Njëzet vitet e fundit shumë më shpesh ballafaqohemi me konceptet „radiklae të lira“ dhe „antioksidanset“, edhe atë më shpesh në temat të cilat lidhen me shëndetin tonë, ushqimin dhe sëmundjet bashkohore. Ndoshta kuptimi bukfal i termeve nuk është edhe aq i rëndësishëm. Kutpimet e këtyre strukturave dhe roli i tyre në shëndetin tonë është temë e cila meriton kujdes të veçantë.
Radikalet e lira
Radikalet e lira nuk janë diçka e jashtëzakinshme. Ata janë në cikëlin e vazhdueshëm të krijimit dhe neutralizimit në organizëm me anë të një procesi të komplikuar metabolitik dhe kimik. „Problemi “ paraqitet kur cikli i krijimit të radikaleve të lira është më i shpejtë dhe më i madh se sa aftësia e organizmit që të „përfundoj punën“ e neutralizimit. Në këtë mënyrë në organizëm paraqiten radikale të lira „të tepërta“. Kjo theksohet shumë kur organizmi është në gjendje të stresit të vazhdueshëm dhe të fuqishëm, aktivitetit të rritur fizik, ushqyerja jo e duhur dhe ndikimet e jashtëme specifike (ekspozimi i ndikimit nga pesticidet, gazrat e shfryrë, ajëri i ndotur, etj.)
Në gjendje të radiklaeve të tepërta të lira, në organizëm krijohen kushte për dëmtmin e qelizave, madje edhe rënia dhe vdekja e tyre, e cila rezulton në sëmundje më serioze. Kështu që, shumë sëmundje të enëve të gjakut, zemrës, madje edhe zhvillimin e sëmundjeve malinje drejtpërsëdrejti lidhen me aktivitetin e radikaleve të lira.
Strukturat qelizore goditen së pari
Radikalet e lira me anë të procesit të komplikuar bëjnë dëmtimin e ndërtimit qelizor, por problemi kryesor krijohet kur ndikimi shkatrues i radikaleve të lira e dëmton materialin gjentik gjegjësisht strukturën e ADN-së. Këto ndryshme në ndërtimin gjenetik rezultojnë në mutacionin e më tutjeshëm të qelizave dhe në zhvillimin e qelizave dhe indeve malinje.
Me anë tëkij procesi të rilindjes dhe vdekjes së strukturave qelizore, radikalet e lira drejtpërsëdrejti lidhen edhe me procesin e plakjes së organizmit.
Ndikimi i radiklaeve të lira është shumë e shprehur te sëmundjet kronike ku me rëndësi primare është „mbatje nën kontroll e tyre“ me qëllim që të pengohet dëmtimi eventual i qelizave të shëndosha.
Burimet potenciale
Si burime potenciale më të rëndësishme për krijimin e radikaleve të lira, të cilat iniciohen nga mjedisi i jashtëm, janë:
-
ajëri i ndotur
-
cigaret
-
rrezatimi
-
ekspozimi shumë i gjatë i rrezeve të rrezikshme diellore
-
herbicidet dhe pesticidet
-
disa lloje të ushqimeve
-
aditivet dhe konzervanset në ushqim
-
ilaçet dhe drogat
Si t’i trajtojmë radikalet e lira?
Pjesa e „nënës natyrë“ në luftën kundër radikaleve të lira pasqyrohet në krijimin e mijëra substancave të ndryshme të cilat quhen antioksidanse dhe roli i primar i të cilave është të na mbrojnë nga ndikimet e dëmshme të radikleve të lire!
Antioksidanset në organizëm ndikojnë në disa mënyra:
-
mundësojnë krijimin e radikaleve të lira, gjegjësisht e ruajnë barazpeshën
-
shkatrojnë tepëricën e krijuar të radikaleve të lira
- i regjinerojnë qelizat e dëmtuara nga efekti i radikaleve të lira.
Si deri te antioksidanset?
Burimi më i pasur i antioksidansëve janë pemët dhe perimet për shkak të bagëtisë me vitamina, minerale, bioflavonoide dhe mikroelemente të cilët, në esencë, e krijon edhe grupin e antioksidansit.
