SHTOGU

SHTOGU

Emrin latin e ka Sambicus nigra, kurse në mjeksinë tradicionale shtogu haset edhe me emra të ndryshëm. Rritet gjithkund, në vende të rëndësishme dhe të shkreta, edhe pranë rrugëve edhe në obore. Në vendet malore, rritet si kaçube,kurse në vendet e ulëta si dru dhe arrinë lartësinë deri në 5 m.

Numrohet mes bimëve më të vjetra shëruese dhe qysh në kohërat e lashta konsiderohet si simbol i lindjes dhe i vdekjes, por është shfrytëzuar edhe si simbol nga fuqitë e liga.

Lulet e shogut janë të imëta, zbehta ose të zbehta me ngyrë të verdhë, dhe tubohen si çadër në formë mbrojtëse, kurse frutat janë të imët dhe të rrumbullakët, kur janë të pjekur kanë ngjyrë të zezë-kaltër. Shtogu lulëzon nga maji deri korrik. Tufat e luleve të shtogut mblidhen në kohë të mirë dhe të thatë, menjëherë pas çeljes së lulet. Gjethet e reja mblidhen në prill dhe në maj..

Komponentet Aktive

Përmban Vitamin A, B1, B2, C, yndyrëra etrike, substancat të ithëta, acid molle, saharozë dhe të tjera. Lulet përmbajnë glukozë, tanin, flavonoide, karotin dhe vitamin C, kurse murrizat përmbajnë alkaloid, karotin, tanin, acid organik. Mendohet se përbërësit i detyrohen flavanoidet të cilët janë antioksidanse të fuqihsme dhe të cilat i mbrojnë qelizat nga dëmitimi.

Përbërësit shërues

Përbërësit shërues të shtogut gjendet në të gjithë pjesët e tij: në lule, në fruta,në gjethe, në lëvozhgë dhe në rrënjë.

Pikë së pari, shtogu ka ndikim antiviral, aintioksidant dhe antiokancerogjen.

Studimet klinike vëreteojnë se shtogut jo vetëm që e redukton rrezikun nga ftoha dhe gripi, por edhe e redukton peshën e simptomeve dhe e shkurtojnë kohëzgjatjen e ftohjes ose gripit. Shtogu poashtu, është bar i shkëlqyer për shërimin e sëmundjeve që shfaqen në traktin e frymëmarrjes, si brobkiti, pneumonia, dhe i redukton simptomet  te të sëmurët nga tuberkuloza. Përdoret edhe gjatë ndezje së zgavrës së gojës, dhe në formë të inhalimit dhe gjatë ndezjes së sinuseve.

Nëse merret si çaj i ngrohtë, shkakton djersitjen më të madhe, me çka liron organizmin nga toksinet. Me djersitjen dhe me detoksikimin reduktohet temperatura e triupit, që është shumë me rëndësi për qetësimin e simptomeve nga ftohja dhe i përmirëson funksionet e rrugëve të frymëmarrjes. Për këtë qëllim, lula e shtogut mund të përdoret vetëm ose në kombinim me lulen e blirit dhe të kamomiles.

Antioksidant i fuqishëm dhe mik i traktit urinar dhe digjestiv

Për shkak të flavanoideve të cilat janë antioksidante të fuqishme, shtogu përdoret edhe për shërimin e sëmundjeve digjestive,si dhe për prevenimin e kancerit. Shtogu e përforcon sistemin imunitar.

Ai është diuretik i mirë i cili përdorret te veshkët dhe në fshikzën e urinës. Frutat janë efikas në përmirësimin e peristaltikës së zorrës dhe përdoret gjatë kapsllëkut.

Format shëruese

Nga shtogu bëhet çaj, lëng, verë dhe xhem.

Xhemi përgatiti nga frutat e shtogut dhe është shumë i shijshëm për ushqim, me erë dhe aromë të këndshme. Delikates i shkëlqyer i cili e përmirëson boshadisjen e zorrës. Ideal për përdorim te fëmijët.

Vera nga e shtogut e rregulon jashtë qitjen, e pastron gjakun, i redukton ngërçet e barkut dhe të zorrëve, dhe e përmirëson oreksin dhe e përmirëson qarkullimin e gakut në organizëm. Vera e ngrohtë përdoret për shërimin e bronkitit, ftohjes, gripit, madje edhe gjatë ndezjes në mushkëri të bardha.

Përgatitja e çajit: një lule e thatë avullohet me një gotë të nxehtë me ujë. Ena mbulohet 20-30 minuta, kullohet, ëmbëlsohet me mjaltë dhe pihet nga gjysmë gote, tre deri katër herë në ditë, 15 minuta para ngrënies.

Lëng nga shtogu: 1 lugë gjethe shtogu, 1 kg sheqer, 0,5 litra uthëll vere, 1 limon, 5 litër ujë. Në ujë vendoset sheqeri dhe shtohet uthëlla e vërtetë. Zijhet 30 minuta, në zjarr të qetë. Pastaj, shtohet lula e shtogut dhe pjesët e prera të limonit dhe i ziejmë edhe 5 minuta. Përzierja (masa) duhet të qëndroj një natë, dhe ditën vijuese kullohet me anë të garzës dhe e vendosim në një shishe të mbyllur.

Vera nga shtogu: 10-15 lule nga shtogu, 4-5 litra ujë, 0,70 kg sheqer, 2-3 limon, 3 dl uthull molle ose të verës. Sheqeri zbërthehet në ujë të ngrohtë. Pastaj, pritet që sirupi të ftohet. Në sirupin e ftohtë shtohet limoni, uthëlla dhe gjethet e shtogut. Përzierja e këtillë duhet të qëndron 24 orë. Pastaj, vera kullohet dhe vendoset në shishe të qelqit, të cilat duhet të mbyllen mirë. Shishet duhet të qëndrojnë në mot të nxehtë 2 javë, me tundje të kohë pas kohëshme. Pas 2 javësh, vera është gati për përdorim. Vera është e shijshme pas ngrënies, nga 0.5 dl ose nga një filxhan të vogël.

Çaji i ngrohtë i përgatitur i freskët ndihmon me trajtimin e simptomeve të ftohjes dhe gripit. Çaji do t’ju ndihmon që të djersiteni që të mund ta reduktoni temperaturën e rriutr trupore dhe ta reduktoni kollitjen e madhe.

Rekomandim

Duke patur parasyshë se nuk ekzistojnë të dhëna të mjaftueshme për përdorimin pa ndikime anëse gjatë shtatzanisë dhe gjatë sisëdhënies, nuk rekomandohet përdorimi i shtogut te shtatzënat dhe te gruatë me sisëdhënie.