SKOLIOZA DHE KIFOZA

SKOLIOZA DHE KIFOZA

Skolioza dhe kifoza – janë deformitete më të shpeshta te fëmijët në moshë shkollore

’Kurrizi është shtylla e tërë trupit’
Fëmijët në moshën shkollore rriten shumë shpejt në gjatësi, dhe si pasojë fitojnë edhe peshë. Për rritjen e lartësisë janë përgjegjëse eshtrat, kurse muskujt rriten më shumë dhe më këtë paraqitet dobësim realtiv i muskulaturës që ta mbaj peshën e fëmijës, nëse ata nuk mirëmbahen me aktivitete fizik. Nga ana tjetër, edhe eshtrat vazhdimisht duhet ta ruajnë fortësinë e tyre që të mund të durojnë ngarkesat e njejta.
Nëse paraqitet debalancimi, përforcimi i muskulaturës dhe i kockave, ka mundësi që të paraqitet deformimi i ’shtyllës kurizore’.
Kurrizi normal ka formën e „С“ së dyfishtë, të zgjatur. Gjatë ndryshimeve të caktuara kurrizi mund të deformohet anësh ( në të majtë ose djathtë). Këto ndryshime të kurrizit i quajmë skoliozë. Kur deformimet e kurrizit janë përpara ose mbrapa, flasim për kifozën.

A është çanta e madhe një ngarkesë plus për nxënësit e klasë së parë dhe sa qëndrimi para kompjuterit është i „shëndetshëm“ për eshtrat dhe muskujt e shtyllës kurrizore?
Ekzistojnë disa arsye për deformimin e shtyllës kurrizore – sëmundje të trashëguara dhe të fituara të shtyllës kurrizore, lëndime, tumore, sëmundje neurologjike, infeksione dhe sëmundje metabolike. Për dallim nga këto, skolioza funksionale është shumë më e shpeshtë dhe zakonisht është rezultat i mbatjes jo të duhur të trupit ose e pozitës së keqe të trupit për shkak të dhembjeve të kurrizit.
Skolioza dy herë është më e shpesht te vajzat se sa te meshkujt. Shumë shpesh lidhet me rritjen e shpejtë të lartësisë në periudhën 8-16 vjeçare. Rreth 4% e fëmijëve nga ky grup kanë defomime të dukshme të shtyllës kurizore. Prognoza varet nga më shumë faktor, por vazhdon rregulla: nëse shfaqet në moshën e më vonshme dhe në segmentin më të ulët të shtyllës kurrizore, nëse prognoza është më e mirë. Por, fatkeqsisht, vazhdon edhe e kundërta – nëse paraqitet në moshën e hershme dhe në segmentin më të lartë të shtyllës së kurrizit, prognoza e skoliozës është më e rëndë.
Kifoza është term i cili përdoren për deformimin e kurrizit mbrapa, kur shikohet pacienti nga anësh.Në pjesën e krahrorit të shtyllës kurrizore edhe normalisht ekziston një deformim i këtillë, por për kifozën flasim kur kjo theksohet shumë.
Më së shpeshti kifoza paraqitet si rezultat i mbatjes së trupit në pozitë jo të duhur. Te djemt dhe vajzat në periudhën e adoleshencës, lëvizshmëria e shtyllës kurizore nuk dëmtohet dhe kifoza lehtë mund të korigjohet me përmirësimin e lëvizjeve të trupit, me terapi fizike.
Për çdo deformim të shtyllës kurizore është e nevojshme ekzaminim specialistik i mjekut. Shumë nga rastet zgjidhen thjeshtë me ndjekje të terapisë fizikale.

Por, mos haroni: më e rëndsishme është prevenimi i deformimit të shtyllës kurizore.
Aktiviteti i rregullt fizik, qëndrimi i drejtë i mbatjes së trupit gjatë periudhës së rritjes dhe zhvillimit të shpejtë, janë kritik për parandalimin e kifozës dhe skoliozës. Popullata më e cenueshme gjithsesi se janë fëmijët në moshë shkollore dhe adoleshencë. Për shtyllë të fortë dhe të shëndoshë rekomandohen aktivitete shportive të cilat e fortësojnë kurrizin – notimit, gjimnastika, baleti, si dhe shtimi vitamino-mineral në ushqimin me kalcium dhe vitamin D.

Shërimi
Më shpesh për shkak të zbulimit të hershëm të mbatjeve skoliotike, te fëmijët me moshë shkollore me qëndrim jo të drejt (qëndrim, mbatje) zbatohen procedurat kinezoterapeutike të cilat janë terapi shoqëruese edhe te deformitetet të cilat janë me shërim konzervativ. Marrja e masave prevetive për parandalimin e defrmimit të kurrizit është me rëndësi të madhe, sidomos në periudhën me rritje të shpejt të skeletit (adoleshenca) me ndjekje të rregullt nga ortopedi dhe specialisti për mjeksi fizike dhe rehabilitim, duke zbatuar shprehi më kreative në aktivitetet e përditshme dhe duke përgatitur ushtrimet të veçanta për përforcimin e muskulaturës së dobësuar gjatë debalancimit të muskulaturës.
Trajtimi kinezoterapeutik tregon se është i mundur arritja e balancit pozitiv të muskulaturës me përcaktimin e ushtrimeve indiviaule për frymëmyrrje dhe korrigjimin e qëndrimit, uljes, krijimin e shprehive për zgjerimin e muskujve të shkuruar, ushtrime për përforcim të grupeve të veçanta të muskujve, me programe të ndryshme me ushtrime në ujë. Ushtrimet përcaktohen sipas moshës së pacientit, gatishmëria e tij e kondicionit, dhe gjithsesi, nga shkalla e skoliozës.

Sporti – preventivë e parë
Sipas përvojave të deritanishme, sporti dhe ushtrimet janë me vlerë të pa krahësueshme mjeksore. Bërja e sporti është metodë e zgjidhjes ka e cila duhet prindërit t’i udhëzojnë fëmijët e tyre, qysh në moshë të re, me qëllim që të parandalohen situatat me deformimin e  shtyllës kurrizore. Vetëm se në moshën shkollore ka një përqindje të madhe të skoliozës dhe mbatjes skoliotike për shkak të shprehive jo aktive, qëndrimeve të gjata në bankat shkollore si dhe për shkak të kompjuterit në shtëpi, i cili e pasivizon fëmijën në pozitën e uljes me debalanc rrjedhimor të muskulaturës së kurrizit.
Qëndimi ulur gjatë kohë në shkollë, përdorimi afatgjatë i kompjuterit dhe shprehit tjera jo aktive të cilat e pasivizojnë fëmijën, i bëjnë fëmijët në moshë shkollore të ekspozuar ndaj deformiteteve të kurrizit.

d-r Goran Vidorvski, ortoped, IPSH