ROZMARINA

ROZMARINA

Rozmarina (Rosmarinus officinalis L) është bimë mesdhetare, me përdorim të jashtëzakonshëm në kuzhinë. Ka një aromë karakteristike të këndshme. Në kuzhinë përdoret për supë, sallatë, për gjella me mish dhe perime. Vaji eterik i ruzamrinit përmban komponente të cilat kanë ndikim të mirë pozitiv mbi organizmin sidomos mbi funksionin e kujtesës dhe koncentrimit. Përveç kësaj në mjekësinë bashkëkohore ruzamarina shpesh përdoret edhe si analgjetik i butë te gjendjet migrenoze edhe te problemet e tretjes.