Mes antioksdansëve më të njohur janë vitamina A, C dhe E, kurse nga mineralet primatin e mban selenin.
Rekomandim:
Që të shfrytëzojmë antioksidanset me plotë fuqinë e tyre, konsumoni perime dhe pemë të freskëta ose të zijera në pjesë!
Pjatë plotë me perime dhe pemë = pjatë plotë me antioksidanse
Nuk ekziston zgjedhje e keqe e pemëve, por pemët të cilët janë shumë të pasur me antioksidanse:
boronica, boronica e kuqe, luleshtrydhja, mjedhra, manferra, kajsia, rrushi, citruset (limon, portokall, mandarinat, citron, kivi), molla e kuqe etj.
Te perimet kryesojnë:
domatete, karrota, spinaqi, kungulli, brokoli, lakëra, qepa, hudhra, avokado, etj.
Erëzat si:
cimet, kurkuma, origano, majdanoz, brozilok, xhenxhefil, piper, koriander, zhubrica, nane, poashtu janë burim i antioksidansëve, kështu që rekomandohet që domosdoshmërisht të poërdoren në ushqimet tuaja!
Ndikimi i fuqishëm antikosidues kanë edhe vera e kuqe, çaji i gjelbërt, kakao, perimet bërthamore (arra, leshnik, bajame të freskëta- të papjekura) dhe yndyrat bimore të shtrydhura të ftohta (vaj ulliri, vaj liri, vaj kungulli).
Një mbretëri e tërë me forma të ndryshme e cila përfshinë bishtajat, produktet bërthamore, farat dhe drithrat, më qëllim që të ruaj dhe të përmirësoj shëndetin. Sërish, në maje të piramidës si më të begatshme me antioksidanëse do të ndajmë:
Perimet me kokërra: (luleshtrydhja, mjedhra, boronica, boronica e kuqe).
Përveç shijes së shkëlqyer, ky perim është i pasur me antioksidans. Është i pasur me vitamin C dhe përbërje tjera të cilat mund të ndihmojnë në sëmundjet malinje dhe ato kardiovaskulare. Mund të hahen të freskëta, të ngrira ose me ushqim të shijshëm me drithra dhe kos.
Kaça
Ekstrakti nga kaça ka dozë më të madhe të vitaminës C në krahësim me pemët ose perimet tjera. Çaji i përgatitur nga kaça kaantioksidansë më të fuqishëm nga vera e kuqe dhe çaji i gjelbërt.
Brokoli
Numri 1 në krahësim me perimet tjera sipas verës ushqyese. Përmban më shumë vitaminën C nga portokalli dhe ka më shumë kalcium se një gotë qumësht!
Hudhër
Përdoren si erlza në shumë ushqime, i përmban vitaminat A, B, dhe C, jod, kalium, hekur, kalcium, zink dhe mangnez. Me shekuj përdoret edhe si antibiotik natyror, me sukses e redukton dhe shtypjen e gjakut, kolesterolin, kurse më shumë tregon përvoja pozitive edhe kundër viruseve edhe kërpudhave.
Çaji i gjelbërt:
Është treguar i sukseshsëm në parandalimin e sëmundjeve malinje, sëmundje të zemrës dhe në reduktimin e nivelit të kolesterolit në gjakë.
Domatet
Këto bimë janë të pasura me likopen, i cili është një armë e fuqishme kundër radikalve të lira, dhe me këtë edhe disa forma të s[mundjeve malinje.
Lufta aktive kundër radikaleve të lira përfshinë edhe ndryshimin aktiv të shprehive të ngrënies
-
Krijoni matricën e re të ushqimit e cila do të përfshji dhe do të jetë e pasur me sasira të pemëve dhe perimeve. Në këtë mënyrë do të sigurojmë konsumin e sasis së volitshme të antioksidanësve.
-
Shamangni konsumin e ushqimit të procesuar , të përcëlluar, pjekur, të shpejtë dhe industrial. Ky lloj i ushqimit jo që vetëm do të jetë më i varfër me konsumin e antioksidansëve, por do të konsumojmë edhe një faktor plus për dëmtimin e barazpeshës së brendshme dhe motivimin e krijimit të radikaleve të reja radikale.
-
Bëni zgjedhje të arsyeshme për menynë tuaj vijuese!