RECIPES 8

RECIPES 8
Sarmë nga pazia

Përbërësit e nevojshëm:
500 g mish i bluar i përzijer
40 fleta më të vogla të pazias
1 filxhan oriz
3 kokërra qepë
2-3 thella hudhre
1 vezë
krip, spec, biber i kuq, miell dhe vaj
Përgatitja:
Në vaj skuqet qepa, shtohet mishi dhe orizi dhe bashkë fërgohen.
Largohet nga zjarri dhe shtohen përbërësit tjerë. Veza shtohet në fund tashmë në fillin e ftohur.
Fletat e pazia lahen dhe priten bishtat. I ndani në 3 dhe 4 tufa dhe kështu të mdarë shumë shkurtë i zhysim në ujë të nxehtë. I nxjerrim me ndihmën e lugës grilë dhe menjëherë i vendosim në ujë të ftohtë që të ruhet ngjyra e kaltër e gjethit.
Në këto gjedhe të përgatitura kështu vendoset filli dhe mbështjellen sarmat, renditen në një pjatë të përshtatshme dhe sarmat mbulohen me gjethe pazie.
Në tigan vendoset 1 lugë miell, 1 luglë biber i kuq, pak vaj dhe rreth 1 litër ujë. Vlon dhe kjo derdhet mbi sarmat e përgatitura. E mbulojmë dhe e lëmë të ziej në furrë rreth 1 orë.

Gjellë me bishtaja dhe mish të bluar

Përbërësit kryesor:
250 g bishtajë e gjelbërt
250 g patate
300 g mish i bluar viçi
2 kokërra qepë
domate ose sos salcë
gjeth dafine, biber,spec i kuq, erëzë
700 ml ujë
Përgatitja
Bishtaja pastrohet dhe pritet në pjesë, kurse patatja pritet në katror.
Qepa pritet dhe skuqet në vaj ulliri.Shtohet mishi i bluar dhe fërgohet. Pastaj shtohen tërë përbërësit tjerë, zhyten në uijë dhe zijhen për 20 minuta. Në fund shtohet edhe majdanozi i grirë.

Shpageta me trangull

Përbërësit e nevojshëm:

3 tranguj me madhësi mesatare – qërohen (mund edhe të pa qëruara, nëse kanë lëvore të hollë të lëmuar) dhe rendohen me spirilizator në spirale të holla formë shpagetave. Nëse nuk keni spirilizator, trangujt priten me thikë për qërimin e rriskëve të hola të gjata – në formë të jufkave, 1 karrotë pritet në rriske të gjata të holla, 2-3 thela hudhre, majdanozi i prerë imët, krip, biber, oregano, vaj ulliri dhe lëng limoni.

Për salcë nevojiten:

2-3 domate të kuqe,

½ karrotë,

1 spec i kuq i ëmbël,

1 spec i kuq djegës, i prerë në rradhë të holla për shije më të mirë,

1 lugë supe me shurup agave.

Sallatë karrote me brusnice të kuqe

2 karrota renden trashë, shtohen 2-3 thelat hudhre të grira imët (mund edhe qepë e re 2-3 kërcell), shtohet majdanozi i grirë dhe pak brusnicë e kuqe.
Erëzohet me krip, vaj ulliri dhe lëngu i limonit.
Mund të shërbehet si sallatë e lehtë e shpejtë.

Kollaçe me pemë të thata

Përbërësit kryesor:
250 g rush të thatë
250 g fik
250 g miell
250 g sheqer
1 filxha  kafe me verë të bardhë
2 vezë
Përgatitja
Vezët përzijhen me sheqer, pastaj shtohet vera e bardhë dhe mielli. Fiku dhe arrat grihen dhe shtohen në përzijerje bashkë me rushin e thatë dhe të gjithë së bashku i përzijejmë mirë.
Një përzijerje e tillë derdhet mbi letër për pjekje, në tigan të cekët drejkëmdor, ku formohen dy rollate, të cilët lyhen me një të verdhë të vezës, dhe menjëher i vendosim në furrë që të piqen rreth 20 minuta në furrën tashmë të nxehtë në temperaturë 170-200 shkallë.
Kur të ftohet mirë kollaçi, e presim në pjesë më të holla.

Kata e „Çupës“

Përbërësit e nevojshëm:
4 vezë
250 g gjalpë
250 g marmalad kajsie
3 gota (për ujë) miell
1 sodë buke
1 vanilje
100 g ara të grira
1 lugë kakao
10 lugë sheqer
sheqer pluhur
Përgatitja;
Përzijhen 4 të verdha të vezëve ku shtojmë edhe gjalpin dhe sërish përzijhen bashkë deri sa të fitohet përzijerje me shkumë. Shtojmë miellin, sodën e bukës dhe vaniljen dhe ngjeshet brumi i cili në fund ndahet në 3 pjesë të barabarta. Në njërën pjesë shtohet kakao dhe të gjithë tre pjesët vendosen në frigurifer rreth 1 orë.
Në tiganin e lyer me gjalp rendohet brumi i bardhë dhe mbi të hudhen marmaladi i kajsis dhe arrat e grira. Mbi këtë rendohet brumi me kako dhe lyhet me katër të bardhat të përzijera të vezës me 10 lugë sheqer. Në fund rendohet brumi i fundit i bardhë dhe piqet 30-40 minuta në temperaturë prej 170°C. Pasi të ftohet, priten në katror dhe vesohet ose zbukurohet me sheqer pluhur.