Përveç ndryshimeve banale, siç është era e keqe nga gojadhe ngjyrimi i dhëmbëve, në gojën e duhanpirësve poashtu paralajmërohen edhe ndryshime shumë më serioze. Ndryshimi më i shpesht është ndezja e qiellëzës (gingvitis) e cila jo rrallëherë zhvillohet në paradontopi (sëmundja e indit e cila i mban dhëmbët të vendosur në ashtin e nofullës). Duhanpirësit kanë vrima të nedzura dhe të hapura të gjëndrave pështimore në qiellëzën e fortë. Për dallim nga jo duhan pirësit, te duhanpirësit shumë më shpesh hasin ndryshme parakancerogjene të mukozës , por si ndryshim më serioz, e cila është pasojë e pirjes së duhanitа, është karcinomi në gojë.
Duhanpirja mund të dëmton qiellëzën në disa mënyra. Nikotini i cili gjendet në duhan është vazokonstriktor, gjegjësisht, i ngushton enët e gjakut. Me këtë reduktohet qarkullimi i gjakut në qiellëzë, e cila shpyen te oksigjenimi më i vogël i indit dhe te mekanizmi i reduktuar mbrojtës nga infkesionet. Qiellëza bëhet më e ndjeshme ndaj bakterieve të cilat gjenden në shtresat e dhëmbit (njollë) dhe në këtë mënyrë zhvillohet gingvitis.Gingrvitisi është gjendje e cila mund plotësisht të shërohet me trajtim të duhur nga stomatologët dhe me edukim të duhur të pacientëve, por shërimi i lëndimeve te duhanpirësit vështirësohet mu për arsye të qarkullimit të gjakut. Përveç nikotinit, me duhanpirje në trup konsumojmë edhe radikale të lira, të cilat janë molekula shumë reaktive. Nëse në organizëm nuk kemi antioksidans të mjaftueshëm, atëherë këto radikale të lira fillojnë ta shkatrojnë indin e qiellëzës dhe kontribojnë në zhvillimin e paradontopisë dhe lëkundjes së më vonshme të dhëmbëve nga rënia e tyre. Këto radikale të lira krijohen edhe si nënprodukte në proceset ndezëse në qiellëzë, gjë e cila edhe më shumë keqëson gjendjen e tyre. Për dallim nga ndezja e qiellëzës te duhanpirëst, te të cilët qiellëzat fryhet, gjakosen, dhëmbin kurse qiellëzat te jo duhanpirësit nuk kanë dhimbje. Ata nuk fryhen dhe nuk gjakosen, për arsye të qarkullimit të reduktuar të gjakut. Prandaj te duhanpirësit tek të cilët nuk është identifikohen dhe nuk është shëruar ndezja e qiellëzës – gingvitis, ajo kalon në paradontopi. Paradontopia është sëmundje e cila ka ndryshime të pakthyeshme. Për shkak të ndezjes afatgjate, ashti i nofullës ku mbjellen dhëmbët fillon të shkrihet dhe në këtë mënyrë krijohen xhepat parandontal. Duke pasur parasyshë se duhan pirësit nuk kanë shenja të shprehurë qartazi të ndezjes, paradontopia shpesh herë identifikohet shumë vonë kur pacientët tashmë kanë fillua të humbin dhëmbë.
Sa për fillim, pacientët duhet të braktisin duhanpirjen. Me këtë, në gojë do të krijohet barazpeshë dhe kushte për shërimin e qiellëzës pas shërimit paradontal. Stomatologu gjatë kontrollit të secili pacient duhet të kryhet kontroll themlore me vlerësimin e thellësisë së xhepave paradontal dhe të vërtetoj në kartotekë nëse pacienti është duhanpirës ose jo. Vetëm në mënyrë të tillë pacienti duhanpirës mund thellësisht të ndiqet dhe të intervenohet me kohë. Te duhanpirësit vërehet akumulim i rritur i njollës, prandaj higjiena te ata duhet të jetë në nivel më të lartë. Pastrimi i gjatë dhe i duhur i dhëmbëve dhe masazha e qiellëzës e rrisin qarkullimin e gjakut në të, me këtë rrisin edhe mekanizmin mbojtës para infektimi. Përdorimi i rregullt dhe i duhur i fijes së dhëmbit pa dyll. Duhet rregullisht profesionalisht në stomatolog të largohet guri i dhëmbit dhe të lumohen të gjithë sipërfaqet ga dhëmbi dhe qafa e dhëmbit me çka do të ulet krijimi i shtresave të reja. Trajtimi paradontal përfshin edhe largimin e indit të ndezur dhe shërimin lokal me medikamete. Vetëm në këtë mënyrë mund të ruhet shëndeti i qiellëzës.
Po. Atsyeja për kariesin më të shpesh te duhanpirësit është se duhanpirja në planin afatgjatë e redukton tajimin e pështymës. Ajo bëhet më mukoze, gjegjësisht më të dendur. Niveli i pH reduktohet dhe me këtë hapsira në zgavrën e gojës bëhet më e zbrazët. Në këtë mënyrë krijohen kushte të përshtatshme për lindjen e kariesit.
Në stomatologjinë moderne dhëmbët e humbur vazhdimisht plotësohen me impjante (mbjellje). Nuk është dëshmuar se duhanpirja e redukton osteointegrimin ose pranimin e impjanitit nga ana e organizmit, por, procesi i mospranimit të impjanteve është dyfish më i madh te duhanpirësit se sa te jo duhanpirësit. E tërë kjo i detyrohet ndezjes së qiellëzës rreth impjantit (periimpjanti), i cili nëse nuk trajtohet siç duhet rezulton në shkrirjen e kockës rreth impjantit dhe hudhjen e tij. Natyra e ndezjes rreth impjantit është e njejtë me ndezjen e qiellëzës te duhanpirtësit.
Duhani ka ndikim dëmtues te të gjitha qelizat dhe organet ku kalon tymi i duhanit. E para që goditet është zgavra e gojës. Duhanpirja afatgjatë i detyron qelizat që të ndryshojnë dhe të aftësohen ndaj ndikimeve dëmtuese. Në atë mënyrë është e mundur të krijohen ndryshime parakancerogjene (leukonjolla) dhe kancerogjene. Sa më gjatë pini duhan dhe sa më shumë pini duhan, aq më i madh është rreziku nga karcinomi oral. Madje kur duhanpirja shoqërohet edhe me alkohol, atëherë rreziku është edhe më i madh. Madje dhe mbi 90% e njerëzvetë sëmurë nga karcinomi oral janë duhanpirës. Nëse jeni duhanpirës, e tërë kjo është arsye e mjaftueshme që sot të braktisni duhan pirjen.
Ana Krtolica-Gerogiev,
d-r. mje.dent.