Si e përjetojnë femrat trupin e tyre?

Si e përjetojnë femrat trupin e tyre?
Edhe me një diplomë në dorë, një karrierë të suksesshme, një figurë të shtresës së mesme, të hollë, gratë ende nuk janë të kënaqura me pamjen e tyre.

Ndonëse gratë kanë hyrë në parlament dhe anije kozmike dhe janë në ballë për të vendosur për fatin e planetit tonë, ato ende duket se nuk e kanë mësuar se teprica rreth belit nuk i bën ato më pak njerëzore.

Si ishte më parë?

Në ditët kur mbaheshin flokët e valëzuar dhe gratë humbnin peshë duke pirë uthull, revistat e njohura botërore hulumtonin sesi gratë e perceptojnë trupin e tyre. Përfundimi ishte se ata e përjetonin vetveten si obese; 41% nuk ishin të kënaqur me pamjen e tyre.

Vajzat nga seriali legjendar “Rojtarët e plazhit”, modelet e dobëta të pistave dhe kopertinat e revistave ishin fajtorët kryesorë për rritjen e numrit të vajzave anoreksike që shkuan në ekstreme vetëm për t’u dukur të holla dhe për t’iu përshtatur idealit të pamjes perfekte.

Sot ai ideal ka ndryshuar, sepse zonjat e kolme janë në modë. Por problemi kryesor nuk është zgjidhur ende. Pyetja është pse duhet të ketë ndonjëherë ndonjë ideal dhe model për atë se si duhet të duket një grua? Dhe së dyti, pse gratë, dhe jo burrat, marrin gjithmonë presionin për disa përmasa perfekte?

Shtytësi janë rrjetet sociale, të cilat sado që lehtësojnë krahasimin e grave me njëra-tjetrën, në të njëjtën kohë nxitën një lëvizje për vetëpranim. Po rritet numri i femrave, të njohura dhe të panjohura, që promovojnë pamjen e shëndetshme, bukurinë natyrale dhe plakjen si një proces normal.

Por padyshim që do të duhet të presim për të arritur te shifrat që thonë se numri i grave që kanë problem me vetëvlerësimin është më i ulët se ato që nuk e kanë. Një studim i vitit 2014 nga revista me famë botërore Glamour, konfirmoi se mënyra se si gratë e përjetojnë trupin e tyre 30 vjet më vonë (pas hulumtimit që përmendëm më lart) është në fakt më keq. Studimi përfshiu 1000 gra të moshës 18 deri në 40 vjeç, 54% e të cilave (13% më shumë se në 1984) ishin të pakënaqura me pamjen e tyre, ndërsa 80% thanë se mjafton të shikohesh në pasqyrë për t’u ndjerë keq.

Këto të dhëna janë krejtësisht kontradiktore me vetë-ekspozimin dhe promovimin e shpeshtë të mediave sociale dhe një konfirmim tjetër se shërbejnë për të maskuar mosbesimin tek popullata femërore. Vetë psikologët konfirmojnë se gratë që nuk praktikojnë ekspozimin në rrjetet sociale dhe korrigjimin e fotove përpara se t’i postojnë ato, në parim janë gra që kanë vetëbesim.

Çfarë është ndryshe sot?

Ju kujtohet Isabel Karo? Një modele franceze e cila u shfaq në një stendë afishimi në vitin 2007 dhe tronditi botën me pamjen e saj anoreksike. Fatkeqësisht vajza ndëroi jetë, por edhe ajo se si e rriti vetëdijen publike për sëmundjen. Sot stilistet nuk vuajnë nga modelet anoreksike, përkundrazi, tani konkurrenca për të pasmet më të mëdha dhe për kthesat më seksi është në lulëzim dhe ka nisur epoka e modeleve plus size. Në përkthim, tendencat që po largohen nga një pamje e shëndetshme kanë ndryshuar.

Konfirmimi i kësaj është fakti se nga viti 1984 e në vazhdim bota është përgjithësisht më e trashë: numri i personave obesë është pothuajse dyfishuar tek të rriturit e moshës 20 deri në 74 vjeç dhe u rrit numri i fëmijëve që përballen me kilogramë të tepërt.

