Shakshuka – një mëngjes i lehtë dhe i shëndetshëm

Shakshuka – një mëngjes i lehtë dhe i shëndetshëm

Përbërësit e nevojshëm:

• 1-2 lugë vaj ulliri
• 1 qepë të kuqe
• 2 speca të kuq (mundet edhe spec djegës sipas dëshirës)
• 2-3 thelpinj hudhër
• 1 konservë me domate (mund të jenë edhe të freskëta)
• 1 lugë çaji qimnon
• 1 lugë çaji piper i kuq
• 4 vezë
• majdanoz i freskët i prerë imët
• gjethe borziloku

Përgatitja:

Në një tigan të nxehur, hidhni vajin e ullirit dhe skuqni qepën e grirë, hudhrën dhe specat për rreth 5 minuta, derisa të zbuten. Hidhni domatet, nëse copat janë të mëdha, prisni dhe hidhni fare pak sheqer, kripë, qimnon dhe piper të kuq. Lereni përzierjen të trashet në zjarr të ulët. Sapo masa të trashet mjaftueshëm, bëni 4 vrima me lugë dhe hidhni nga një vezë në secilën prej tyre. Mbulojeni tiganin me kapak që të gatuhen vezët. Shërbejeni derisa është e ngrohtë dhe sipër shtoni disa gjethe majdanoz të freskët dhe borzilok.