkaktojë degjenerim makular ose turbullim dhe humbje të shikimit, që zakonisht është një proces natyror, shoqërues i pleqërisë.

Nuk guxojmë të mos e përmendin edhe momentin e injorimit të bashkëbiseduesit sepse përmbajtja e servuar nga celulari është shumë më interesante. Të gjithë e kemi gjetur veten në këtë situatë të injorimit nga bashkëbiseduesi, i cili, në vend që të na dëgjojë dhe t’i kushtojë vëmendje gjendjes sonë mendore, vazhdimisht ngul sytë dhe kokën në cecular. Por për të qenë i sinqertë, me siguri edhe ne kemi qenë ata me kokë të përkulur shumë herë. Përveç mungesës së kulturës, kjo shprehi e tillë që ka depërtuar në jetën tonë, ngadalë por sigurt, ndikon në aftësitë tona shoqërore dhe kapacitetet tona për të

bashkëpunuar. Nuk jeni i sigurt për këtë supozim? Atëherë pyesni veten nëse preferoni t’i telefononi dikuj apo t’i shkruani në Viber? Nëse përgjigja është nën dy, atëherë keni problem.

Gjërat bëhen më të komplikuara në planin afatgjatë, sepse përveç marrëdhënieve dhe lidhjeve të prishura, studimet thonë se koha e gjatë e kaluar me pajisjet digjitale rrit rrezikun nga izolimi, ankthi, vetmia dhe depresioni. Mendoni kështu: Nëse për shkak të ndonjë aktiviteti dixhital nuk jeni në gjendje të bëni gjërat që duhet të bëhen, atëherë është koha për ndryshime.

PASTRIMI

Përdorni të gjithë ata alarmet që mbajnë llogari që të jeni të përqendruar në celurarin tuaj në favorin tuaj. Ata do t’ju ndihmojnë të përballeni me faktet. Si? Shkyçni ata dhe provoni sa mund të duroni pa kontrolluar se çfarë është e re. Nuk është e nevojshme t’i fikni krejt papritur, filloni me lajmërimet përkujtuese të postave elektronike ose ata të destinuara për aktivitete kalendarike që sigurisht i ndiqni ndërsa jeni në punë. Thuajini lamtumirë celularit tuaj një orë para gjumit dhe përcaktoni atë në opsionin ‘i heshtur’. Sidoqoftë, ju do të bëni shërbimin më të madh nëse ndryshoni vetëdijen në kokën tuaj: “Unë përdor teknologjitë vetëm për një qëllim, jo për të mbushur kohë!” – mos e harroni këtë.

Ngulitni sytë në monitor tërë ditën? Nuk pranoni madje edhe nëse ju paguajnë për këtë! Udhëhiquni me rregullin 20-20-20: hulumtimet sugjerojnë përqëndrimin në diçka (prapa ekranit) 20 hapa larg, për 20 sekonda, çdo 20 minuta. Kjo do të lehtësojë simptomat e qenësishme të sindromit vizuale kompjuterik – tension, thatësi, djegie dhe ndjeshmëri të syve.

NJË SËRË E EFEKTEVE TË DOBISHME

Jetë më të gjatë – Studiuesit thonë se ekziston gjithashtu një lidhje midis kohës së gjatë të kaluar para ekraneve blu dhe rrezikut të rritur nga pothuaj të gjitha sëmundjet vdekjeprurëse si sëmundjet e zemrës dhe kanceri.

Më shumë para– Kjo është veçanërisht e vërtetë për gratë që kanë zhvendosur zakonin e tyre të blerjes në internet.

Tru më i përqendruar-Ulja më gjatë para një monitori shoqërohet me ulje të vëmendjes dhe përqendrimit veçanërisht te fëmijët, kështu që mos u habitni nëse nuk mund të lexojnë mësimin.

Fillimi i lehtë i ditës– Ekspozimi ndaj dritës blu deri vonë e zvogëlon ndjenjën e të qenurit gati për ditën tjetër. Tani e kuptoni pse disa njerëz shkojnë në palestër herët në mëngjes dhe të tjerët nuk reshtin së shtypuri butonin për dremitje (snooze).

Produktivitet më i madh– Pushimi i kaluar jashtë me kolegët rezulton me më shumë produktivitet në krahasim me pushimin ose pauzën e kaluar para një monitori.