PROBLEME ME DHËMBËT E PJEKURISË

PROBLEME ME DHËMBËT E PJEKURISË

Molarët e tretë rriten pas moshës 18 vjeçare dhe për këtë arsye quhen dhëmbët e pjekurisë. Këto janë dhëmbët e tretë në vargun dhëmbor. Kur ka hapsirë të mjaftueshme në nofull, ata pa papengesë mund të rriten dhe atëherë nuk krijojnë asnjë problem. Nëse në nofull nuk ka hapsirë të mjaftueshme, këto dhëmbë mund përgjithmonë të ngelin të ngecur në asht dhe asnjëherë mund të mos paraqiten në zgavrën e gojës. Atëherë themi se dhëmbët e pjekurisë janë të impaktuar. Nëse vetëm një pjesë e këtyre dhëmbëve rritet, kurse një pjesët tjetër ngecin nën qepallë, bëhet fjalë për dhëmbët e gjysmëimpaktuar të pjekurisë. Të fundit janë ata të cilët më shpesh krijojnë probleme.

Cilët janë problemet më të shpeshta të cilat dhëmbët e pjekurisë i shkaktojnë?
Pacientët të cilët kanë dhëmbë pjesërisht të rritur të pjekurisë, shpeshherë ankohen nga dhimbja në pjesën e fundit të nofullës. Kjo më shpesh ndodh për shkak të ndezjes të qiellzës që e mbështell dhëmbin. Kjo ndezje quhet perikoronitis dhe manifestohet me dhembje, bymym, skuqe të qiellzës. Ndonjëherë ndezja ose pezmatimi mund të përhapet dhe bymimi të mos neutralizohet vetëm te qiellza rreth dhëmbit, por mund të shihet edhe në fytyrën e pacientit. Ndezja ose skuqja mund të ndodh për shkak të qasjes së vështirë në dhëmb gjatë higjienës së përditshme. Shtresa e pranishme është e pasur me bakterie, kurse qiellza reagon ndaj tyre me ndezje ose skuqje. Nëse ndezja nuk trajtohet dhe nëse përhapet, mund të na shpien te ngërçi i muskulatorës përtypëse dhe deri te hapja e vështirë e gojës. Kjo situatë quhet trizmus. Përveç kësaj, paraqitet edhe përtypja e vështirë dhe simptome të cilat ju ngjajnë angineve. Në këtë gjendje, enët lokale limfatike gjithmonë janë të zmadhuara.

Cila është terapia e pernikoronitisit?
Nëse pranë dhëmbëve të pjekurisë shpesh shfaqen probleme të këtilla, atëherë është e nevojshme që të njejtën të nxirren. Nxjerrja asnjëherë nuk bëhet në gjendje akute, kur ka qelb dhe të ënjtur. Nëse keni probleme,menjëherë vizitoni stomatologun. Problemi akut tejkalohet me denazhim të vendit të ënjtur. Është e nevojshme që hapsira me qiellzës dhe dhëmbit të pastrohet mirë nga shtresat e forta dhe të buta, të largohet indi pezmatuar dhe të vendoset drenazh i cili do të mundëson zvoglimin e ënjtjes. Në gjendjen kur të pranishme janë edhe shenja sistematike, si rritja e temepraturës së trupit ose ënjtja e fytyrës është e nevojshme edhe terapia me antibiotik.Nëse pacienti ka vështirësi gjatë hapjes së gojës, ekzistojnë strëvitje për tejkalimin e saj. Për disa ditë, gjendja do të normalizohet dhe pastaj mund të bëhet ekstraktimi ose nxjerrja e dhëmbit problematik.

A duhet të nxirren edhe dhëmbët jo të rritur të pjekurisë?
Vendimi për nxjerrjen e këtyre dhëmbëve sillet bazuar mbi analizat paraprake të fotografisë paraprake me rreze X dhe pas kontrollës së detajuar klinike. Nëse pacientët janë në terpai ortodontike me vështirësi të shprehur, rekomandohet që këto dhëmbë të largohen ose të nxirren. Me analizën rengen mund të vlerësohet edhe pozita e dhëmbëve të pjekurisë dhe të vemndoset nëse ata ndonjëherë do të merren parasyshë. Nëse pozita e dhëmbit të pjekurisë është e tillë ku dhëmbi ndeshet me dhëmbin fqinj (shtatshen) dhe ekziston rezik nga resorbimi i rrënjës së tij, sërish rekomandohet që ai dhëmb të nxirret. Për këto vendime është e nevojshme të bëhet kontroll dhe analizë para moshës njëzet vjeçare. Atëherë rrënjët kur nuk janë akoma të formuar plotësisht dhe masa operative është më e thjeshtë.

A ekzistonë preventivë për të shmangur problemet me dhëmbët e pjekurisë?
Duke pasur parasyshë se dhëmbët e pjekurisë janë dhëmbët e fundit në vargun e dhëmbëve, është shumë vështirë që të mirëmbahen në aspektin higjenik. Rekomandohet të përdoret brushë e butë me një pjesë të vogël aktive, gjegjësisht, me kokë të vogël të brushës. Kur i pastrojmë dhëmbët, gojën nuk duhet ta hapin shumë gjërë sepse atëherë muskujt e fytyrës tendosen dhe fuqishimisht ngjiten me nofullën, gjë që nuk na mundëson pastrimin e mirë të sipërfaqeve anësore të dhëmbëve. Me pastrimin e kujdesshëm dhe të rregullt të dhëmbëve, akumulimi i shtresës do të jetë nën kontroll dhe në këtë mënyrë do të mbrohet qiellza nga ndezja. E dobishme është edhe larja e zgavrës së gojës me ujin gojor i cili përmban klorookside. Ai trajton me kujdes bakteriet dhe e regukton rrezikun nga perikoronitisi. Te shëndeti gojo dhe reduktimi i problemeve me dhëmbët e pjekurisë ndikon edhe imuniteti. Për shëndet më të mirë dhe sistem më të fortë imun pa dyshim kemi nevojë për ushqyerje të balancuar, perime dhe pemë të freskëta dhe sa më pak stres. Qët’imbrojmë këto dhëmbë, përveç higjinesë së mirë dhe kontrolleve të rregullta te stomatologu, duhet të shmangim ushqimin ngjitës pariogjene e pasur me karbohudrate dhe pijet e ëmbëla. Nëse dhëmbët epjekurisë janë rritur plotësisht, është e nevojshme që të mbushen. Në këtë mënyrë, reduktohet sipërfaqa e tyre e shprehur relievike, dhe me këtë edhe mbatja e ushqimit në poret e dhëmbëve. Për smalt më të fortë rekomandohen pastat e dhëmbëve të cilat përmbajnë 1000 ppm aminofloride. Që të jeni të sigurtë se cilët preparate i përdorni për higjientën orale, lexoni deklaratate tyre ose konsultohuni me stomatologun e tyre.

Me rëndësi të madhe është që të dimë se dhëmbin plotësisht të dalur të qumështit asnjëherë nuk e kthejmë sërish në ashtin e nofullës. Në këtë mënyrë mund të lëndojmë folikulën e dhëmbit të përhershëm. Fëmiju pas këtij lëndimi ngel pa dhëmb qumështi. Në të kundërtën, nëse lëndojmë folikulën e dhëmbit të përhershëm, ka gjasa që ai dhëmbë të rrit strukturë jo të duhur të zmaltit, të ketë magësi në sipërfaqen etij dhe, përgjithsisht, të shfaqen probleme gjatë zhvillimit dhe rritjes së tij.

 


Ana Krtolica-Gerogiev,
d-r. mje.dent.