Mjalta paraqet produktin më të përsosur dhe më univerzal natyror, përsosmëria e së cilës reflektohet në përbërjen e saj prej 200 komponenteve, të cilat jo vetëm që mjaltës i japin vlerë të lartë energjetike por edhe vlerë të lartë shëruese.
Karakteristikat e përgjithshme dhe mënyra e përdorimit
Bletat, si bashkësi më e organizuar, e tubon pjesën më të mirë dhe më të bukur nga bima, gjegjësisht nektarin, pluhurin polenik dhe materiet tjera, të cilat bletat me punën dhe enzimet e tyre i shëndrojnë në produkt të përsosur-mjaltë. Që bletët të krijojnë
1 kg mjaltë, një bletë duhet të kaloj 360.000 deri 400.000 km, duke u shëtitur nga një lule në tjetrën. Mjalta merret me lugë druri ose plastike, asesi me lugë metalike. Më së miri është që të tretet në 300 ml ujë të vakët, por asesi në ujë më të nxehtë se 45 shkallë, sepse në temepraturë më të larta shkatrohen enzimet dhe disa materie tjera, ku si rezultat mjalta i humb vetitë e saj shëruese. Konsumohet në stomak të zbrazët. Nëse mjalta konsumohet drejpërsëdrejti në gojë, rekomandohet që për disa çaste të mbahet në gojë, sepse nëpërmjet të mukozës depërton në gjak.
Përmbërja
Mjalta përmban:
– karbohidrate: fruktoz (38%), glukoz (30%), disaharide dhe polisaharide
– të gjitha aminoacidet esenciale
– vitamina: B1, B2, B3, B5, B6, B12 dhe vitaminën C
-minerale: kalcium, zink, kalium, magnez, selen, krom, fosfor, mangan, hekur…
– acide organike: ribonukleike, folik, të limonit, të mollës…
– stimulues biogjen, antibiotik bimor, fitohormone dhe shumë antioksidanse.
Llojet e Mjaltës
Varësisht nga bima nga e cila krijohet mjalta, ajo ndahet në monoflorike (fitohet nga një lloj i bimës;akacie, bliri, dhe të tjerë) dhe poliflorik (fitohet nga shumë loje të bimëve: e livadheve, maleve, etj.)
Përbërja shëruese e mjaltës
Llojet e ndryshme të mjaltës ndikojnë ose veprojnë në probleme të ndryshme shëndetsore.
- Majlat e lavandos shfrytëzohet kundër fryrjes dhe ngërçeve, e rregullon punën e zemrës, ndihmon në ulçerën në lukth dhe ndikon këndër stresit dhe migrenës.
- Mjalta e errët e ndihmon qarkullimin e gjakut, e rregullon punën e organeve (lukthit, zorrës, mushkrive të zeza dhe tëmthit), e shëron aneminë, ul lodhjen dhe prëforcon imunitetin.
- Mjalta nga akacie përdoret te problemet me sistemin e gjakut, te kapsllëku, ndimon për qetësim (pagjumësi, nervozë dhe stres).-
- Majalta e livadheve (e luleve) rekomandohet te alergjitë dhe për përforcimin e imunitetit.
Mjalta dhe hidhëri – recetë e shkëlqyer për shërimin e anemisë
Përgatitja:
Në formë të pluhurave të imëta bluhen 100 gr gjethe të thata të hithërit, pastaj përzihen me 1 kg mjaltë livadhi, kurse për përmirësimin e shijes mund të shtohet edhe lëng i freskët i shtydhur prej limoni. E tërë kjo përzihet mirë që të harmonizohet përzierja. Shfrytëzojeni tre herë në ditë, nga një lugë, të ftohtë. Ky bar ose ilaç është i mirë për të gjithë ato të cilët kanë gjak të dobët, duke filluar nga fëmijët më të vegjël, gratë shtatëzën e deri te të rriturit.
Mjalta dhe kanella
Kjo përzierje, qysh në kohërat e më hershme, është konsideruar si eliksir i rinisë, e cila siguron enrgji dhe vitalitet. Shumë hulumtime shkencore treguan se kombinimi i mjaltës dhe cimtit ose kanellës ka ndikim të fortë shërues, i rigjeneron indet, e përforcon imunitetin, i pastron arteriet dhe i shkatron radikalet e lira. Është dëshmuar se kjo pije është e shkëlyer kundër mbipeshës.
Përgatija:
Vendosim një lugë kanellë në një filxhan me ujë të nxehtë, e mbulojmë dhe e lëm të qëndroj 30 minuta. Kur të ftohet, shtohet një lugë me mjaltë. Gjysma e filxhanit pihet para gjumit, kurse gjysmën tjetër e lëmë në frigurifer dhe pihet ose konsumohet në mëngjes, me stomak të zbrazur (pa ngrënë gjë).Nuk guxon të nxehet, por nëse nuk mund ta konsumoni si pije të ftohtë, lëreni në temepraturë dhome që të ngohet.