PIKA E DIELLIT DHE GODITJA NGA NXEHTËSIA

PIKA E DIELLIT DHE GODITJA NGA NXEHTËSIA

Dëshirojmë që maksimalisht t’i shfrytëzojmë bekimet e detit, liqenit dhe diellit, gjë e cila ndonjëherë na shpyen te pasojat e padëshiruara: pika e diellit dhe goditja nga nxehtësia!

Çka nënkuptojmë me pikën e diellit?
Pika e diellit shkaktohet nga ekspozimi disaorësh dhe i drejtpërdrejtë i kokës ndaj rrezeve diellore ku si rezultat kemi stërnxehjen, zgjerimin e enëve të gjakut dhe dëmtime në tru. Kjo haset gjatë periudhës së verës, gjatë ushtrimeve ose gjatë punës në vend të hapur (ndërtimtari, bujqësi, etj.) ose për shkak të ekspozimit të tepërt ndaj diellit në detë të hapur, sidomos gjatë periudhës mes orës 11 dhe16.
Më të ndjeshëm janë:
·                     fëmijët,
·                     të rriturit me flokë më të rralla,
·                     individët me aktivitet të shtuar fizik gjatë qëndrimit në diellë pa pajisje të duhur dhe rehidratim,
·                     individët në gjendje të alkoholizuar,
·                     individët të cilët nuk ka rimarrë veten akoma nga ndonjë sëmundje ose kanë organizmin e sfilitur.

Simptomet e pikës së diellit:
·                     hutia
·                     kokëdhimbja
·                     puls i përshpejtuar
·                     zukatja e veshëve
·                     skuqja e fytyrës
·                     rritja e temepraturës
·                     përzierje në bark dhe vjellja e cila nuk të lehtëson
Më vonë, mund të keqsohet situata me halucinacione, bllokimi i qafës, ngërçe, humbje e vetëdijes e cila mund të përfundon në komë ose vdekje.

Çka nënkuptojmë me goditjen e nxehtësis?
Goditja e nxehtësis është e ngjajshme me pikën e diellit, por arsye jo domosdoshmërisht duhet të jetë ekspozimi në diellë gjatë aktiviteteve të gjata fizike në kushte të nxehta dhe të lagura, në hapsirë të hapur ose të mbyllur. Më të ndjeshëm janë:
·                     vozitësit në mjete të nxehta transportuese,
·                     nëpunësit në furra, furra shkrirëse, etj.,
·                     fëmijët,sepse trupi i tyre me vështirësi e duron temepraturën e lartë të jashtme dhe lagështinë,
·                     sportistët të cilët për një periudhë më të gjatë stërviten jashtë dhe ekspozohn ndaj rrezeve të diellit.

Goditja e nxehtësisë parqitet si rezultat i rritjes së shpejtë dhe mbi mesatren të temepraturës trupore për shkak të pamundësis që organizmi ta mbaj temperaturën brenda kufijve normal.

Simptomet e goditjes së nxehtësis:
·                     tharja e lëkurës
·                     marramendje
·                     kokëdhimbje
·                     ulje e shtypjes së gjakut
·                     puls i përshpejtuar
·                     rritja e temperaturës trupore
·                     lodhja
·                     përzierje në stomak dhe vjellja e cila nuk të lehtëson
·                     ngërçet
·                     humbja e vetëdijes e cila mund të përfundon në komë dhe vdekje.
Ndihma e parë
Individi për të cilin dyshojmë se e ka goditur nxehtësia  ose ka qenë shumë i ekspozuar ndaj rrezeve të diellit  pa mbrojtje, duhet të:
·                     sillet në hapsirë të freskët,
·                     të merren masa për freskimin gradual të organizmit me lecka të ftohta dhe me akull në ballë, qafë, kyçet e
duarve, pjesët pas gjurit, ijët dhe pjesët e brendshme të bërrylit,
·                     freskohet me pije të freskët nëse pacienti është në vetëdije,
·                     ndiqet temperaturea e trupit nëse është e mundur, deri sa nuk arrinë ndihma mjeksore,
·                     Mos lejoni dush të shpejtë me shumë ujë të ftohtë, por duhet të sigurohet freskim ose ftohje graduale.
·                     Nëse pacienti humb vetëdijen duhet të vendoset në pozitën ansore, që të prevenohet asfiksimi në rast të vjelljes, dhe urgjentisht të transportohet në spital.

Pas trajtimit të pacientit  nga ana e mjekut me terpai të duhur, freskimit dhe rehidratimit, gjatë disa ditëve në vijim mund të pritet që të ketë kokëdhimbje, ndjeshmëri ndaj dritës dhe rrezeve, irritim dhe nervoz, dhe për këtë arsye rekomandohet pushim në hapsira të errëta dhe të freskëta, pa lodhje siç janë shikimi i televizorit, puna me kompjuter, etj.

Prevenimi i pikës së diellit dhe goditjes së nxehtësisë
·                     Parandaloni ekspozimin e drejtpërdrejtë ndaj diellit mes orës 11deri 16
·                     Shmangni hapsirat e mbyllura të nxehta dhe të lagura
·                     mbrojeni kokën me kapelë me strehë më të madhe
·                     shfrytëzoni tesha me materiale natyrore
·                     rregullisht konsumoni ujë dhe lëngje natyrore
·                     pushoni në vend të freskët
·                     shmangni aktivitetin intenziv fizik drejtpërsëdrejti në diellë
·                     shmangni pijeve alkoholike

Pikat termale
Trupi mund më lehtë të freskohet me lecka të freskëta të cilat vendosen në të ashtuquajtura pika termale.Këto janë pjesë të trupit ku kalojnë enët kryesore të gjakut (nyjet e duarve, pjesët pas gjurit, ijët, pjesët e brendshme të bërryleve, qafa)