Në sezonin e sallatës ruse dhe kifleve, nuk është për t’u habitur nëse shtoni disa kilogramë shtesë. Ky është kuptimi i festave, apo jo? Ajo që ne duam t’ju mësojmë është qasja me të cilin do të tentoni të rregulloni dëmin. Vuatja urie ose detoksifikimi me çaj (mënyra moderne e urisë) nuk është një zgjidhje! Në një kohë kur ka kaq shumë ushqime të shëndetshëm dhe me pak kalori në treg, injorimi i tyre do të vinte si një kërcënim i vetëdijshëm për shëndetin.
Si reagon trupi ndaj urisë?
Trupi është në gjendje të njohë peshën e shëndetshme që i duhet ta arrij dhe deri ku mund të shkojë. Nëse shkurtoni kaloritë ndjeshëm, gjëja e parë që rebelohet është stomaku – dhe të tjerët do të jenë në gjendje të dëgjojnë kërcitjen e tij. Së dyti do të rebelohen hormonet – si korrierë biologjikë të mesazheve në trup, kësaj here, mendimi i tyre do të shprehet qartë dhe me zë të lartë. “Nëse zvogëloni ndjeshëm marrjen e ushqimit, sistemi endokrin do të sinjalizojë në mënyrë që ta ruaj peshë e komprometuar trupore”, shpjegon Pria Tu (Priya Tew), një dietologe në Hampshir, Angli. Gjegjësisht, niveli i hormoneve që ulin oreksin (leptin) do të ulet, dhe niveli i hormoneve që stimulojnë oreksin (grelin) do të rritet. “Do të jetë një përparësi për trupin të mbrojë veten nga uria duke u përpjekur të grumbullojë rezerva yndyre,” thotë Tu. Në kushtet e urisë, trupi bën gjithçka që ka në fuqinë e tij për të kursyer energji, ai do të djegë më pak kalori edhe kur kryen aktivitete të përditshme si qëndrimi në këmbë, ecja ose tretja.
PËRFUNDIMÇdo përpjekje për vuatje uri do t’ju kushtojë më shumë rezerva yndyre, uri të padurueshme dhe metabolizëm të ngadaltë – gjë që mund të zgjasë me muaj apo edhe vite.
Uria do t’ju bëjë të palumtur
Ai që ndonjëherë e ka dënuar veten me sallatë ndërsa të gjithë kënaqen duke shijuar begatitë e tryezës së pasur festive, mund të përshkruajë më së miri ndjenjat depresive me të cilat është përballur. Nuk janë vetëm luhatjet fizike me të cilat përballen ata që vuajnë urie. Një studim epokal i kryer 70 vjet më parë ende ofron zbulime koncize dhe të rëndësishme në lidhje me pasojat mendore, fizike dhe sociale të ngrënies së kufizuar. Kujtojmë: studiuesit analizuan zakonet normale të ngrënies së 32 burrave, të moshës midis 21 dhe 33 vjeç, për një periudhë prej 3 muajsh. Pastaj, me vetëdije, u detyruan të vuajnë urie për 6 muaj, dhe pas kësaj, ata iu nënshtruan 3 muaj rehabilitimi. Rezultatet fizike në periudhën gjashtëmujore ishin padyshim dramatike – të anketuarit humbën pothuajse 25% të peshës së tyre trupore dhe 30% të forcës së tyre muskulore. Por ajo që shqetësoi më shumë studiuesit ishin ndryshimet emocionale me të cilat u përballën. Të gjithë burrat e përfshirë në studim iu nënshtruan depresionit, ndryshimeve të humorit, stresit dhe nervozizmit. Kapaciteti i tyre mendor për shumë detyra u zvogëlua veçanërisht sepse ishin të preokupuar duke menduar për ushqim. Burrat nuk qeshnin më, rrallë bisedonin dhe humbën ndjenjën e humorit. Edhe pas pajtimit me ushqimin, disa prej tyre ende luftuan me efektet anësore negative psikologjike.
PËRFUNDIMLumturia vjen nga stomaku!
Fotografija më e madhe
Të jetosh me ushqyerje minimale është e rrezikshme për shëndetin, por çka ndodh në lidhje me argumentimin se ulja e kalorive mund të sjellë shëndet? Çfarë thotë ekipi hulumtues në Universitetin e Oksfordit për këtë? Pasi pjesëmarrësit në studim konsumuan kryesisht vetëm milkshejkë, supë, çokollatë nutritive, për një periudhë prej 8 javësh, ata humbën 10% të peshës së tyre trupore. Kjo qasje kufizuese ka inkurajuar njerëzit me zakone të këqija të adoptojnë shprehi tjera të reja, shpjegon udhëheqësja e studimit Dr Susan Jeb. Fakti kryesor që nuk e dini: studimi i Oksfordit përfshiu të anketuar që luftonin me peshën e tepërt. “Unë i këshilloj njerëzit të mbështeten në masa kufizuese vetëm nëse kanë plus 30 kilogramë “, thotë Jeb. Me përjashtim të rasteve kur keni një problem serioz në peshë dhe po luftoni për të adaptuar zakone të shëndetshme (ushqeheni shëndetshëm, ushtroni rregullisht, kujdesuni për veten) në çdo rast tjetër, dietat e shpejta nuk janë për ju! Nga ana tjetër, kufiri është i hollë, vuajtja urie e cila supozohej se do të sillte rezultate të shpejta mund të kalojë në çrregullim. Dr Joana Silver, nga Spitali Notingale në Londër, ju këshillon të rishqyrtohet se si dieta juaj ju bën të ndiheni dhe të silleni. “Refuzimi i një ftese për darkë sepse doni kohë për veten tuaj është mirë, por nëse refuzoni një takim vetëm që të mos rrethoheni nga ushqimi, kjo është tashmë shqetësuese”, thotë Silver. Një metodë më e mirë është të përqendroheni në qëllime të arritshme dhe zakone të ekuilibruara të ngrënies. Po, do t’ju duhet dy herë më shumë kohë për të arritur qëllimin e dëshiruar, por ndryshimet do të jenë të përhershme.
PËRFUNDIMNëse mashtroni sistemin, trupi, mendja dhe rezultatet do të pësojnë. Luaj sipas rregullave dhe ndryshimet do të zgjasin me vite.
Stërvituni me masë
Trupi kundërshton stërvitjen e tepruar po aq sa urinë e tepruar. Në rast djersitjeje intensive për më shumë se një orë, trupi sekreton kortizol. Nëse nivelet e kortizolit mbeten të larta, trupi do të prodhojë glukozë të tepërt. Problemi është se e gjithë ai kortizol që çlirohet do të shtypë insulinën, hormonin përgjegjës për shndërrimin e glukozës në gjak në energji. Përkthimi: Qelizat do të qëndrojnë të uritura dhe vazhdimisht dërgojnë sinjale për ndihmë në trurin tuaj – në praktikë – ju do të hani gjithçka para jush!