Problemet me të pamurin janë të shpeshta te fëmijët në moshë shkollore. Nëse këto probleme nuk trajtohen këto fëmijë kan probleme me të mësuarit, me përshtatjen në shkollë, si dhe në aktivitete sportive-rekreative.
Simptomet më të shpeshta që tregojnë se fëmija ka probleme me të pamurit janë:
- ulja shumë afër para ekranit të televizorit,
- mbatja e librit shumë afër syve,
- vendosja e kokës shumë afër librit ose tavolinës kur lexon ose shkruan,
- kapsitje e shpeshtë,
- ndjeshmëri e madhe e syve ndaj dritës dhe/ose lotimi i syve,
- mbyllja e njërit sy kur fëmija shikon televizor ose lexon,
- shmangie e aktiviteve të cilat kërkojnë shikim të mirë–lexim, shkrim, detyra shtëpie, sport,
- fëmija ankohet për kokëdhembje, shikim të mjegulluar, lodhje ose dhembje në sy.
Nëse vërehet ndonjëri nga këto simptome, pa vonesë duhet të bëhet ekzaminim i plotë oftamologjiki cili përshinë edhe zgjerimin e bebëzës, ekzaminimin e bazës së syrit dhe sipas nevojës edhe përcaktimiin i dioptrisë.
Flmijët nuk duhet t’i tendosin sytë pa nevojë. Shikimi i stërzgjatur i televizorit, loja në kompjuter gjatë kohë ose në telefon, mund të jetë dëmtuese për sytë, sepse gjatë kohë përqendrohen në një pikë, gjë e cila rezulton në tendosjen e syve dhe rreziku i progresionit të shkurtëpamësisë te fëmijët.
Fëmijët të cilët kanë histori familjare me miopi të lartë (shkurtëpamsëi), hipermetropi ( largëpamësi), astigmatizëm, strabizëm (shtrembërim i syve) ose nistagmus, duhet t’i nënshtrohen ekzaminimit oftamologjik sa më shpejt që është e mundur. Gjenetike mund të jetë edhe katarakta ( perdja e syve), glaukomi ( shtypja e lartë e syve) dhe shumë sëmundje tjera të syve. Shumë është me rëndësi që këto sëmundje të diagnostikohen më shpejt sa është e mundur. Nëse nuk fillohet me shërimin e tyre në kohë, ata mund të rezultojnë në reduktimin e përhershëm të të pamurit dhe në verbërim.
Ata fëmij të cilët tashmë mbajnë syza ose thjerrza, së paku një herë në vit duhet t’ju nënshtrohen kontrolleve oftamologjike, por sipas nevojës edhe më shpesh. Kontrollimet e më shpeshta oftamologjike janë të rëndësishme, sepse me rritje e fëmijës fillon edhe ndryshimi i dioptrisë.
Të pamurit është faktor shumë i rëndësishëm për suksesin e fëmijës suaj në shkollë!
prim. d-r.spec. Emilija Gjishevska– Dashtevksa,
oftamolog, Klinika për sëmindje të syve, Shkup