Sallatë vjeshte me kungull

Sallatë vjeshte me kungull

Përbërësit e nevojshëm:
• 1 kungull të vogël
• 10 lugë thjerrëz të zier
• 1 qepë e kuq me kokë të madh
• 10 lugë fara kungulli
• djathi feta ose djathi i zgjedhjes suaj
• sallatë jeshile
• vaj ulliri
• uthull balsamiko
• kripë për shije
Përgatitja:
Rrihni dhe priteni kungullin në kube më të vegjël dhe i lyeni me vaj ulliri dhe kripë. I rradhitni në letër pjekjeje në një tigan, duke i pjekur në 200 gradë për rreth 30 minuta. Skuqni farat e kungullit në një tigan teflon, rreth 5 minuta në temperaturë mesatare. Lini mënjanë kungullin e pjekur që të ftohet dhe në të njëjtin tigan rendisni qepën dhe vendoseni të karamelizohet. Rregulloni sallatën jeshile të grirë në një tas të thellë dhe lyeni me vaj ulliri, uthull balsamike, kripë dhe trazojeni mirë. Sipër tij vendoseni kungullin, thjerrëzat e ziera, qepën, farat e kungullit dhe djathin më në fund.