Përbërësit e nevojshëm:
- 4 copa salmon
- 100 gr fëstëkë
- 2 lugë çaji mustardë
- 1 lugë çaji mjaltë
- lëng limoni i shtrydhur
- kripë dhe piper
Përbërësit për pjatën shtesë:
- 100 g orzo (makarona në formë orizi)
- 1 kastravec
- 1 domate
- 10 ullinj
- 1 spec i kuq
- 1 degë nenexhik të freskët të grirë imët
Përbërësit për salcën:
- 1 limon i shtrydhur
- 1 lugë çaji mustardë
- 5-6 lugë vaj ulliri
- kripë dhe piper
Përgatitja:
Vendosni salmonin të piqet në 200 gradë në letër për pjekje ose në një tavë të lyer. Në një tas të vogël përzieni mustardën, mjaltin, limonin dhe erëzat dhe lyeni salmonin nga të gjitha anët, shtoni sipër fëstëkët e grirë dhe i piqni edhe 20 minuta të tjera. Gatuani orzo-n sipas udhëzimit të vendosur. Ndërkohë në një enë të thellë hidhni perimet e grira, ullinjtë, orzonë e ftohur dhe copat e salmonit. Përzieni mirë përbërësit e salcës dhe hidhini sipër sallatës.