SHËNDETI NË KOKËRRA

SHËNDETI NË KOKËRRA
Magjia është në gjërat e vogla

Farat „vajore“  përdoren në tryezë në të gjithë botën. Termi „vajore“, kryesisht, ka të bëj me farat e kungullit, të lulediellit dhe ato të lirit dhe susamit. Përbërësit e dobishëm të këtyre kokërrave mjekuese me siguri do t’ju detyrojnë që të filloni përdorimin e tyre në ushqimin e përditshëm. Ndihmojnë në prevenimin dhe shërimin e shumë sëmundjeve, kurse janë ideale kundër trashjes. Krijojnë ndjenjën e ngopjes, e përshpejtojnë metabolizmin dhe në këtë mënyrë ndihmojnë në humbjen e kilogramëve të tepërt.  Përmbajnë shumë proteina të cilat hyjnë në përbërjen e tyre me plotësime të shkëlqyera për çdo dietë vegjetariane dhe plotësisht vegjetariane.

Farat mund të jenë ideale si zëvendësim për mëngjesin e pa ngrënë ose si „kafshatë e shpejtë“. Të vogla janë dhe praktike, por mund gjithmonë të gjenden në raste të duhura. Në punë, shtëpi, në çantën tuaj si dhe në xhep. 

Kuzhiner shumë të njohur vazhdimisht e më shpesh në recetat e tyre kanë filluar të përdorin fara në pothuaj tërë llojet e ushqimeve. Me fata përgatisin pothuaj të gjithë porcionet e mëngjesit, mezes, drekës dhe darkës, duke filluar nga parahajet dhe sallatat e ndryshme e deri në ëmbëlsira.

Farat e lirit
Numrohet si një nga artikujt më të shëndetshëm ushqimor me ndikime të dëshmuara në prevenimin e sëmundjeve të zemrës, sulmeve të zemrës dhe diabetit.
Përmban sasi të madhe të acideve yndyrore omega 3, prandaj kanë ndikim të volitshëm në reduktimin e kolesterolit. Përmbatja e lartë e fibrave dhe jarëgëve bimore i bën ideale për „trajtimin“ e kapsllëkut dhe ndihmon në shkarkimin e zorrës.
Përmban fitoestrogjene të cilët janë luftëtar të dëshmuar kundër qelizave kancerogjene. I fortëson eshtrat dhe ndikon në mënyrë prevenuese ndaj osteoporozës. Përmban minerale (fosfor, kalcium, zink, selen, mangan) si dhe vitamina, mes të cilëve gjendet edhe vitamina B17.
Në formë të bluar mund të shtohet edhe në bukë, në ushqime të ndryshme të pjekuta, ushqime, sallata, çorbë, etj.
Farat e susamit
Susami është burim i rëndësishëm i proteinave, i fibrave bimore dhe kompleks i vatimnit të grupës B. Përveç kësaj, përmban edhe selen, magnez, fosfor, hekur, bakër dhe silic.
Bakëri e redukton dhembjen dhe bymimin në rast të artritit reumatoide. Magnezi është shumë i mirë për zemrën dhe muskujt e zemrës, kurse mungesa e tij shkakton dobësimin muskulor, paraqitjen e shpesht të ngërçeve në muskuj dhe kokëdhembje.
Suasmi duhet të konsumohte i freskët sepse skuqja ia redukton vlerën ushqyese dhe fiton një shije të hidhur.
Mund të përdoret si plotësim në kos, supë, sallatë, bukë dhe në ushqime të ndryshme të pjekura (më i preferuar është gjevreku).

 

Farat e lulediellit
Përmban vitaminën E, D, kompleks vitaminesh të grupit B, acid filik, minerale të ndryshme si magnezi, hekuri dhe përzierje të oligoelementeve.
Cilësia më e lartë: nivel i lartë i selenit i cili bashkë me vitaminin E i mban lëkurën dhe indin të shëndetshëm, e ngadalson procesin e mplakjes dhe i ruan enët e gjakut. Duke ju faleminderuar pranis së triprofanit e përmirëson edhe humorin.
Më së miri është të përdoret bashkë me kos, si shtojcë ose plotësim në sallata ose thjeshtë të përdoret për shprishë.
Farat e kungullit
Shumë të njohura dhe shpesh konsumohen për sillë të letë ose shprishë, shumica nga ne shumë pak dimë për pasurinë e tyre me komponente ushqyese dhe dobitë e tyre shëruese ose mjekuese.
Përmban një gamë të gjërë të mineraleve mes të cilave është edhe magnezi, seleni, vitamina E dhe acidi linolen. Përveç kësaj, janë të pasura me acide yndyrore omega-3 , të cilat janë të domosdoshme për zemrën dhe vitalitein e enëve të gjakut.

Janë të shklqyeshëm për pastrimin e organizmit, por janë të dëshmuar si shumë efikas gjatë sëmundjes së prostatës.

Mund të përdoren në sallata,  në çorba dhe si shtojcë në bukë. Rekomandohet që të përdoren 2-3 lugë në ditë.

Toptha ne susam dhe mjaltë për potencë
Bëni topthe prej suasmi të bluar me mjaltë.Topthat ruhen në frigurifer dhe konsumohen çdo ditë. Afrodiziak i shkëlqyer dhe dezert kundër lodhjes dhe stresit.
Recetë e dëshmuar
I bluajmë 100 g fara kungulli, liri dhe luledielli. Nga kjo përzierje merren 2 lugë dhe përzijhen në një filxhan me kos ose dhallë. Më së miri është të përzihen në mbrëmje, kurse të konsumohen në mëngjes. Përzierja e bluar ruhet në frigurifer.