Gjethet, të cilat deri para ca pak kohësh i kemi konsideruar si bar i zakonshëm, përmbajnë një sërë të materieve ushqyese dhe shumë pak kalori. Me vetëm 34 g purqark, ju do të plotësoni nevojat tuaja të përditshme për vitaminë K, e cila është e nevojshme për kockat e shëndetshme. Purqarku gjithashtu përmban vitamina E, A, C, tiaminë, vitaminë B6, folate, magnez, natrium, hekur dhe më shumë. Pothuajse nuk ekziston asnjë bimë që përmban kaq shumë antioksidantë, dhe pikërisht kjo është arsyeja pse purqarku konsiderohet masa përfundimtare parandaluese kundër sëmundjeve kronike si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Për shkak se është i pasur me fitokemikale është treguar se zvogëlon rrezikun e disa llojeve të kancerit. Sasia e vitaminës C që përmban nuk duhet të nënvlerësohet, kështu që rekomandohet konsumimi i rregullt i tij gjatë periudhave të ftohjes, viruseve ose pandemive, në mënyrë që të forcohet imuniteti. Purqarku ka një shije specifike që shkon mirë me perime ose lloje të ndryshme të mishërave. Sigurohuni që ta merrni parasysh, veçanërisht nëse jeni të lodhur nga marulet – ju duhet të hani pak, dhe do të merrni shumë.