Si t’u shpjegosh fëmijëve ngordhjen e kafshës shtëpiake?

Si t’u shpjegosh fëmijëve ngordhjen e kafshës shtëpiake?

Kafshët shtëpiake dhe fëmijët janë të përshtatur për njëri-tjetrin. Të lamë shakanë me një anë, rritja me një kafshë shtëpiake nënkupton një sërë përfitimesh për të gjithë familjen si: imunitet më të fortë, rrezik më të ulët të zhvillimit të alergjive dhe astmës, ndjenjë e theksuar të empatisë, përgjegjësisë, kujdesit, etj.

Por mbajtja e një kafshe shtëpiake ka një anë të errët për të cilën askush nuk shqetësohet për të folur, e kemi fjalën për humbjen e kafshëve shtëpiake. Herët a vonë, fëmijët do të përballen me këtë traumë të rëndë dhe ju si prindër duhet të përgatiteni për atë ditë.

Sado e vështirë të jetë t’u thuash fëmijëve lajmin e trishtueshëm, mos harro se, duke i mbuluar faktet, thjesht e vështirësoni edhe më shumë. Mund t’i kursesh nga pikëllimi për momentin, por me kalimin e kohës do të ndërtosh personalitete që nuk do të dinë si t’i përballojnë humbjet në jetë.

Prandaj, le të pikëllohen fëmijët po aq sa është e nevojshme dhe ti thjesht je këtu për t’i mbështetur. Me këtë metodë do të ndërtoni personalitete të shëndetshme nga fëmijët tuaj.

Fol me çdo fëmijë në veçanti

Para se të flasësh me fëmijët, mendo për moshën e tyre. Është më mirë të flasësh vetëm me çdo fëmijë që ta përshtatësh gjuhën dhe të të kuptojë më lehtë. Të flasësh vetëm do të të lejojë ta ngushëllosh fëmijën, ta përqafosh, t’u përgjigjesh të gjitha pyetjeve të tij dhe pa u ndier nën presionin e fëmijës tjetër. Fëmijët vërejnë kur marrin trajtim të veçantë nga prindi dhe në këtë situatë është e nevojshme që fëmija të ndihet i sigurt.

Harroji ato taktika që kafshës iu desh të linte shtëpinë tënde, se ishte me njerëz të mirë që do të kujdeseshin për të! Sigurohu që nuk do të shpikni një histori të mjaftueshme bindëse për t’i qetësuar fëmijët. Përkundrazi, kjo hap mundësinë e mijëra pyetjeve dhe kjo nënkupton shumë gënjeshtra. Veç kësaj, ka të ngjarë që t’i nxitësh fëmijët të kërkojnë fajin brenda vetes dhe të pyesin veten se ku e kishin gabim që shoku i tyre më i ngushtë u largua papritur.

Rrini të qetë edhe kur tregon trishtim

Ndërsa flisni, jini të qetë dhe të kujdesshëm. Nëse qan menjëherë, fëmijët do të ndiejnë ankthin tënd dhe do të mërziten vetë. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të derdhësh lot ndërsa flet, por është e gabuar të filloshë me një të qamur të fortë dhe panik për të njoftuar lajmin e keq. Në një mënyrë subtile dhe të qetë, tregoju atyre se je i trishtuar, për t’u dhënë dritën jeshile edhe atyre se është në rregull që ata të ndihen të trishtuar.

Fillo bisedën duke shpjeguar situatën e cila çoi në ngordhjen e kafshës shtëpiake. Për shembull, nëse ishte e dhimbshme, pyeti nëse e mbajnë mend që e keni dërguar te një veteriner, se e ke trajtuar në shtëpi dhe gjëra të tilla. Sapo ta kuptojnë këtë, mund t’u thuash se ka ngordhur.

Shmangni përdorimin e terminologjisë si “u zhduk”, “ndërroi jetë”, “shkoi në gjumë”. Këto fjalë mund t’i ngatërrojnë fëmijët, prandaj ka të ngjarë që ata të fillojnë të kenë frikë të udhëtojnë ose të flenë. Sado e pazakontë dhe tepër e ashpër të tingëllojë, por terma të tillë si “vdekje” dhe “vdes” ngërthejnë përjetësinë e ngjarjes.

Çfarë të bëjmë pas njoftimit të lajmit të trishtueshëm?

Pas një bisede të hapur, pason kontrolli i dëmit. Në varësi të mënyrës se si fëmijët e pranuan lajmin, ju do të vendosni se si t’ua paraqitni ngrodhjen e kafshës. Është shumë e rëndësishme t’u thuhet se më nuk do të mund të luajnë me kafshën e tyre shtëpiake, se nuk do të jenë në gjendje ta shohin atë, as në shtëpi, as ta takojnë diku.

Nëse fëmijët nuk e përpunojnë informacionin, përpiqu ta shpjegosh ngjarjen me anë të një historie të imagjinuar.

Bëjuani me dije flmijëve se është krejtësisht normale të jenë të trishtuar, të zemëruar, të hutuar, të frustruar. Në këtë fazë, ndihu të lirë të flisni për ndjenjat e tuaja, që t’i nxitni ata të flasin për ndjenjat e tyre. Thuajuni se mund të pyesin gjithçka që ju intereson lidhur me humbjen kafshës së tyre shtëpiake. Nuk ke pse të hysh në detaje se si ka ngordhur kafsha, por le të jenë të drejtpërdrejta përgjigjet e tua.

Përballja me pyetje të vështira

Ku është qenushi ynë tani?

Në varësi të fesë suaj, mund të jepni një përgjigje sipas besimit. Për shembull, nëse jeni të krishterë, shpjegoni konceptin e parajsës.

A është ende e sëmurë dhe a ka ende dhimbje?

Kjo është një pyetje e shkëqyeshme që të jep një dozë ngushëllimi, edhe nëse nuk parashtrohet kjo pyetje, ju përmendeni. Shpjegoju fëmijëve se pas ngordhjes, kafshët nuk ndiejnë asgjë.

Pse duhej të ngordhte?

Kini parasysh moshën e fëmijës përsëri dhe kujtojini se kafsha ishte e sëmurë, se vuante nga dhimbje të forta dhe se vuajtjet e tij tani më në fund kanë marrë fund.

A do të kthehet ndonjëherë?

Kjo është çështja më e vështirë për prindërit, por patjetër duhet të jeni të vendosur dhe ta thoni të vërtetën. Fëmija nuk duhet të mendojë për asnjë çast se ka mundësi ta takojë përsëri kafshën e tij, pasi do të presë me durim.

Ceremonia e përcjelljes

Inkurajojini fëmijët të përshëndeten duke shkruar një këngë ose letër për shokun e tyre të humbur ose duke vizatuar se si ndihen.

Nxitini të flasin për kafshën që donin, çka pëlqenin më shumë për të dhe pse do t’u mungonte. Përgjigjuni edhe ju vetë kësaj pyetjeje, në mënyrë që fëmijët të shohin se nuk janë të vetëm në të gjithë procesin.

Kompletoni ritualin me një akt të fundit lamtumire, ku të gjithë do të duhet të thonë “lamtmirë” dhe pastaj largohuni së bashku.