Megjithatë, rritja e numrit të veshjeve të gatshme nuk është arsyeja e rënies së vetëbesimit tek femrat, sepse të pakënaqura janë edhe ato me peshë normale. Në pyetjen: “Me sa kilogramë shtesë do të ishit ende të kënaqur me pamjen?” 60% e grave, sado që të peshonin, janë përgjigjur se mund të përballojnë maksimumi 2 kilogramë. Për më shumë se një të tretën, mjafton vetëm 1 gram për të ndryshuar perceptimin e tyre.

Pse gratë janë shumë të rrepta me veten?

Vendi ku gratë kërkojnë shpëtimin për të mos u mbytur në komplekse është e njëjta gjë që i tërheq ato në humnerë, dhe ai vend quhet: mediat sociale. 64% e femrave thanë se pasi shikojnë fotot në Facebook ose Instagram, e urrejnë menjëherë trupin e tyre.

Por në internet ka gjithçka, vajza të formave dhe madhësive të ndryshme dhe të përditshme larg magjepsjes së Hollivudit. A nuk duhet të zgjerojë ky perceptimin ne njerëzve për bukurinë?

Natyrisht jo! Dallimi është se në të kaluarën gratë krahasoheshin me të famshmet në televizion dhe revista, ndërsa sot ato krahasohen me një numër të madh të grave të zakonshme në lagje. Dhe kjo është edhe më e dhimbshme, sepse këto gra të zakonshme nuk paguhen për t’u dukur ashtu siç duken, e megjithatë duken sikur kanë dalë nga tapeti i kuq.

Për të testuar këtë fenomen, studiuesit u treguan të anketuarve tre foto të vajzave me bikini, por nga qafa e poshtë. Më pas atyre iu shfaqën të njëjtat foto me fytyrat e zbuluara. Ata ishin aktorja Xhezika Bell, tenistja Serena Uilliams dhe modelja Kandice Suanepoel. Të anketuarve iu kërkua të përshkruanin se si këto fotografi ndikuan në perceptimin e tyre të pamjes. Ata në përgjithësi ndiheshin më keq duke parë fotot pa fytyrë.

Gratë anonime mund të jenë kushdo”, shpjegon psikologia klinike Xhezika Zucker. “Kur nuk e dini se është një personazh i famshëm, pritshmëritë tuaja ndryshojnë – ju menjëherë mendoni se trupi duhet të jetë i arritshëm për ju.”

Ne zakonisht shohim pjesë të trupit në rrjetet sociale, për shembull vetëm barkun, krahët ose të pasmet e formësuara, dhe kjo ndikon që ne të mos e shohim trupin tonë si një tërësi të bukur. Goja juaj mund të mos jetë tërheqëse dhe e mbushur në vetvete, por kjo nuk do të thotë që ju nuk jeni e bukur.

Rrjetet sociale na inkurajojnë të kërkojmë vlerësim dhe konfirmim nga të tjerët, kështu që çdo postim i fotove është në funksion të mbledhjes së sa më shumë pëlqimeve. Kur një numër i pranueshëm pëlqimesh nuk do të shfaqet nën foton tuaj, natyrisht do të pyesni veten: “A jam e shëmtuar?” Është për t’u habitur që shqetësime të tilla i shtyjnë gratë në masa drastike. Kirurgët plastikë konfirmojnë se femrat e motivuara duke u dukur bukur në foton e profilit të tyre në Facebook, i nënshtrohen korrigjimeve. “Femrat janë totalisht të fiksuara pas fotografëve të përsosur selfie”, pohon Samuel J. Beran, një kirurg plastik në Nju Jork. “Të gjithë mendojnë se hunda e tyre është e madhe, se kanë nevojë për mbushës ose se gjoksi i tyre i majtë është më i madh se i djathti.” Nevoja e vazhdueshme që të tjerët të konfirmojnë se ne dukemi mirë margjinalizon edhe atë që duket shumë mirë.

