PËR FLOKËT QË TË PUSHOJNË SË THINJURI

PËR FLOKËT QË TË PUSHOJNË SË THINJURI

I adhuroni flokët e tuja të thinjur në të cilët ndërthuren balluke më të lehta?!

Por ke frikë se thinjat s’do të ndalen këtu?

Para se të nxitoni t’i lyeni flokët, përpiquni të ruani ngjyrën me këto metoda natyrale.

Vaj kokosi

Çdo të dytën ditë, para se të flini, masazhoni flokët dhe skalpin me vaj kokosi. Të nesërmen në mëngjes, laji flokët si zakonisht.

Xhenxhefil

Çdo ditë, hani një lugë me xhenxhegil të grirë të freskët të përzier me 1 lugë mjaltë.

Sesam i zi

2-3 herë në javë, hani një lugë sesam të zezë për të ngadalësuar zbardhjen e flokëve.

Qepa


Grijeni qepën në një blender, pastaj përdor një shtrydhës për të shtrydhë lëngun. Dy herë në javë, fërkojeni këtë lëng në skalp, duke e lënë për 30 minuta dhe pastaj lajeni me shampo si zakonisht.

Katalaza

Hani ushqime të pasura me enzimin katalazë si qepë, lakër, patate të ëmbla, kale, brokoli, bajame.

Vaj bajameje

Përzieni të njëjtat doza të vajit të bajames, lëngut të limonit dhe lëngut të amles. Aplikojeni përzierjen në flokë dhe skalp. Ndiqni këtë rutinë dy herë në ditë për një periudhë prej tre muajsh.

Rozmarinë

Mbushni 1/3 e kavanozit prej 250 ml me rozmarinë të tharë, pastaj mbushni kavanozin deri në gryjkë me vaj ulliri ekstra të pastër. Lërini kavanozin në një vend me diell për katër deri në gjashtë javë, duke e tundur për disa ditë. Pas gjashtë javësh, përdoreni si vaj për flokë