SHEQERI KËNAQËSI E ËMBËL OSE VRASËS I HESHTUR

SHEQERI KËNAQËSI E ËMBËL OSE VRASËS I HESHTUR

E konsumojmë çdo ditë dhe organizmit i duhet. Githsesi, nëse konsumohet me sasira të arsyshme dhe optimale.Nga ana tjetër, konsiderohet dhe si armik i shëndetit tuaj sepse rregulla për konsum të arsyeshëm dhe barazapeshë, shpesh është përjashtim kur bëhe fjalë për këtë kënaqësi të ëmbël.

Bëhet fjalë për sheqerin për të cilin vazhdimisht e më shumë hulumtime ose studime tregojnë dëmin që shkaktohet nga konsumi i pakontrolluar në të gjitha format. Nga këtu, ky produkt shumë shpesh e mban edhe epitetin vrasës i heshtur.

Çka është optimale?
Konsumi ditor i sheqerit nuk duhet të tejkalon 5 % të energjisë së përgjithshme ditore që fitojmë nga ushqimi. Për femrat, kjo don të thotë 25 g sheqer, kurse për meshkujt pothuaj 35 g.

Fatkeqisht, shprehitë ushqyese të një jeriu modern na shpien ka gjendje ku çdo ditë konsumohet 10 hetë më shumë sheqer se sa kemi nevojë.Kjo është mbingarkesë me të cilën organizmi vështirë se ballafaqohet.

Cilat janë dëmtimet?
Është dëshmuar se sasirat e mëdha ndikojnë negativisht mbi organizmin dhe funksionalitetin e tij.
Përdorimi i sasis së vogël të sheqerit nuk paraqet asnjë problem. Sasirat e mëdha ditore nga ky “helm” i ëmbël mund të jenë të dëmshëm për shëndetin, kurse mu për shkak sheqerit, në vit vdesin milion njerëz në tërë botën.

Sheqeri e ndryshon tërë metabolizmin. Është burim edhe i “kalorive pa dobishme“ (nuk përmban minerale dhe vitamine, por është i pasur me kalori), e nxit trashjen, shkakton karies dhe është një nga faktorët për paraqitjen e diabit të tipit 2.

Që situata është shumë serioze, flet edhe fakti që në nivelin botëror ka më shumë njerëz që janë me peshë të lartë trupore krahësuar me ata që janë më pak të ushqyer. Bëhet fjalë për epidemi të vërtetë për alarmimin e të cilit na paralajmëron organizata shëndetsore botërore.

Sheqeri mund të nxis zhvillimin e astmës, ndryshim në humnor, dhe ta përshpejtoj zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe shtypjen e lartë të gjakut dhe ta reduktoj kapacitetin e përgjigjes ose reagimit imunitar. Përdorimi i vazhdueshëm i tepërt i sheqerit e tharton organizmin dhe jep ose krijon bazë për paraqite më të shpeshtë të infeksioneve të ndryshme.
Konsumi i sasirave të larta të gjakut , poashtu, jep mundësi për koncentrime të larta të niveleve të triglicerideve.

Karcinomi! Është dëshmuar se qelizat kancerogjene ushqehen dhe e “preferojnë sheqerin. Reduktimi i konsumit të sheqerit pozitivisht ndikon gjendjen shëndetsore te individët e diagnostifkuar me karcinom. Në këtë mënyrë,qelizat kancerogjene tajohen nga karburanti i nevojshëm, zgjatet jetëgjatësia i qelizave të shëndosha dhe, gjithsesi, përmirësohet kapaciteti imunologjik.

Atje ku më pak e prisni

Kontrllimi i sasis së sheqerit nuk është aspak punë e lehtë.Ekzistojnë produkte me sasira të mëdha të të ashtuquajturit sheqrëra të fshehtë që nuk ceken në vetë deklaratë. Për shkak të kësaj, gjithmonë keni parasyshë se produktet që i bleni mund të kenë edhe sasi plotësuese të sheqerit.

Përveç vetëm në formë të pastër, sheqerin e kemi pothuaj në çdo ushqim.Madje edhe ku më së paku e presim të jetë. Edhe ushqimi i deklaruar si ushqim i shëndosh mund të përmban koncentrime të larta shqerit të rafinuar. Bëni kujdes dhe gjithmonë kontrolloni deklaratën e produktit. Edhe produkti si kosi, pastat, supa, pijet alkoolike, madje edhe qulletpër fëmijë, mund të jenë të pasura me sheqer.

Pavarsisht a do të jetë në formë të pasër, i bardhë, kafe, ose në formë të kubeve, sheqeri, sërish, është sheqer.

