Përbërësit e nevojshëm:
- 80 ml qumësht orizi
- 70 ml ujë
- 2 lugë kos dhie
- 100 g fjolla tërshëre
- 8 boronica
- 8 mjedra
- 3 kajsi të thara
- ½ mollë
- 8 fëstëkë
- 4 bajame
- 1 lugë çaji mjaltë
Përgatitja:
Hidhni ujë, kos dhe qumësht orizi të ëmbëlsuar me mjaltë mbi tërshërën. Shtypni me pirun një pjesë të mjedrave dhe boronicave dhe shtoni në përzierjen e tërshërës së bashku me mollën e prerë në kube dhe frutat e thata të bluara. Lini përzierjen në frigorifer për të paktën një orë para ngrënies, ose gjatë gjithë natës nëse është e mundur. Sapo qulli të jetë gati për t’u shërbyer, shtoni mjedrat dhe boronicat e mbetura, kajsitë e grira hollë dhe spërkatni pak fruta të thata të bluara. Nëse përzierja është e thatë, hidhni pak qumësht orizi.