Nevoja që gratë të vlerësohen nga pamja intensifikohet nga ekspozimi i tepërt në internet: 1.8 miliardë foto ngarkohen dhe shpërndahen në një rrjet të vetëm social çdo ditë. Sot ne i konsumojmë vazhdimisht mediat, ndonjëherë edhe mundohemi t’i shmangim. Sa më shumë kohë kalojnë femrat duke parë fotot e të tjerëve, aq më shumë bëhen të fiksuara pas pamjes së tyre.

A do të ndryshojnë ndonjëherë gratë?

Më e keqja nga të gjitha, komplekset fizike të grave reflektohen në fusha të tjera të jetës së tyre – 30% e grave pengohen të bëjnë dashuri me partnerin e tyre, 27% përmbahen nga takimi me njerëz të rinj, 17% kanë frikë të dalin në një takim.

Në fillim të shekullit të 20-të, gratë pranuan atë që u jepej – e madhe apo e vogël, nuk kishte rëndësi. Në mesin e viteve 20 ata filluan të përdorin termin “imazh” dhe mësuan se imazhi është fleksibël dhe mund të manipulohet përmes dietës, grimit dhe veshjeve. Gratë i detyrohen vetes ta kontrollojnë atë me çdo kusht. A do të bieshit pre e këtyre fjalëve: “Trupi juaj është i bukur pavarësisht se gjithçkaje?” Ndoshta po, por në sekondën e ardhshme një bllogere e papërmbajtshëm do të shfaqet në Instagram dhe gjithçka do të bjerë në ujë.

Obsesioni me pamjen duhet të jetë një gjë dytësore kur gratë janë në gjendje të ndryshojnë botën, por padyshim jo.

Sa më të suksesshme të jenë femrat, aq më shumë duhet të dëshmojnë se janë femërore. Është më e lehtë për një grua dhe të marrë pushtetin nëse e bën atë në mënyrë femërore – për të treguar se dëshiron të vishet bukur dhe se kujdeset për trupin e saj – sepse në atë mënyrë e perceptojnë atë si një kërcënim më të vogël. Por identiteti femëror nuk përcaktohet nga ijët, gjoksi apo vithet. Për të parë vetë, përdorni këtë taktikë:

Çfarë të bën të lumtur? Kur burrave iu bë kjo pyetje, shumica prej tyre u përgjigjën: “Suksesi në punë.” Për fat të keq, shumica e grave u përgjigjën se do të ishin më të lumtura nëse do të humbisnin peshë. Ju duhet të shikoni më thellë në gjërat. Merrni një copë letër dhe shkruani tre gjëra që do t’ju bëjnë të lumtur dhe që nuk kanë të bëjnë me pamjen e jashtme (humbja e peshës vlen nëse ndikon në uljen e kolesterolit, jo numrin e ëmbëlsirave). Varni një fletë në pasqyrë sa herë që shikoni për të kujtuar se çfarë do të përmirësojë vërtet jetën tuaj.

Ndaloni së krahasuari. Hulumtimet kanë treguar se femrat që janë më të lumtura me pamjen e tyre nuk krahasohen me të tjerët. Që të pushoni së krahasuari, mbani mend disa cilësi tuajat që nuk kanë lidhje me pamjen. Për shembull, ju jeni një dëgjues i shkëlqyer kur dikush është në telashe. Sa herë që e kapni veten duke parë foton e dikujt, i thoni vetes: “Sikur të kisha këmbë të tilla …” Ndal! Provoni diçka si kjo: “Këmbët e saj janë të bukura. Me fat që kam (shtoj disa nga cilësitë e tua) … ”Mund të tingëllojë budallallëk, por funksionon.

Provoni veten pasi të keni lëvizur në Instagram. A ndiheni më keq pasi dilni nga rrjetet sociale? Nëse po, është koha për ta hequr atë dhe për të vazhduar. Përpiquni të përmbaheni nga zakoni i shfletimit të fotove, sepse hulumtimet kanë treguar se jo e gjithë koha e kaluar në Facebook e dëmton perceptimin për veten, por koha e kaluar duke shfletuar profilet e miqve.