Në qarkullim, mund të haset në forma të ndryshme ku më të shpeshta janë:
–  sheqeri i rafinuar– me formë kristalore dhe ngjyrë të bardhë.
–  sheqeri i kaftë– ngjyrë kafe sepse përmban sirup të karamelizuar. Nga sheqeri i bardhë dallohet me prani të parëndësishme të mineraleve dhe vitamineve. Sipas vlerës energjetike, nuk dallohet nga sheqeri i bardhë.
–  sheqeri në pluhur– sheqeri i imët i rafinuar.
–  sheqeri i përzier – kristale të sheqerit me madhësi të ndryshme dhe me ngjyrë të ndryshme.

Varësia nga sheqeri?
Sheqeri dhe produktet e ëmbla mund të krijojnë edhe varësi të ngjajshme me atë të aloolit dhe cigareve.
Ata që konsumojnë produkte me shumë sheqe gjithmonë ndjehen të uritur, madje edhe kur nuk janë të urritur. Pothuaj është njëlloj e vështirë të çliroheni nga nevoja për ëmbëlsi, ashtu si nevoja për cigare. Sheqeri ndikon oreksin duke krijuar ndjenjën e makutërisë për të vazhduar me ngrënien. Te parahaja sasiore ose voluminoze, me ushqimin do të pushoni kur stomaku është i plotë. Kur bëhet fjalë për sheqerin, njerëzit do të vazhdojnë të hanë deri sa të ndjejnë dhimbje në stomak ose të sëmuren.

Jo rrallëherë, gjendjet tona emocionale dhe ndryshmet e humorit i zgjidhim memarrjetë ndonjë ushqimi të ëmbël.

Për shkak të kësaj, në disa vende të zhvilluara zbatohen masa preventive për të kontorlluar konsumin e shqerit,  të produkteve të ëmbla dhe pijeve të gazuara. Kjo nënkupton edhe informimin për dëmin nga sheqeri, ndalesën e shitjes së pijeve të gazuara dhe ëmbëlsirave nëpër shkolla ose, zbatimin e tatimeve të veçanta për këto produkte.

Çka mund të bëjmë?
Reduktoni nivelin e sheqerit që e konsumoni, por këtë duhet ta bëni gradualisht. Kufizoni konsumin me atë që do ta kontrolloni sasinë e saj si dhe produktet. Sheqeri nuk fshihet vetëm në ëmbëlsira, por edhe në bukë, shprisha të ndryshme, keçat, senf dhe salce të ndryshme të lëngshme.
Asnjëherë mos tentoni që përnjëherë të pushoni me përdorimine tij. Filloni hap pas hapi, me reduktim të dozave. Në rast të ndërprerjes radikale, mund të ndjeheni keq, por edhe dëshira për ëmbëlsirë mund të jetë më e theksuar dhe do ta keni më të vështirë që ta shmangni sfidën.
Nëse dëshira për ëmbëlsirë është e madhe, tentoni që sheqeri dhe ëmbëlsirat t’i zëvendësoni me ëmbëlsues natyror, si mjaltë, ose dëshirën për ëmbëlsirë shuajeni me pemë, pemë të thata ose me alternativa tjera.

Mbani llogari për konsumin ditor të sheqerit

Sasirat që do t’i konsumoni në ditë me anë të ushqimit dhe pijeve, mund t’i llogarisni vetë.
Doza ditore e sheqerit që konsumoni në organizëm nuk duhet të tejkalon gjashtë lugëKjo don të thotë se çdo ditë mjafton të konsumojmë 25-30 g sheqer.

Këto këshilla kanë të bëjnë me sheqerin që gjendet në pemë dhe prime ose i cili normalisht gjendet në qumësht. Ka të bëj me sheqerin e rafinuar në formën e tij të pastër ose të fshehur në shumë produkte industriale.

Për ilustrim:

–  një lugë keçap mund të përmbaj 1 lugë sherqer(5 g)
–  gotë me lëng të gazuar përmban5, dhe më shumë lugë sheqer(25 g)
–  porcime fjolla tërshëreme qumësht deri në 3 lugë(15 g)
–  kafe(frape) deri 2 lugë(10 g)
–  jogurt pemësh deri 3 lugë(15 g)
–  pije energjetike deri 250 mlderi6 lugë (30 g)
–  hamburgeri deri3 lugë (15 g)


Për fat të keq, doza e përditshme e sheqerit më shpesh tejkalohet vetëm me kafjallin ose gjatë paraditës.

Për jetë të ëmbël, nuk keni nevojë për më shumë sheqer, por për shumë vendime të shëndosha.Me këto vendime filloni qysh sot