Rizoto me fruta deti

Rizoto me fruta deti

Përbërësit e nevojshëm:

  • 2 gota oriz
  • 1 gotë verë e bardhë
  • 3-4 thelpinj hudhër
  • 3 lugë vaj ulliri
  • 1 litër supë me kubik
  • 200 g ushqim deti
  • kripë dhe piper
  • trumzë dhe lëkurë limoni të grirë për shije

Përgatitja:

Skuqini hudhrën në vaj të nxehur për disa minuta dhe sapo të fillojë të ndryshojë ngjyrë shtoni orizin dhe skuqeni pak. Hidhni gotën e verës dhe gatuajeni në zjarr të qetë derisa të avullojë. Shtoni gradualisht supën duke e përzier vazhdimisht për të thithur orizi. I shijojë me kripë, piper, trumzë dhe pak lëkurë limoni të grirë në rende. Në një tenxhere mënjanë ziejmë frutat e detit dhe më pas kur të jenë gati i bashkojmë me orizin.