RETINOPATIA DIABETIKE

RETINOPATIA DIABETIKE
Retinopatia diabetike është një nga komplikmet më serioze të sëmundjes së sheqerit dhe është edhe një nga tre arsyet kryesore të verbërimit nëse nuk shërohen ndryshimet.
Ndryshimet tjera përfshijnë edhe mjegullimin e thjerrzave – kataraka dhe paraqitja e glaukomit.

 

Reminopatia diabetike është komplikim kronik, mikrovaskular nga diabetes melitus. Paraqet një varg të faktorëve metabolik, endokrin dhe hemodinamik të cilët ndërveprojnë mes veti, kur  faktori bazë është glikoza në gjak e cila pastaj i inicion proceset tjera, dmth., prishjen e barierës hematookulare, ndryshimet në nivelin e enëve të gjakut në retinë.
Parimisht, retinopatia diabetike klasifikohet në stadiume dhe atë; retinologjia joproliferative diabetike, me ose pa makulopati diabetike e cila zë rajonin rreth makulës (njëlla  e verdhë) dhe retinopatia prolifrative diabetike.

Kryesisht, faktorët e rrezikshëm për paraqitjen e retinopatisë diabetik janë: hiperglikemia, hipertensioni, kohëzgjatja e diabetit, trashësia, duhanpirja, shtatzania dhe operimi i kataraktës. Faktorët mund të ndahen  si:

  • Faktorët të cilët mund të kontrollohen
-Kontroll e rregullt të sheqerit në gjak
-Kontroll e rregullt të shtypjes së gjakut
-Kongtroll e rregullt të kolosterolit në gjak
-Mbatja e peshës së lehtë të trupit, ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik
-Ndërprerja e duhanit
-Kontrollet e rregullta vjetore për zbulimin e hershëm të ndryshimeve dhe trajtimin e tyre të përshtatshëm teraupetik.
  • Faktorët të cilët nuk mund të kontrollohen
-Kohëzgjatja e diabetit si faktor më i rëndësishëm për paraqitjen e retinopatisë diabetike

-Mosha e pacientit

Simptomet
Retinopatia diabetike, zakonisht nuk nuk jep simptome të veçanta deri sa të vjen në fazën e avanmcuar të sëmundjes. Shpesh ndodh që të zbulohet pasi të ketë rënie të plotë të të pamurit. Parimisht, pacientët në mënyrë subjektive ankohen në:
– Mjegullimi para syve – rezultat i ndryshimeve në trupin qelqor
-Humbj e një pjese të fushës së shikimit- rezultat i gjakderdhjes
-Dobësimi i të pamurit qendror- rezultat i ndryshimeve në makul (makulopatia diabetike)
-Humbja totale e të pamurit – rezultat i gjakderdhjes masive në trupin qelqor ose shqitja e retinës.
Shërimi
Retinopatia diabetike edhe më tutje është një nga tre arsyet më të shpeshta për verbërinë. Disa studime dëshmojnë  se te 95% mund të shmanget verbërimi gjatë kontrollit të rregullt oftalmologjik, një herë në vit ose më shpesh,  varësisht nga ndryshimet te pacientët.

Varësisht nga shkalla e ndryshimeve dhe nga lloji i retinopatisë diabetike, zbatohet procedura të ndryshme terapeutike si: lazerfotokoagulacioni i retinës, zbatimi i preparateve anti-VEGF në trupin vitreal të syrit dhe trajtimi kirurgjik (vitrektomia).

Pervenimi
Duke pasur parasyshë mbizotrimin e individëve me diabet dhe tendencën rritëse, roli kryesor për parandalimin e paraqitjes dhe progresit të retinopatis diabetik luajnë kontrollimet e rregullta oftalmologjike, gjithsesi, në korelacion me kontrollën e mirë metabolike, me vlera të mira të kolesterolit dhe triglicerideve, shtypjen stabile të gjakut në arterie dhe me ndërprerjen e duhanit.
Madje edhe pas diagnozës së rregullt mga kontrollimit ofltamologjik, pa ndryshime në bazën e syrit pacienët duhet edhe më tutje të kujdesen për kontrollimet metabolike, për jetë të shëndetshme dhe për kontrollet e rregullta çdo 6-12 muaj te specialisti-oftalmologu i tij.
Trajtimi terapeutik në kohë do ta parandalon humbjen e të pamurit në shumë raste, kurse para se gjithash stabilizimin e mprehtësis së shikimit ose të pamurit.
Asist. dr. Natasha Trpevska Sheqeinov