A mund të ha lulelakër çdo ditë?
Po, veçanërisht nëse e kombinoni me mjaft proteina. Zakonisht është e shpeshtë në dimër, por lulelakra meriton të jetë vazhdimisht në menu, pasi dobitë e saj ushqyese lënë në hije ato të lakrës jeshile. Më e mira nga të gjitha? Është e pamundur të mbidozoheni me lulelakër edhe në qoftë se e konsumoni çdo ditë. Përmban shumë pak kalori dhe ka një efekt anti-inflamator – duke e bërë atë një zëvendësuese të shkëlqyer të karbohidrateve.
Ju nuk jeni ju, kur jeni të uritur! Mit apo fakt?
Hulumtimi i fundit thotë: FAKT! Kur jeni me stomak bosh, ka më shumë të ngjarë të interpretoni situatat si negative, sepse të njëjtat simptoma që sinjalizojnë urinë (djersitje, gjëmim i zorrëve) sinjalizojnë gjithashtu nervozizëm. Zgjidhja: Para se të shpërtheni për shkak të komentit ose sjelljes së dikujt, numëroni deri në 10 dhe pyesni veten nëse do të ishit kaq nervozë nëse do të ishit të ngopur? Nëse jeni në punë, praktikoni të hani ushqime të pasura me proteina dhe fibra çdo 3 orë. A keni humbur një vakt? I njëjti kombinim do të stabilizojë trupin, por edhe mendjen në një kohë të shkurtër.
Nëse fsheh ëmbëlsirat dhe ushqimet e imëta, a do të jem në gjendje t’u rezistoj atyre më lehtë?
Ka shumë të ngjarë që të keni sukses në këtë “fshehje”! Një studim nga Universiteti Duke në Karolinën e Veriut zbuloi se zgjedhja e mezeve (ushqimeve të imëta) kryesisht varet nga vendi ku vendosen në kuzhinë. Pjesëmarrësit në studim, dy herë më shumë zgjodhën mundësitë e shëndetshme si banane, portokall, kokoshka kur qëndronin pranë çokolatës, biskotave dhe patate të skuqura. Është koha për një ndryshim, apo jo?
A është e mundur që unë të bëhem person i mëngjesit?
Dhe ndërsa ju ende rrotulloheni në shtrat duke u përpjekur me gjithë forcat të çoheni, shoku juaj tashmë ka hëngër mëngjes, ka bërë dush dhe u nisë për në punë. Mos e fajësoni veten, nuk varet nga ju, por nga gjenet që keni trashëguar në mënyrë të pafajshme. “Çdo njeri ka një kronotip të përcaktuar gjenetikisht,” shpjegon Barbara Helm, një profesoreshë në Universitetin e Groningenit në Holandë. Kjo është përgjigjja shkencore për të gjithë konceptin e njohur si “lloj njeriu i mëngjesit” që varet nga ajo që quhet ritmi cirkadian. Midis orëve 23,7 dhe 24,7, ritmi përcakton se kur temperatura e trupit do të rritet para zgjimit, dhe kjo varet nga një numër faktorësh, të tilla si mosha dhe gjinia. Kjo shpjegon pse fëmijët e vegjël janë të zgjuar në 5 të mëngjesit, ndërsa adoleshentët nuk mund të zgjohen deri në mesditë, ndërsa shoku juaj është ndonjë lloj super heroi. Është e pamundur të ndryshosh kronotipin e trashëguar, por mund ta përmirësosh. Për shembull, drita ndikon kryesisht në orën e trupit. Mos flini me grila të lëshuara për t’u zgjuar më herët. Shkoni në shtrat më herët për tu zgjuar më herët. Magnezi do t’ju ndihmojë të përmirësoni cilësinë e gjumit dhe të pushoni vërtet për më pak orë.
A sjell qëndrimi pozitiv një ditë pozitive?
“Mendo pozitivisht” – këshilla që ne e themi lehtë, por nuk e zbatojmë. Dhe çfarë kur e dëgjojmë? Epo, së pari preferojmë të rrokullisim sytë, në vend që të përpiqemi seriozisht t’i kthejmë mendimet tona në plus. Por a do t’i vlente? Hulumtimi i botuar në The Journals Of Gerontology: Psychological Sciences” zbuloi: nëse e vetmja gjë që pret nga një ditë është që ajo ditë të jetë stresuese, padyshim që do të jesh më pak produktiv – pa marrë parasysh se çfarë rezulton të jetë në fund. Gjatë një periudhe dy javore, të anketuarit u përgjigjën pyetjeve në lidhje me nivelet e tyre të stresit dhe kryen detyra të kujtesës gjatë gjithë ditës. Studiuesit gjetën një lidhje midis prognozave të larta të stresit të dhëna nga subjektet dhe kujtesës së tyre të pakët gjatë ditës. Dhe kjo, nuk po flasim për pamundësinë për të kujtuar atë që ndodhi në episodin e fundit të serialit televiziv që po shikoni, por për kujtesën e dobët të punës që do t’ju sjellë rrëmujë në punë. Me fjalë të tjera: mendo pozitivisht për të vepruar në mënyrë produktive!
Dijeni këtë:
Duhet vetëm një natë pa gjumë për të nxitur humbjen e muskujve që mezi i keni fituar. Nga ana tjetër, pushimi mendor pas punës, siç është shfletimi i një reviste ose shoqërimi me fëmijë, do t’ju ndihmojë të bëni gjumë pa ndonjë problem.