Smoothie energjik

Smoothie energjik

Përbërësit e nevojshëm:

  • 1 gotë gjethe spinaqi të freskët
  • 1/2 gote kastravec, i qëruar dhe i prerë
  • ½ gote copa ananasi (të freskëta ose të ngrira)
  • 1 banane
  • 1/2 gote kos grek
  • 1 lugë fara kia (chia)
  • 1 lugë mjaltë ose shurup panje
  • 1 gotë ujë kokosi ose qumësht bajamesh

Përgatitja:

Fillimisht përzieni përbërësit në një grirës elektrik, më pas shtoni ujin e kokosit ose qumështin e bajameve dhe vazhdoni me përzierjen derisa përbërësit të bashkohen në një masë të njëtrajtshme.