Përbërësit e nevojshëm:
• 200 g fasule të zeza (të freskëta ose të konservuara)
• 40 g selino
• 120 gr misër
• 50 gr hudhër të njomë (vetëm pjesa e bardhë)
• 100 g përzierje me fara kungulli dhe luledielli
• 400 gr domate qershi
Përbërësit për salcën:
• 20 g sheqer
• 50 ml ujë
• 1 lugë gjelle salcë Tabasco
• 1 lugë çaji kripë
• 1 lugë uthull balsamike
• pak piper
• 2 thelpinj hudhër
• 70 ml vaj ulliri
Përgatitja:
Nëse përdorni fasule të freskëta, më mirë është t’i zieni një ditë para, në mënyrë që të kullojnë mirë. Hidhni fasulet në një tas të thellë sallate së bashku me kërcejtë e selinos, misrin e zier, hudhrën e njomë, domatet qershi të grira. I shtojmë farat pasi i kemi pjekur në një tigan me veshje tefloni.
Në një tigan shkrini sheqerin derisa të shkrihet plotësisht. Shtoni ujin dhe lëreni tiganin në zjarr derisa sheqeri të shkrihet përsëri. Pasi sheqeri i shkrirë të jetë ftohur, përzieni me salcën Tabasco, kripën, uthullën balsamike, piperin, hudhrat e shtypura dhe vajin e ullirit. Përzieni mirë salcën dhe hidhni sipër perimeve. Sallatën shërbeni të ftohtë.