Përbërësit e nevojshëm
· 1/2 qepë e kuqe
· 1/2 lugë çaji kerri pluhur
· 75 g oriz kafe
· 1 grusht spinaq i ri
· 1 fileto skumbri të tymosur
· 2 vezë të ziera fort
Përgatitja:
Priteni imët qepën dhe skuqeni në pak vaj derisa të zbutet. Shtojeni kerrin dhe orizin dhe skuqini pak, pastaj shtoni ujë sa të mbulojë përbërësit. Gatuajeni orizin në zjarr të ngadaltë për rreth 40 minuta. Në fund, sapo orizi të trashet, shtojeni spinaqin dhe peshkun e copëtuar. Llokoçitni mirë dhe sa të zbutet spinaqi, hiqeni ushqimin nga zjarri. Shërbejeni në një pjatë dhe rregulloni sipër vezët e prera në të çerekë. Racioni është i pasur me acide yndyrore omega-3, vitaminë B dhe karbohidrate.