Filloni të ushtroni. 97% e grave që ishin të kënaqura me trupin e tyre thanë se ushtrimet i ndihmonin, 99% konfirmuan se dietat ishin të pasuksesshme. Ushtrimi e bën trupin të ndihet i fuqishëm dhe e bën trurin të mos i kushtojë rëndësi pamjes.

Aktroni. Kur grave iu kërkua të përshkruanin trupin e tyre me një fjalë, 35% e përgjigjeve ishin të ashpra (“kufomë”, “të neveritshme”, “të shkurtër dhe të mbytur”). 37% e përgjigjeve ishin të mrekullueshme (“të shëndetshme”, “seksi”, “muskulare”, “perfekte”). Nëse përgjigja juaj nuk bie në kategorinë e dytë, mendoni për një përgjigje pozitive, mendoni fjalë për fjalë dhe thuajeni. Sa herë që e bëni këtë, në fakt po e inkurajoni trurin tuaj të mendojë pozitivisht. Po, duhet guxim për ta dashur veten ashtu siç jemi, por është e mundur.

Gëzuar 8 Marsin

TË KALOJMË NË FAKTE

Gjetjet kryesore nga hulumtimi ekskluziv në 1984 dhe 2014 me temën: si e përjetojnë femrat trupin e tyre?

GRATË KANË PERCEPTIM TË KEQ PËR PAMJEN E VETË

41% e grave në 1984 ishin të pakënaqur me pamjen. Në vitin 2014, ky numër u rrit me 13%, që do të thotë se 54% e grave nuk janë të kënaqura me pamjen e tyre. Ndërsa 73% e grave mbipeshë nuk e pëlqejnë trupin e tyre, 49% e atyre që peshojnë normalisht thonë se janë obese.

EDHE MESHKUJT JANE TE PAKËNAQUR, POR AJO NUK I PËRCAKTON

33% e meshkujve në 2014 deklaruan se ishin të pakënaqur me pamjen e tyre fizike (ata nuk ishin përfshirë në sondazhin e vitit 1984), por kjo nuk i shqetësonte. “Burrat e përcaktojnë veten në bazë të asaj që bëjnë. “Trupi i tyre nuk është qendra e identitetit dhe vetëvlerësimit të tyre,” tha Dr. Xhejms Mahalik i Boston College.

ÇFARË DO T’I BËNË MË TË LUMTURA SHUMË GRA?

Humbja e peshës – përgjigja më e zakonshme në të dy sondazhet, por herën e parë 42% e zgjodhën atë, ndërsa në vitin 2014 një rekord 54%. Edhe gratë që dukeshin normale thanë se ishte prioriteti i tyre numër një. (Për krahasim: 21% e grave zgjodhën “suksesin në punë”; 13% zgjodhën “takimin me një mik të vjetër”; 11% zgjodhën “takimin me atë që adhuroj.”)

GRATË E URREJNË MË SHUMË STOMAKUN

Në vitin 1984, kur Xhejn Fonda konsiderohej një ideale, kofshët ishin pjesa më e urryer e punës dhe
72% e grave i urrenin ijet dhe kofshët e tyre. Nga viti 2014 e deri më sot, 76% e femrave janë të pakënaqura me stomakun e tyre.

GRATË FILLOJNË TË KUPTOJNË QË PESHA NUK ËSHTË E RËNDËSISHME PËR BURRAT

Vetëm 47% e të anketuarve mendojnë se duhet të jenë të dobët për të tërhequr meshkujt, nga 80% në vitin 1984. PROGRES!

DHE MË SHUMË PROGRES…

Kur u pyetën nëse ndiheshin të shkurtra, shumë të gjata, të majme apo shumë të holla, 15% e grave në vitin 1984 u përgjigjën “jam tamam”. Në vitin 2014 22% mendojnë të njëjtën gjë për veten e tyre – një hap i madh për gratë, madje edhe më i madh për njerëzimin.